Buletini i FSFE-së – Shkurt 2015

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Wed Feb 4 14:14:04 CET 2015


 = Buletini i FSFE-së – Shkurt 2015 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201502.sq.html ]

 == E ♥ Software-in e Lirë ==

14 Shkurti po vjen dhe sajti ynë do të bëhet rozë dhe do të përmbytet me
zemra, si kremtim për krijuesit e Software-it të Lirë. Që prej 2010-s
kemi përfituar nga rasti çdo ditë të Shën Valentinit të festojmë jo
vetëm për të dashurit tanë, por edhe për njerëz të përkushtuar që
punojnë fort për të na dhënë mundësinë të përdorim Software të Lirë.

Mund të lexoni diçka më tepër se si e kremtuam[1] Ditën E ♥ Software-in
e Lirë më 2014-n, që të keni një ide për frymën e këtyre rasteve, dhe
jeni më se i mirëpritur të merrni pjesë në festimet e këtij viti!

 == Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok ==

Zgjedhjet e anëtarësisë shok[2] thuajse kanë mbërritur! Tre kandidatët,
( Nicolas Dietrich[3], Max Mehl[4], dhe Felix Stegerman[5] ) po synojnë
vendin që tani mbahet nga Repentinus[6]. Repentinus u uron mbarësi në
këtë garë për zëvendësimin e tij, dhe shpreson që ky të jetë edhe urimi
i lexuesve tanë. Fitoftë kandidati më i mirë!

Votimi do të mbahet nga 20 Shkurti më 6 Mars, dhe lejohen të votojnë
krejt anëtarët shok të rregullt, me anëtarësi aktive më 19 Shkurt, 2015,
12am (UTC+1). Pra, keni ende plot kohë për ripërtëritjen e Anëtarësisë
suaj Shok[7] dhe për të qenë në gjendje të ndikoni në përfundimin e
zgjedhjeve.

 == Tranzicion ==

Cilido që do të bëhet përfaqësuesi i Anëtarësisë Shok, do të bëhet pjesë
e një ekipi bazë[8] krejt të ndryshëm nga ai që gjeti Repentinus thuajse
dy vjet më parë.

Së pari, presim që Jonas Öberg[9] të zërë vendin e drejtorit ekzekutiv,
afërsisht në të njëjtën kohë që përfaqësuesi i anëtarësisë shok do të
bëhet pjesë e ekipit bazë dhe e Asamblesë së Përgjithshme. Për më tepër,
më vonë, brenda këtij viti, kur Asambleja e Përgjithshme të mbajë
takimin e vet vjetor, do të zgjedhë një president të ri. Pritet që AP-ja
do të ripohojë zëvendëspresidentin tonë të tanishëm, Matthias
Kirschner[10] si presidentin e ri. Këto ndryshime janë të njohura prej
pak kohësh, për të brendshmit, por u njoftuan publikisht[11] nga
presidenti ynë Karsten Gerloff[12] vetëm më 26 Janar.

 == Diçka krejt ndryshe ==

- Stafi ynë, vullnetarët dhe anëtarët shok janë shpesh të pranishëm në
  takime të larmishme mbi Software-in e Lirë. Nëse gjithmonë keni pyetur
  veten se ç’ndodh në këto konferenca, leximi i raportit prej Chaos
  Communication Congress[13], shkruar nga bashkërenduesi ynë për
  anëtarësinë shok, Erik Albers[14] do t’ju vinte në ndihmë.

    - Nga grumbullimet planet:  Paul Boddie shkruan[15] mbi mbulimin e
      pamjaftueshëm që temave të tilla si ndërveprueshmëria dhe zgjedhja
      e platformave kanë patur në të shkuarën nga revistat e
      konsumatorit. Ai vë në dukje se si shfaqja e ekosistemeve të
      shumta të celularit po i detyron revistat e konsumatorit ta
      pranojnë problemin, dhe fton një revistë shumë të njohur
      konsumatori të marrë pjesë në përpjekjet për të ushtruar trysni
      për Software të Lirë me ndërveprueshmëri.

    - Guido Arnold, bashkërenduesi ynë i ekipit të Arsimit, ka postuar
      koleksionin e tij mujor të “ Lajmeve mbi Software-in e Lirë në
      Arsim”[16] për Dhjetorin.

    - Kevin Keijzer e shtron çështjen e[17] Software-it të Lirë në arsim
      si një çështje të drejtash të njeriut.

    - Nico Rikken mbron tezën[18] se studentëve të inxhinierisë do të
      duhej t’u jepej mësim përdorimi i Software-it të Lirë.

    - Max Mehl shkruan mbi rregullimin e shkurtuesit tuaj të URL-ve[19].

    - Felix Stegerman na jep një përmbledhje të veprimtarive të FSFE-së
      në Holandë përgjatë 2014-s[20].

-

 == Aktivizohuni: përqafoni një programues ==

Për Shkurtin do të donin që krejt ju të bëheni tok, me ne, në kremtimin
e kontributit të programuesve të Software-it të Lirë. Më datë 14, ju
lutemi, u dërgoni programuesve, përkthyesve dhe artistëve email-e,
kartolina, dhe torta, përqafojini (me leje, kuptohet), ose përdorni
çfarëdo mundësie tjetër të sjellshme dhe me frymë krijuese për t’u bërë
të ditur se sa shumë i vlerësoni ata dhe punën që bëjnë me Software-in e
Lirë që ju përdorni çdo ditë.

Faleminderit krejt vullnetarëve[21], anëtarëve shok[22] dhe korporatave
dhuruese[23] që bëjnë të mundur punën tonë,
Heiki Ojasild[24]
përfaqësues i Anëtarësisë Shok, FSFE

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://fsfe.org/news/2014/news-20140221-01.sq.html
  2. https://wiki.fsfe.org/FellowshipElection_2015
  3. https://wiki.fsfe.org/Fellows/nidi/Election2015
  4. http://blog.mehl.mx/2015/fellowship-elections/
  5. https://blogs.fsfe.org/flx/2015/01/26/my-candidacy-in-fsfes-fellowship-election-2015/
  6. https://fsfe.org/about/ojasild/ojasild.sq.html
  7. https://fsfe.org/fellowship/ams/join.php?ams=join
  8. https://fsfe.org/about/team.sq.html
  9. https://fsfe.org/about/oberg/oberg.sq.html
 10. https://fsfe.org/about/kirschner/kirschner.sq.html
 11. http://blogs.fsfe.org/gerloff/2015/01/26/new-horizons/
 12. https://fsfe.org/about/gerloff/gerloff.sq.html
 13. http://blogs.fsfe.org/eal/2015/01/21/fsfes-assembly-at-chaos-communication-congress-31c3/
 14. https://fsfe.org/about/albers/albers.sq.html
 15. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=835
 16. http://blogs.fsfe.org/guido/2015/01/free-software-in-education-news-december-2/
 17. https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2015/01/11/free-software-education-human-rights/
 18. http://nicorikken.eu/blog/why-engineering-students-need-to-be-taught-free-software/
 19. http://blog.mehl.mx/2015/yourls-url-shortener-for-turpial/
 20. https://blogs.fsfe.org/flx/2015/01/26/fsfe-netherlands-in-2014/
 21. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 22. http://fellowship.fsfe.org/join
 23. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html
 24. https://fsfe.org/about/ojasild/index.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list