Buletini i FSFE-së Mars 2018

press at fsfe.org press at fsfe.org
Tue Mar 20 13:47:21 CET 2018


 = Buletini i FSFE-së Mars 2018 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201803.sq.html ]

 == Italia në pararojë të legjislacionit europian lidhur me kodin publik ==

Me fushatën Para Publike? Kod Publik! [1] të FSFE-së ne kërkojmë jo
vetëm që kodi i paguar nga populli të jetë i përdorshëm nga populli. Na
pëlqen edhe të nxjerrim në pah shembuj të goditur, që kështu vendim-
marrës të tjerë të mund të nxjerrin mësime prej tyre. Një shembull shumë
i mirë janë Neni 68 [2] dhe Neni 69 [3] i "Kodit të Administratës
Dixhitale", një ligj italian që i kërkon administratës publike brenda
Italisë të parapëlqejë zgjidhje të krijuara brenda dhe zgjidhje Software
të Lirë, në vend se ato pronësore. Veç kësaj, këto administrata e kanë
për detyrë të ndajnë me të tjerët kodin burim dhe çfarëdo dokumentimi të
çfarëdo software-i që ato kanë zhvilluar me paranë publike. Ligje të
tilla e vendosin Italinë në pararojë të legjislacionit europian të
favorshëm ndaj kodit publik.

Për fat të keq, deri sot, ligjit i mungon sendërtimi përkatës. Me këtë
në mendje, ekipi i FSFE-së për Italinë organizoi një veprimtari Pyetni
Kandidatët Tuaj [4] gjatë të cilës pyetën partitë politike rreth rreth
qëndrimit të tyre ndaj Software-it të Lirë [5] dhe vënies në praktikë të
neneve 68 dhe 69 të përmendur më sipër, pas zgjedhjeve kombëtare të 4
Marsit.

FSFE Italy mori përgjigje shumë pozitive dhe mjaft parti mbajtën një
qëndrim të favorshëm ndaj Software-it të Lirë [6]. Një konsensus i tillë
i gjerë në mes partive jep shpresa për hapjen e shumë mundësive për
përparim drejt përdorimit të Software-it të Lirë në shkallë shtetërore
në Itali dhe sendërtim më të mirë të neneve 68 dhe 69 të "Kodit të
Administratës Dixhitale". Në kremtim të kësaj, ekipi "Developers
Italia", i ngarkuar me sendërtimin e mëtejshëm të neneve 68 dhe 69,
shpalosën dashurinë e tyre për Software-in e Lirë [7], gjatë ditës E Dua
Software-in e Lirë.

 == Lexoni raportin tonë të hollësishëm mbi Ditën IloveFS ==

Siç patëm premtuar në buletinin e fundit, tani kemi gati një raport të
hollësishëm rreth fushatës tonë IloveFS 2018. [8]. Në raport, jo vetëm
do të lexoni mbi pika kulmore në IloveFS-në e këtij viti. Falë
stazhierit tonë të tanishëm Jan, kemi edhe një analizë dhe një pamjezim
të 439 mesazheve 'E Dua Software-in e Lirë' që përmbajnë hashtagun
/#IloveFS/. Programi që Jani përdori për analizën e tij është shkruar në
GNU R dhe botuar si Software i Lirë [9].

Ndërkohë që jemi të lumtur të shohim çdo vit kaq shumë njerëz të
kremtojnë Software-in e Lirë, ju nxisim ta shprehni dashurinë për
Software-in e Lirë çdo ditë :)

--------------------------------------------------------------------

Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve për liri. [10]

--------------------------------------------------------------------

 == Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së ==

- Paul Boddie përsiat rreth hobizmit dhe vullnetarizmit [11] në shumë
  projekte Software i Lirë dhe se ç’do të thotë kjo për vlerësimin e
  punës aktuale që është bërë, duke shqyrtuar si shembull zhvillimin e
  gjuhës Python.

- Isabel Drost Fromm kundërshton ndërmjetësit [12] që veprojnë si
  ndërfaqja e vetme mes punëdhënësit të saj dhe një projekti Software i
  Lirë.

- Carmen Bianca Bakker përsiat mbi Kodin e Sjelljes në FreeBSD,
  përditësuar së fundi [13], shqyrton rreziqet për diskriminim pozitiv
  prurë prej tij dhe shprehet se, në kontrast me të, një Kod Sjelljeje i
  paanshëm, mikpritës, mundet në fakt të ndihmojë që qen e mace të
  rrojnë në paqe pas këtaj.

- Daniel Pocock përsiat rreth SwissID-së së re të sapoparaqitur [14],
  rreziqeve potenciale të saj ndaj privatësisë dhe referendumeve
  demokratike.

- Erik Albers i kërkoi bashkësisë sonë në disa kanale t’i bëjnë të ditur
  FSFE-së veprimtari të ardhshme mbi Software-in e Lirë gjatë 2018-së që
  janë me interes për bashkësinë e FSFE-së. Falë stazhierit tonë të
  tanishëm Vincent, janë të sistemuara në kalendarin wiki të FSFE-së
  [15], kështu ekipet dhe bashkësia jonë mund ta përdorin për të
  organizuar pjesëmarrjen.

- Björn Schießle, bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë, mbajti një
  bisedë rreth lirisë së software-it në re [16], në "Chemnitzer
  Linuxtage" në Çemnic, Gjermani.

- Erik Albers mbajti një fjalë mbi Para Publike? Kod Publik! [17] në
  Internet Freedom Festival në Valencia, Spanjë.

- Grupi i ri vendor FSFE i sapolindur në Madrid mbajti takimet e veta të
  para më 22 Shkurt [18] dhe 3 Mars [19].

- FSFE-ja qe e pranishme me një stendë në "Chemnitzer Linuxtage" në
  Çemnic (Gjermani), në T3chfest në Madrid (Spanjë), dhe në Internet
  Freedom Festival në Valencia (Spanjë).

 == Përfshihuni ==

Nëse s’e keni bërë deri sot, na tregoni veprimtarinë tuaj të parapëlqyer
mbi Software-in e Lirë që mendoni se është ose do të ishte me interes
për bashkësinë e FSFE-së, për të shpënë një stendë, ose për të marrë
pjesë me një bisedë ose praktikë. Rruga më e thjeshtë për ta bërë këtë
është të dërgohet një email te contact at fsfe.org [20] me subjektin "Free
Software event 2018". Ju lutemi, tregoni se për çfarë është veprimtaria,
sa pjesëmarrës priten, dhe gjuha kryesore e përdorur në të. Përpara se
ta në informoni, ju lutemi, kontrolloni për të parë se s’e kemi
përfshirë tashmë në listën tonë [21].

Nëse vizitoni ndonjë veprimtari tjetër rregullisht ose së shpejti, qoftë
konferencë e madhe apo takim vendor, armatosuni me ca material
promocional mbi FSFE-në, të cilin mund ta porositni falas [22].

 == Jepni ndihmesë te buletini ynë ==

Nëse doni të ndani me ne mendime, foto, ose lajme, na i dërgoni. Si
përherë, adresa është newsletter at fsfe.org [23]. Presim t’ju dëgjojmë!

Falënderime për bashkësinë tonë, për krejt vullnetarët [24], përkrahësit
[25] dhe dhuruesit [26] që bëjnë të mundur punën tonë. Dhe falënderime
për përkthyesit tanë [27], që ju bëjnë të mundur të lexoni këtë buletin
në gjuhën tuaj.

Redaktorët tuaj,

Erik Albers dhe Max Mehl

--------------------------------------------------------------------

Bëhuni pjesë e bashkësisë tonë të luftëtarëve për liri. [28]

--------------------------------------------------------------------

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1: https://publiccode.eu
  2: http://www.agid.gov.it/cad/art-68-analisi-comparativa-soluzioni
  3: http://www.agid.gov.it/cad/art-69-riuso-soluzioni-standard-aperti
  4: https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/askyourcandidates
  5: https://fsfe.org/news/2018/news-20180219-01
  6: https://fsfe.org/news/2018/news-20180302-01.html
  7: https://twitter.com/developersITA/status/964060999899860992
  8: https://fsfe.org/news/2018/news-20180308-01
  9: https://git.fsfe.org/janwey/ilfs-data
 10: https://fsfe.org/join/nl2018-03
 11: https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1978
 12: http://blog.isabel-drost-fromm.de/posts/proxies-considered-harmful.html
 13: https://www.carmenbianca.eu/en/post/2018-03-09-how-we-conduct-ourselves/
 14: https://danielpocock.com/swisspost-swissid-another-nail-in-the-coffin-sovereignty
 15: https://wiki.fsfe.org/Events
 16: https://www.schiessle.org/articles/2017/11/14/software-freedom-in-the-cloud/
 17: https://platform.internetfreedomfestival.org/en/IFF2018/public/schedule/custom/478
 18: https://wiki.fsfe.org/Events/2018/0222-encuentro-local-madrid
 19: https://wiki.fsfe.org/Events/2018/0303-encuentro-grupo-local-madrid
 20: https://fsfe.org/mailto:contactATfsfeDOTorg
 21: http://blog.3rik.cc/2018/03/free-software-events-in-europe-in-2018/
 22: https://fsfe.org/promo
 23: https://fsfe.org/mailto:newsletterATfsfeDOTorg
 24: https://fsfe.org/contribute/contribute
 25: https://fsfe.org/join
 26: https://fsfe.org/donate/thankgnus
 27: https://fsfe.org/contribute/translators/translators
 28: https://fsfe.org/join/nl2018-03


More information about the Newsletter-sq mailing list