Buletini i FSFE-së – Janar 2015

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Tue Jan 6 04:13:22 CET 2015


 = Buletini i FSFE-së – Janar 2015 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201501.sq.html ]

 == Një rrotullim ==

Toka, edhe një herë, ka plotësuar një tjetër rrotullim të plotë, të
numëruar prej nesh, si e do zakoni. Ne këtu në FSFE kemi qenë të zënë
gjatë gjithë 2014-s, duke punuar fort për të bërë të mundur që
përdoruesit të mbesin në kontroll të pajisjeve të tyre dhe që Software-i
i Lirë të mund të konkurrojë denjësisht në tenderat publikë. Më tepër
informacion, përfshi shkallën e suksesit tonë, qoftë ky edhe i kufizuar,
mbi perspektivat tona për të ardhmen, për të dyja këto çështje, si dhe
mbi skajet e zonave tona të tjera të eksplorimit mund të gjenden te
raporti ynë vjetor për 2014-n[1], shkruar nga presidenti ynë Karsten
Gerloff[2].

Përveç se jep një përmbledhje shteruese të veprimtarive tona gjatë
2014-s, Karsteni e përmbyll raportin me një vështrim paraprak të sfidave
me të cilat do të përballemi dhe do t’i kapërcejmë në rrotullimin e
2015-s. Përveç punës si deri tani, synojmë të shfrytëzojmë suksesin e
Paktit Për Software të Lirë[3] për të përhapur ndërgjegjësimin lidhur me
Software-in e Lirë mes përfaqësuesve të zgjedhur të shtetasve europianë,
por edhe të burokratëve të emëruar të krahut ekzekutiv.

Synojmë gjithashtu të investojmë më tepër në vullnetarët tanë vendorë
dhe grupet e Anëtarësisë shok. Kemi shpresa se jo vetëm do të mbërrijmë
në një publik më të gjerë dhe do të kemi ndikim më të madh përmes
shtimit të pjesëmarrjes vendore, por edhe që kjo do të jetë shumë më
zbavitëse për cilindo që përfshihet.

 == Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok ==

FSFE-ja ka diçka më pak se 1500 Anëtarë Shokë[4] ose anëtarë që
kontribuojnë financiarisht. Përveç pasjes së disa përfitimeve[5], të
dobishme për veprimtarë dixhitalë, të gjithë ata mund të thonë fjalën e
tyre në qeverisjen e FSFE-së. Kjo e drejtë ushtrohet përmes zgjedhjes[6]
së përfaqësuesve në Asamblenë e Përgjithshme, organi më i lartë vendim-
marrës i FSFE-së. Redaktori juaj i përkohshëm i kësaj here, deri në
pranverë do ta ketë mbaruar mandatin e tij si përfaqësues Anëtarësie
Shok, dhe një përfaqësues i ri duhet zgjedhur nga Anëtarët Shok, nga 20
Shkurti deri më 6 Mars 2015, 12pm.

Përfaqësuesi juaj edhe për pak, dëshiron të përfitojë nga rasti për të
ftuar gjithë anëtarët tanë shok të marrin pjesë në zgjedhjet. Asambleja
e Përgjithshme është ajo që merr krejt vendimet strategjike për FSFE-në
dhe, të gjithë anëtarët shok, qofshin idealistë të vërtetë apo
pragmatistë të orientuar drejt biznesit, kanë të njëjtën të drejtë për
të ndikuar rritjen dhe drejtimin tonë në të ardhmen, ndaj, ju lutem,
merrni pjesë.

 == BE: i miri dhe i ligu ==

Më 17 Dhjetor, 2014, Parlamenti Europian miratoi buxhetin e BE-së për
2015-n. Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se falë përpjekjeve të
eurodeputetëve Julia Reda (Pirates) dhe Max Andersson (Greens),
parlamenti ka caktuar një zë deri në një milion euro për auditim të
Software-it të Lirë të përdorur nga Parlamenti Europian dhe Komisioni.
Shpresojmë që institucionet përkatëse të bashkëpunojnë ngushtë me me
zhvilluesit e vetë programeve në interesin më të mirë të publikut.
Mirëpresim caktime të mëtejshme fondesh[7] që synojnë lejimin e
pjesëmarrjes së barabartë në shoqërinë dixhitale.

Për fat të keq, na duhet ende t’i ftojmë institucionet e BE-së të
përdorin Standardet e Hapura dhe Software-in e Lirë, teksa një studim i
kohëve të fundit, i përgatitur nga grupi Greens/EFA i eurodeputetëve
tregon[8] se Parlamenti Europian është vërtet mbrapa me detyrimet e tij
demokratike për sigurimin e transparencës dhe të të qenët i hapur. Mes
mungesave të tjera, eurodeputetëve u mungon edhe një zgjidhje e
përputhshme me standardet për email-in.

 == Diçka krejt tjetër ==

- Nga grumbullimet planet: Paul Boddie shkruan mbi ‘ vjetrimin e
  paplanifikuar[9] ’ të pajisjeve të hershme Fairphone, duke argumentuar
  me të drejtë se vendimi i Fairphone-it për të lënë anash ose për të
  mos i dhënë përparësi mbulimit në hardware të Software-it të Lirë qe i
  pamenduar, po të kihet parasysh bollëku i informacionit të gatshëm mbi
  mungesën e mbulimit hardware për Software-in e Lirë.

- Otto Kekäläinen shkruan[10] rreth administrimit të fjalëkalimeve,
  teksa pranon që njerëzit nuk janë pajisje depozitimi. Artikulli i Otos
  është lexim i shkëlqyer, po të merret me pak rezervë.

- Nico Rikken, në artikullin e tij ‘ Optional rights[11] ’ përsiat rreth
  të drejtës për të bërë zgjedhje të gabuara.

2015-a do të sjellë një etiketë të re për Planetin tonë të Anëtarësisë
Shok. Në një formë paraprake ajo do t’u paraqitet anëtarëve shok për
konsultim sa më shpejt që të jetë e mundur.

 == Aktivizohuni: përhapni software të lirë ==

Stina e dhënies së dhuratave sapo mbaroi. Pa dyshim që do keni ndonjë
shok apo të afërm të cilit fatkeqësisht i bënë dhuratë një kompjuter me
software jo të lirë. Ndihmojini të instalojnë një shpërndarje GNU/Linux
të lirë ose Replicant-in[12].

Faleminderit krejt vullnetarëve[13], Anëtarëve Shok[14] dhe korporatave
dhuruese[15] që bëjnë të mundur punën tonë,
Heiki Ojasild[16]
Përfaqësues i Anëtarësisë Shok, FSFE

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://fsfe.org/news/2014/news-20141218-02.sq.html
  2. https://fsfe.org/about/gerloff/index.sq.html
  3. http://freesoftwarepact.eu/
  4. https://fsfe.org/fellowship/index.sq.html
  5. https://fsfe.org/fellowship/about/fellowship.sq.html#youget
  6. https://fsfe.org/about/legal/constitution.sq.html#id-fellowship-seats
  7. https://fsfe.org/news/2014/news-20141219-01.sq.html
  8. https://fsfe.org/news/2014/news-20141212-01.sq.html
  9. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=802
 10. http://seravo.fi/2014/password-hygiene-every-mans-responsibility
 11. http://nicorikken.eu/blog/optional-rights/
 12. http://www.replicant.us/
 13. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 14. http://fellowship.fsfe.org/join
 15. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html
 16. https://fsfe.org/about/ojasild/index.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list