Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2014

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Tue Dec 9 08:19:14 CET 2014


 = Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2014 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201412.sq.html ]

 == Më shumë kërkesë nga institucionet e BE-së ==

Komisioni i ri Europian po përcakton drejtimin e politikave të veta për
pesë vitet e ardhshme. FSFE-ja është në kontakte të shpeshta me stafin e
Komisionit, që sheh në Bruksel rreze drite për Software-in e Lirë. Duam
të arrijmë ta përdorim këtë impuls për të nxitur ndryshime në prokurimin
e software-it, standardizimin e tij, dhe për zgjedhje të lirë pajisjesh.
Për këtë, presidenti ynë, Karsten Gerloff mori pjesë në disa takime.

Në Nëntor Parlamenti Europian (PE) organizoi një konferencë për të
njohur eurodeputetët me shërbimet TI që mund të përdorin në parlament.
Gjatë konferencës u zhvilluan diskutime të drejtuara nga Adina Valean,
zëvendëspresidentja e re PE-së, e ngarkuar me TIK-un, dhe një
pjesëmarrje nga Giancarlo Villela, drejtori i seksionit TI të PE-së. Pas
diskutimeve, Karsteni pati mundësinë të bëjë disa shënime të shkurtra
rreth transmetimit të drejtpërdrejtë nga institucione të BE-së,
DebianParl-i dhe bllokimeve nga ana e tregtuesve[1].

Në fillim të Dhjetorit Karsteni qe sërish në Parlament, këtë radhë në
praktikën mbi “Standarde të Hapura për prokurimet TIK”[2]. Vlera e
njëmendtë e këtyre veprimtarive, siç ndodh shpesh, qe te njerëzit e
pranishëm aty. Praktika ofroi për bashkësinë e vogël që ushtron trysni
për Software të Lirë dhe Standarde të Hapura një mundësi për t’u takuar
dhe shkëmbyer të rejat. Në këtë mënyrë, në të ardhmen mund të punojmë
tok me ta për ndryshime pozitive.

 == Nuk ka re, thjesht kompjuterët e të tjerëve ==

Një tjetër veprimtari në të cilën mori pjesë Karsteni qe paraqitja e
raportit mbi punimin në “re” me kompjuterat dhe ndërveprueshmërinë, nga
ana e organizmit lobues me bazë Brukselin, ECIS. Karsteni e dokumentoi
takimin në postimin e tij të blogut “Disa rekomandime të arsyeshme
lidhur me funksionimin në re të kompjuterëve”[3].

Vetëm pak ditë më pas, ngjitësat tona të rinj “nuk ka re, thjesht
kompjuterët e të tjerëve” mbërritën në zyrën tonë[4]. Na erdhën mjaft
përshtypje të mira për këta ngjitësa, dhe i kemi shtuar tani te paketat
tona promocionale[5]. Kemi në plan të shtojmë disa artikuj të tjerë me
këtë slogan, gati për stendën tonë në FOSDEM, nga 31 Janari më 1 Shkurt
2015, në Bruksel.

 == Përparim me fletëpalosjet “vetëmbrojtje email-i ==

Përveç ngjitësave të rinj, tani mund të porositni edhe fletëpalosje të
reja, për promovimin e “udhërrëfyesit mbi vetëmbrojtjen e email-it”,
punuar nga organizmi ynë motër. Fillimisht këtë fletëpalosje e prodhuam
në gjermanisht, për manifestimin vjetor të Berlinit në Shtator, “liri,
jo frikë”. Më pas, vullnetarë nga krejt Gjermania porositën[6] dhe
shpërndanë të tillë. Për shembull, në një kinema dhanë një fletëpalosje
për cilindo që bleu një biletë për dokumentarin mbi Snowden-in,
“Citizienfour”. Ndërkohë na u desh të riporositnim versionin gjermanisht
për herë të tretë dhe që prej fundit të Nëntorit kemi dërguar versionin
anglisht për përkrahës të Software-it të Lirë kudo në Europë.

Në javët e ardhshme përkthyesit[7] dhe grafistët[8] tanë do të
përfundojnë versione në Kinezçe, Holandisht, Frëngjisht, Greqisht,
Italisht dhe Spanjisht. Për 2015-n dëshirojmë t’u krijojmë mundësinë
përkrahësve vendorë të Software-it të Lirë ta shpërndajnë këtë dhe
fletëpalosje të tjera në biblioteka, universitete, shkolla, kinema,
kompani, restaurante dhe kafe, dyqane dhe vende të tjera.

 == Përkthyesit e FSFE-së: janë thjesht të shkëlqyer ==

Kjo na sjell te një shënim kaq të nevojshëm falënderimi. Gjatë 12 muajve
të fundit kemi botuar çdo muaj buletinin. Dy nga botimet u shkruan nga
vullnetari ynë Heiki ”Repentinus” Ojasild, që redaktori juaj të shijonte
edhe ai pushimet. Buletini ynë, mesatarisht, mund të kihet në 6 gjuhë (4
gjuhë, më e pakta, 9 gjuhë më e shumta). Kemi botuar buletine në
Anglisht, Frëngjisht, Greqisht, Gjermanisht, Holandisht, Italisht,
Portugalisht, Rumanisht, Serbisht, Spanjisht, dhe Shqip.

Redaktori juaj është krenar që punon me një ekip vullnetarësh kaq të
përkushtuar. Ata përkthejnë buletinin, fletëpalosjet e përmendura më
sipër, plus lajme të tjera nga FSFE-ja. Ata u krijojnë mundësinë më
tepër njerëzve anembanë botës të lexojnë për Software-in e Lirë në
gjuhën e nënës, dhe ndaj janë pjesë kyçe e FSFE-së. Ndaj redaktori juaj
do të donte ta falënderonte thellësisht ekipin tonë në lulëzim të
përkthyesve[9] për këtë vepër të rëndësishme.

 == Diçka krejt tjetër ==

- Viti thuajse ka mbaruar, dhe është koha të raportojmë. Presidenti ynë
  botoi një përmbledhje paraprake të asaj çka arritëm gjatë 2014-s[10]
  që mbulon punën tonë mbi: prokurimet publike, paktin për Software të
  Lirë, rrugëzuesit e detyruar, përmirësimin e materialeve informative,
  informimin e publikut lidhur “punimin e besueshëm në kompjuter” dhe
  “Nisjen e Sigurt”, organizimin e Ditës së Lirisë së Dokumenteve,
  përgjigjet për pyetjet ligjore, si dhe pjesëmarrjen tonë në veprimtari
  të tilla si praktika, diskutime, ose organizime stendash.

- Në buletinin e fundit ju kërkuam të na ndihmonit me fushatën
  FixMyDocuments. Me mbështetjen që morën, kanë përpiluar një listë nga
  institucionet europiane, me mbi 15 mijë dokumente të përpunueshëm, që
  nuk gjenden në Formatin e Hapur të Dokumenteve (ODF)[11].

- WhatsApp futi në përdorim një metodë kodimi të sigurt skaj-më-skaj të
  krijuar për aplikacionin Software të Lirë TextSecure. Torsten Grote i
  hedh një vështrim domethënies së kësaj për Software-in e Lirë[12].

- Veprimtari vendore: FSFE-ja mbajti hapur një stendë te T-Dose, në
  Holandë[13]. Anëtarët tanë shok holandezë e rregulluan vetë stendën,
  Kevin Keijzer mbajti një fjalë rreth “Diskriminimit të (përdoruesve
  të) Software-it të Lirë në arsim”, Maurice Verheesen foli rreth
  “Sovranitetit Dixhital Për Europën”, ndërsa Felix Stegerman foli rreth
  mundësive dhe rreziqeve të “Internetit të Gjërave”[14]. Përtej kësaj,
  grupi ynë i Berlinit organizoi një stendë në FiFFkon[15], në
  Universitetin Teknik të Berlinit.

- Guidoja botoi një përmbledhje mbi gjëra nga fusha e arsimit nëpër
  Europë, gjatë Tetorit[16].

- Anëtari shok frëng Alexandre Keledjian botoi F-Droid-Web, një ndërfaqe
  e thjeshtë dhe e lehtë për shërbyesin F-Droid[17]. Ajo ofron një rrugë
  të lehtë për të shtuar një depo të re software-i te celulari juaj duke
  përdorur kode qr, dhe për të shfletuar katalogun F-Droid sipas emrash,
  kategorish, përmbledhjesh, llojesh licence dhe përshkrimesh.

- Nga grumbullimet planet[18]:

    - Mirko Böhm, anëtar shok, dhe anëtar i bashkësisë KDE, shkroi rreth
      pse do të duhej të përkrahnit punën e FSFE-së[19], që sipas fjalë
      të tij është: që ajo të mbrojë, shpjegojë dhe organizojë liritë e
      përdorimit, studimit, ndarjes me të tjerët dhe përmirësimit të
      software-it.

    - Daniel Pocock shtron pyetjen nëse Amnesty po u jep viktimave të
      spiunimit një ndjenjë të rreme sigurie[20]. Në postimin e tij ai
      paraqet edhe një gjedhe letre që mund t’i dërgohej Amnesty-së.

    - “EOMA68” është një standard i hapur ndërfaqesh elektronike, i
      hartuar për mbështetje të zhvillimit të pajisjeve të vogla
      kompjuterike. Nico Rikken shkroi se pse EOMA68 do të shpjerë
      përpara si Software-in e Lirë, ashtu edhe hardware-in e lirë[21].

    - Mario Fux shpjegon se si mund të kontribuoni si joprogramues te
      KDE-ja[22].

    - Veç këtyre, kemi prej grumbullimeve planet disa HowTo teknike,
      përfshi: Kevin Keijzer që raporton përvojën e tij nga përpjekja
      për të instaluar Ubuntu-në pa software pronësor[23].

    - Hannes Hauswedell që shkroi rreth se si të shifrohen në FreeBSD
      email-et e përditshme të dërguar nga cron[24]. HowTo-ja e tij
      lidhe veçanërisht me FreeBSD-në, por ai është “i sigurt se krejt
      përdoruesit e GNU-së do të zbulojnë ndryshimet e nevojshme”.

    - Mirko Böhm që përshkruan se si të formësohet një mi për lojëra në
      GNU/Linux, në një mënyrë që të mund të punoni dhe luani te
      makina[25].

    - Dhe Max Mehl që tani xhiron Git-in e vet (një sistem të
      papërqendruar kontrolli versionesh), që përfshin gjithashtu një
      program për të fshirë krejt tejtëdhënat nga kartela PDF brenda një
      drejtorie[26].


 == Aktivizohuni: Merrni një kartë të mençur dhe na përkrahni ==

Vitin e ardhshëm, do të ushtrojmë më shumë trysni më shumë trysni se
kurrë për ndërthurjen e lirisë së software-it në indet e shoqërisë tonë.
Për t’i bërë të mundur organizmit të intensifikojë punën e vet me
Komisionin Europian dhe të rrisë numrin e personave të ndjeshëm ndaj
Software-it të Lirë, dhe për të vazhduar punën tonë na duhen ende 190
mijë euro për 2015-n[27].

Si një individ, rruga më e mirë për të përkrahur financiarisht punën e
FSFE-së është të bëheni një Anëtar Shok (anëtar që, veç të tjerash,
kontribuon ekonomikisht te FSFE-ja)[28]. Puna e FSFE-së për një shoqëri
të lirë përfiton drejtpërsëdrejti nga të gjitha kontributet e
Anëtarësisë Shok.

Anëtarëve Shok u jepet një kartë të mençur Anëtarësie Shok, e fjalës së
fundit, e cila, tok me software-in e lirë GnuPG për kodime dhe me një
lexues kartash, mund të përdoren për të nënshkruar dhe koduar email-e,
për hyrje të sigurt përmes SSH-së në një kompjuter prej një makine
potencialisht të pasigurt, ose për depozitimin e kyçeve të shifrimit të
hard diskut të përdoruesit. Meqë kyçi i kodimit është i depozituar te
vetë karta, është thuajse e pamundur të vidhet.

Falënderojmë krejt vullnetarët[29], Anëtarët Shok[30] dhe korporatat
dhuruese[31] që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/11/19/free-software-for-the-european-parliament-fsfe-comments-at-dg-itec-forum/
  2. http://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/04/workshop-on-open-standards-for-ict-procurement/
  3. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/11/14/some-common-sense-recommendations-on-cloudy-computing/
  4. https://blogs.fsfe.org/mk/new-stickers-and-leaflets-no-cloud-and-e-mail-self-defense/
  5. https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.html#promo-material
  6. https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.sq.html#promo-material
  7. https://fsfe.org/contribute/translators/translators.sq.html
  8. https://fsfe.org/contribute/designers/designers.sq.html
  9. https://fsfe.org/contribute/translators/translators.sq.html
 10. http://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/12/01/preview-what-fsfe-did-in-2014/
 11. https://joinup.ec.europa.eu/node/110097
 12. http://blog.grobox.de/2014/whatsapp-end-to-end-encryption-federation/
 13. https://blogs.fsfe.org/flx/2014/11/11/t-dose-2/
 14. https://blogs.fsfe.org/flx/2014/11/09/my-t-dose-talk-the-internet-of-things-opportunities-and-dangers/
 15. https://blogs.fsfe.org/majestyx/2014/11/12/fiffkon-2014-leak/
 16. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/11/free-software-in-education-news-october-2/
 17. https://github.com/dervishe-/f-droid-web/wiki
 18. http://planet.fsfe.org
 19. http://creative-destruction.me/2014/12/04/fsfe-needs-your-support-for-2015/
 20. http://danielpocock.com/amnesty-detekt-false-sense-of-security
 21. http://nicorikken.eu/blog/why-eoma68-will-advance-both-free-software-and-free-hardware/
 22. http://blogs.fsfe.org/mario/?p=257
 23. https://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/11/16/installing-ubuntu-without-proprietary-software/
 24. https://blogs.fsfe.org/h2/2014/11/04/encrypting-crons-daily-mail/
 25. http://creative-destruction.me/2014/11/13/configure-your-gaming-mouse-on-linux/
 26. http://blog.mehl.mx/2014/sharing-is-caring-my-git-instance/
 27. https://fsfe.org/news/2014/news-20141203-01.sq.html
 28. https://fsfe.org/join/join.sq.html
 29. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 30. http://fellowship.fsfe.org/join
 31. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list