Buletini i FSFE-së - Shkurt 2017

press at fsfe.org press at fsfe.org
Wed Feb 1 17:32:05 CET 2017


 = Buletini i FSFE-së - Shkurt 2017 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201702.sq.html ]

 == Pse Shkenca e Hapur ka rëndësi dhe pozicioni i FSFE-së lidhur me Horizon 2020 ==

"Shkenca e Hapur" është një lëvizje e sapolindur që kërkon të bartë në
fushën e shkencës katër liritë që ne praktikojmë në Software-in e Lirë.
Edhe pse ende në fillimet e veta, Shkenca e Hapur po tërheq gjithnjë e
më tepër rëndësi nga vendim-marrësit. Në sytë e ministrave të financave
të Bashkimit Europian, Shkenca e Hapur prodhon dhe përdor një sasi të
madhe të Dhënash të Hapura, çka nga ana e vet ka potencial për përfitime
të mëdha ekonomike. "European Cloud Initiative", për shembull, është
pjesë e strategjisë së Komisionit Europian për Shkencën e Hapur, e
menduar për krijimin e një "ekonomie konkurruese të dhënash dhe dijeje
në Europë" [1]. Ajo synon forcimin e pozitave të Europës në risitë që
lidhen me të dhënat, ndaj edhe shihet të shndërrohet në pjesë të
rëndësishme të Tregut të Përbashkët Dixhital Europian. Ose, me fjalët e
OCDE-së: "Nxitja e ndarjes me të tjerët dhe ripërdorimit të të dhënave
kërkimore duhet të prodhojë më tepër vlerë për paranë publike" [2].

Me këtë në mendje, FSFE-ja synon që Software-i i Lirë të bëhet që në
fillesë pjesë e kësaj fushe të sapolindur të Shkencës së Hapur
Europiane. Ngaqë krejt puna kërkimore, përpunimi dhe arkivimi i të
dhënave në kohën e sotme varen thellësisht nga software-i, ky është një
shans për të kapur trenin dhe për ta përkufizuar Software-in e Lirë si
parakusht për Shkencë të Hapur. Si një nga drejtimet e veprimeve,
hartuam një dokument që shpreh pozicionin tonë, për vlerësim të
brendshëm të Horizon 2020-s [3], programi më i madh i ndërmarrë
ndonjëherë nga BE-ja për kërkime dhe novacion, me gati 80 miliardë euro
financim.

Dokumenti i pozicionit të FSFE-së shpjegon se si Software-i i Hapur dhe
Standardet e Hapura janë themelore për Shkencën e Hapur [4], ndaj
kërkojmë që krejt kërkimet e financuara me para publike në Europë
detyrimisht të përdorin dhe zhvillojnë Software të Lirë dhe Standarde të
Hapura. Me "European Cloud Initiative" në mendje, kërkojmë shprehimisht
që "Të dhënat dhe depot e software-it, si dhe Planet e Administrimit të
të Dhënave (DMP-të) duhet të funksionojnë me Software të Lirë, në mënyrë
që të garantojnë hyrje pa pengesa në lëndën e tyre dhe ruajtje
afatgjatë" [5].

--------------------------------------------------------------------

Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s
https://fsfe.org/join [6]

--------------------------------------------------------------------

 == Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së ==

- Në mbështetje të kërkesave të dokumentit të pozicionit tonë që shkruam
  për vlerësimin e brendshëm të Horizon 2020-a (shihni më sipër),
  depozituam në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Europian një
  kërkesë [7] Lirie Informacioni për të pyetur rreth përdorimit,
  zhvillimit dhe hedhjes në qarkullim të software-it (të Lirë) nën
  Horizon 2020. Do t’ju njoftojmë rreth çfarëdo përgjigjeje.

- Botuam raportin tonë vjetor [8] me vështrime mbi punën tonë me
  politikat, fushatat dhe veprimtaritë gjatë 2016-s, si dhe një
  parashikim rreth 2017-s.

- Në gusht të 2016-s, FSFE-ja u bë pjesë e Bordit Këshillimor të
  Document Foundation-it [9]. Tani së fundi Document Foundation hapi
  Certifikimet LibreOffice për Migrime dhe Trajnime [10] për anëtarë të
  organizmave jofitimprurës që janë pjesë e Bordit Këshillimor, përfshi
  FSFE-në.

- Botuam një raport për kuvendin e parë të FSFE-së [11] që u mbajt në
  shtator të 2016-s. Raporti përmban përsiatje, përshtypje, foto dhe
  planin e plotë, me lidhje te përshkrimi, diapozitiva dhe regjistrim
  video të çdo bisede, në pastë të tilla. Nëse ju shpëtoi nga sytë
  kuvendi, ky raport është shansi juaj për t’u njohur me të.

- Asambleja e FSFE-së gjatë edicionit të 33-të të Chaos Communication
  Congress (33C3) [12] qe një sukses i madh, falë ekipit tonë tejet të
  motivuar që u përkujdes për stendën dhe cilësisë së lartë të 21
  sesioneve gjatë tri ditëve që u realizuan nga organizatorët. Për një
  ide më të qartë, lexoni raportin e Erikut dhe shihni fotot [13].

- Si çdo vit, nëpunës të FSFE-së dhe mjaft anëtarë të ekipit do të jenë
  të pranishëm në FOSDEM, ku do të kemi edhe një stendë të madhe në
  godinën K [14]. Nëse vini në FOSDEM, shfrytëzoni rastin të njiheni me
  FSFE-në ose anëtarë individualë.

- "Barcelona Free Software" [15] është një grup vendor në Barcelonë dhe
  një hapësirë e lirë për programues dhe përdorues që e duan Software-in
  e Lirë. Në vijim të një vendimi të ekipit në fund të 2016-s, Barcelona
  Free Software tani është një organizëm shok i FSFE-së [16].

- Do të donit të punonit me ne në FSFE ose njihni dikë që mund të donte?
  Për 2017-n, po kërkojmë për stazhierë të rinj studentë [17] që të
  bëhen pjesë e ekipit tonë dhe që duan të njohin një botë plot Software
  të Lirë.

 == Aktivizohuni ==

14 Shkurti është dita "E dua Software-in e Lirë", dita për t’i thënë
faleminderit gjithkujt pas Software-it të Lirë. Përdoreni këtë rast për
të shfaqur dashurinë tuaj për programin tuaj të parapëlqyer Software i
Lirë dhe hidhni një sy që më parë faqes së fushatës tonë për ide dhe
frymëzim: http://www.ilovefs.org [18]

 == Lajme të Mira nga Software i Lirë ==

Deklarata e Parisit mbi Qeverinë e Hapur [19], e paraqitur për herë të
parë gjatë OGP Paris Summit dhjetorin e kaluar, synon vendosjen e
bashkëpunimit mes vendeve dhe shoqërive civile gjatë 2017-s. Deklarata
përbëhet nga 21 pika veprimi kolektiv, me realizimin e prokurimit të
hapët publik dhe formimin e politikave të efektshme të Software-it të
Lirë [20] mes tyre.

 == Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë ==

Keni përshtypjen se na kanë shpëtuar ca lajme, ose do të donit të
shfaqej në buletinin tonë një lajm i caktuar? Ju lutemi, ide të tilla
dhe çfarëdo përshtypjesh të tjera na i jepni me shkrim te
newsletter at fsfe.org

Falënderojmë krejt vullnetarët [21], anëtarët shok [22] dhe korporatat
dhuruese [23] që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Erik Albers, Olga Gkotsopoulou dhe Fernando Sanjurjo,
FSFE

--------------------------------------------------------------------

Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s
https://fsfe.org/join [24]

--------------------------------------------------------------------

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1: https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/open-science
  2: https://www.oecd.org/sti/oecd-science-technology-and-innovation-outlook-25186167.htm
  3: https://fsfe.org/news/2017/news-20170105-01
  4: https://fsfe.org/activities/policy/eu/Horizon2020-Position-Paper
  5: https://fsfe.org/news/2017/news-20170105-01
  6: https://fsfe.org/join/nl2017-02
  7: https://fsfe.org/news/2017/news-20170110-01
  8: https://fsfe.org/news/2017/news-20170109-01.en.html
  9: https://fsfe.org/news/2016/news-20160817-01
 10: https://blog.documentfoundation.org/blog/2016/12/27/the-document-foundation-opens-libreoffice-certification-for-migrations-and-trainings-to-all-project-volunteers-to-members-of-not-for-profit-bodies-and-to-individuals-of-proven-competence/
 11: https://fsfe.org/community/events/2016/summit/backsight
 12: https://events.ccc.de/congress/2016/wiki/Assembly:Free_Software_Foundation_Europe
 13: http://blog.3rik.cc/2017/01/worked-for-us-thank-you-33c3/
 14: https://fosdem.org/2017/practical/transportation/
 15: http://bcnfs.org/
 16: https://fsfe.org/associates/associates
 17: https://fsfe.org/news/2017/news-20170116-01
 18: http://www.ilovefs.org
 19: https://en.ogpsummit.org/paris-declaration/
 20: https://joinup.ec.europa.eu/community/opengov/news/paris-declaration-promote-collective-actions-open-government
 21: https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html
 22: http://fellowship.fsfe.org/join/nltr16
 23: https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html
 24: https://fsfe.org/join/nl2017-02


More information about the Newsletter-sq mailing list