Buletini i FSFE-së - Mars 2015

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Wed Mar 4 14:46:41 CET 2015


 = Buletini i FSFE-së - Mars 2015 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201503.sq.html ]

 == Përgjigja e FSFE-së në konsultimet e BE-së lidhur me patentat dhe standardet ==

Ne besojmë se standardet pronësore dhe patentat mbi software-in janë
pengesa për birësimin e Software-it të Lirë. Për t’i hequr qafe këto
pengesa na duhet të ndihmojmë administratën publike që edhe ajo ta
kuptojë këtë. Kjo është arsyeja pse muajin e fundit iu përgjigjëm një
konsultimi lidhur me ndërveprimin mes standardeve dhe patentave,
organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Bashkimit Europian mbi Tregun
e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe NVM-të.

Në përgjigjen tonë[1], u përqendruam kryesisht se si patentat mbi
software-in ndikojnë negativisht mbi konkurrencën dhe novacionet në
tregun e software-it. Theksuam gjithashtu se të ashtuquajturat kushte
“të paanshme, të arsyeshme dhe jo-diskriminuese” (FRAND) licencimi, në
praktikë janë një diskriminim i rëndë kundrejt Software-it të Lirë. Në
mjaft segmente të tregut të software-it, këto programe janë pjesa më
domethënëse e konkurrencës përballë ofertave pronësore. Ndaj FSFE-ja
këshillon që entet e standardeve të sendërtojnë politika të suksesshme
të licencimit të patentave, si ato të W3C-s dhe ente të tjera, dhe ta
bëjnë të detyrueshëm licencimin e pakufizuar të patentave të standardeve
thelbësore.

Nëse doni të na ndihmoni të promovojmë Standardet e Hapura, ju lutemi,
merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve të këtij viti (shihni
zërin përkatës te pjesa Aktivizohuni në fund të buletinit të këtij
muaji).

 == Software-i i Lirë si pjesë e pandashme e Burimeve të Hapura Arsimore ==

Sa më shumë të pajisura me kompjuter që t’i shohim mjediset arsimore, aq
më i rëndësishëm bëhet një sistem arsimor që i mëson çdo nxënësi të ketë
kontrollin e teknologjisë që përdor. Për FSFE-në, baza për këtë është
Software-i i Lirë.

Tok me partnerë të tjerë në “Bündnis Freie Bildung” (Aleanca Për Arsim
të Lirë) botuam një artikull mbi krijimin dhe përdorimin e Burimeve të
Hapura Arsimore (BHA)[2]. Artikulli përqendrohet mbi krijimin dhe
përdorimin e BHA-ve brenda sistemit arsimor gjerman. Burimet arsimore që
përmbajnë software i cili është paguar me para publike, do të duhej të
ishte e detyrueshme të botohen nën licenca të lira. Më tej, artikulli
kërkon që institucionet arsimore do të duhej të merrnin parasysh
përputhshmërinë me me Software-in e Lirë, gjatë zhvillimit ose zgjerimit
të infrastrukturës së tyre TI. Me këtë nënkuptohet që “krejt burimet
arsimore të mund të përdoren pa asnjë pengesë ligjore ose teknike”.

Nëse doni të dini më tepër se ç’ndodh në fushën e arsimit e lidhur me
Software-in e Lirë, lexoni raportin për janarin të ekipit të Arsimit[3].

 == Ç’ndodhi gjatë ditës “E dua Software-in e Lirë”? ==

Më 14 Shkurt 2015 njerëz nga e gjithë bota u shfaqën kontribuesve në
Software-in e Lurë mirënjohjen e tyre. Ishte viti i pestë që u kërkojmë
njerëzve të marrin pjesë në ditën e “E dua Software-in e Lirë”. Raporti
i këtij viti tregon një larmi shprehjen dashurie që ndodhën gjatë asaj
dite[4], përfshi postime blogu, foto, karikatura, poema, dhe bibliotekën
Android #ilovefs.

Duam të falënderojmë këdo që motivon kontribuesit te Software-i i Lirë
gjatë ditës “E dua Software-in e Lirë” të këtij viti, dhe t’i kërkojmë
cilitdo t’i vërë shenjë 14 Shkurtit në kalendarin e tij, si kujtesë për
të motivuar njerëzit që na bëjnë të mundur të kontrollojmë teknologjinë
tonë.

 == Diçka krejt tjetër ==

- Hannes Hauswedell i ekipit gjerman sjell një përditësim mbi gjendjen e
  shkëmbimit të sigurt të mesazheve tekst. Muajt e fundit Hanesi me
  shokë kanë dashur ta përmirësojnë gjendjen përmes Textsecure, çka nuk
  funksionoi deri më. Kështu që Hanesi ndërroi mendje dhe tani këshillon
  kontalk-un[5].

- Anëtari shok Cory Doctorow shkroi një artikull në "The Guardian" mbi
  përfytyrimin se si do të qe “Po qe se pjatalarëset do të ishin
  iPhones”[6].

- Christian Kalkhoff raporton prej mbledhjes së Janarit të grupit të
  FSFE-së për Munihun[7]. Për të gjetur veprimtari vendore pranë jush,
  ju lutemi, hidhini një sy faqes sonë të veprimtarive[8].

- Procesi i zgjedhjes së njërit prej kryetarëve të Asamblesë së
  Përgjithshme të Anëtarësisë Shok është e hapur deri më 6 Mars 2015.
  Udhëzimet mbi votimin duhet t’i kenë ardhur krejt anëtarëve shok, për
  të vendosur për njërin prej sa vijon Nicolas Dietrich, Max Mehl, dhe
  Felix Stegerman[9]. Nëse nuk keni votuar ende, bëjeni tani!

- Nga grumbullimet planet[10]:

    - Pas shumë njoftimesh se produkte Lenovo dalin nga fabrika me një
      formë adware-i të quajtur Superfish, Paul Boddie pyet se cila qe
      arsyeja e Lenovo-s[11], dhe se nga i duan paratë në të ardhmen.

    - Max Mehl-in e pyeti një shok pse “investon kaq shumë kohë në FSFE,
      në vend që të harxhojë më tepër energji në organizma të tjera të
      përqendruara mbi çështje privatësie.” Kësaj pyetje ai i jep
      përgjigje te blogu i tij[12].

    - Mirko Böhm përmbledh punën e javëve të fundit[13] përfshi ç’ka
      kryer me studentët e vet, rreth shtesave te raporti i Julia
      Reda-s, patentat mbi software-in, dhe programim Qt.

    - Daniel Pocock shkruan mbi datëlindjen e tretë të Lumicall-it[14].

    - Christian Kallhoff shkruan mbi rastin e tij të ndreqjes së një të
      mete në Software të lirë[15].

    - Nico Rikken shkrojti mbi të kuptuarit e software-it dhe pse në të
      nuk ka asgjë magjike[16], dhe mbi lirinë që ofrojnë telefonat
      Ubuntu[17].


 == Aktivizohuni: Merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve 2015! ==

Çdo vit, që nga 2008-a, njerëzit që shqetësohen për një shoqëri
informacioni të lirë kremtojnë Ditën e Lirisë së Dokumenteve[18], për të
shtuar ndërgjegjësimin mbi Standardet e Hapura. Këtë vit, njerëz nga
anembanë bota do të bëhen tok, më 25 Mars, për të biseduar rreth lirisë
në komunikime, duke kryer veprimtari publike vendore, për të përhapur
fjalën në përgjithësi mbi Standardet e Hapura, me një duzinë rrugësh të
ndryshme.

Ofrojmë material promocional në shumë gjuhë, dhe grafika që mund t’i
ripërpunoni, ndani me të tjerët dhe përmirësoni, për të bërë publike
veprimtarinë tuaj vendore. Nëse organizoi një veprimtari vendore, mund
të jemi në gjendje të ofrojmë fonde për veprimtaritë tuaja vendore ose
për materiale të shtypura nga ju vetë - falë sponsorësh të DLD-së. Që të
frymëzoheni, shihni se ç’bënë grupe të tjera vjet, nga Meksika në
Japoni[19].

Merrni pjesë në DLD-në e 2015-s![20]

Faleminderit krejt vullnetarëve[21], anëtarëve shok[22] dhe korporatave
dhuruese[23] që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE[24]

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://fsfe.org/news/2015/news-20150218-01.sq.html
  2. https://fsfe.org/news/2015/news-20150210-01.sq.html
  3. http://blogs.fsfe.org/guido/2015/02/free-software-in-education-news-january/
  4. https://fsfe.org/news/2015/news-20150302-01.sq.html
  5. http://blogs.fsfe.org/h2/2015/02/23/secure-texting-part-ii/
  6. http://www.theguardian.com/technology/2015/feb/13/if-dishwashers-were-iphones
  7. https://blogs.fsfe.org/softmetz/?p=53
  8. https://fsfe.org/events/events.sq.html
  9. https://wiki.fsfe.org/FellowshipElection_2015
 10. http://planet.fsfe.org
 11. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=852
 12. http://blog.mehl.mx/2015/in-the-end-freedom-is-what-matters/
 13. http://creative-destruction.me/2015/02/26/student-papers-reda-report-amendments-birthday-and-more/
 14. http://danielpocock.com/lumicall-third-birthday
 15. https://blogs.fsfe.org/softmetz/?p=60
 16. http://nicorikken.eu/blog/software-isnt-magic/
 17. http://nicorikken.eu/blog/ubuntu-calling-for-freedom/
 18. http://documentfreedom.org
 19. http://documentfreedom.org/news/2014/news-20140424-01.html
 20. http://documentfreedom.org/getinvolved.html
 21. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 22. http://fellowship.fsfe.org/join
 23. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html
 24. https://fsfe.org/index.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list