Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2016

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Thu Dec 8 16:48:22 CET 2016


 = Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2016 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201612.sq.html ]

 == Ndihmonani të shtohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s ==

Këtë vit, FSFE-ja kremtoi ditëlindjen e vet të 15-të. 15 vjet fuqizimi
të përdoruesve, përkrahje bashkësish dhe përpjekje për legjislacion më
të mirë. 15 vjet për të parë se krejt veprimtaritë, edhe ato të para si
të vockla dikur, mund të kenë peshë kur punojmë së toku. 15 vjet për të
parë se krejt veprimtaritë, edhe ato të para si të pamundshme dikur,
mund të dalin me sukses kur jemi të bashkuar. Tok, në disa raste patëm
sukses edhe kundrejt lobimesh nga më të fuqishmit nga grupe të mëdha
interesi. 15 vjet për të parë se krejt kjo s’do të kish qenë e mundur pa
përkrahjen e vazhdueshme të anëtarëve të bashkësisë sonë, që kanë
kontribuar me mijëra orë pune nga koha e tyre dhe na kanë mbështetur
edhe financiarisht. Dhe nëse jeni lexues i zakonshëm i buletinit tonë,
ju pëlqen puna jonë, por ende s’jeni pjesë e bashkësisë sonë … atëherë
shihni mundësinë të bëheni pjesë e FSFE-së!

Ndihmonani të shtohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s:
https://fsfe.org/join[1]

 == Një ligj në Rusi e bën Software-in e Lirë Përparësi Publike ==

Në mesin e Tetorit, dhoma e ulët e Federatës Ruse (Duma) miratoi një
ligj që do t’i japë një shtysë të fuqishme Software-it të Lirë në shumë
nivele brenda sektorit publik të Federatës Ruse[2]. Ai kërkon që sektori
publik t’i japë përparësi Software-it të Lirë kundrejt alternativash
pronësore, t’u japë përparësi bizneseve TI vendore, dhe pranon nevojën e
nxitjes së bashkëpunimit me rrjetin global të organizmave dhe bashkësive
të Software-it të Lirë.

Ligjbërësit kanë bërë një përpjekje ekstra për të garantuar përdorimin
si duhet të gjuhës. Ligji flet për "Software të Lirë", përmend
shprehimisht katër liritë dhe madje përdor "GNU/Linux" për t’iu referuar
sistemit operativ të lirë më të përhapur.

Siç shprehet analistja jonë e politikave, Polina Malaja: "Ligji është
një shembull se si duhet kryer prokurimi i software-it publik."

 == Ç’kemi bërë tjetër? ==

- Në fillim të Tetorit u zhvillua mbledhja vjetore e Asamblesë së
  Përgjithshme të FSFE-së[3]. Me këtë rast, Mirko Böhm, përfaqësuesi ynë
  i Anëtarësisë Shok, ia doli të zgjidhë nyjën rreth ideve tona se si
  t’ia fillohet vlerësimi "biznes Software-i të Lirë". Ideja gjeniale
  këtu është që në vend të vlerësimit të kompanive, të vlerësohen
  veprimtaritë. Matthias Kirschner e përmblodhi krejt kuadrin në blogun
  e vet "There is no Free Software company - But!"[4] dhe mirëpret
  përshtypjet.

- Pasi i pyetëm partitë politike për zgjedhjet shtetërore në Berlin
  rreth planeve të tyre lidhur me përdorimin dhe përhapjen e Software-it
  të Lirë[5] dhe u dërguam tre rekomandime për veprim (DE)[6], tani
  botuam një analizë të marrëveshjes për koalicion të qeverisë së re në
  shtetin e Berlinit (DE)[7].

- Max Mehl shkruan një Raportim Hekurash dhe Lirie dhe ndan me ne
  përshtypjet e tij nga OpenRheinRuhr 2016[8] që u zhvillua në
  Oberhausen. FSFE qe e pranishme me biseda mbajtur nga Max Mehl[9] -i
  vetë, Matthias Kirschner[10] dhe Erik Albers[11], si dhe me një stendë
  informacionesh me përfaqësim ndërkombëtar nga anëtarë shok holandezë
  dhe gjermanë.

- Më 12-13 Nëntor, Ekipi i FSFE-së për Holandën[12] u përfaqësua me një
  stendë në T-Dose, në Eindhoven[13] dhe organizoi një takim të vetë
  ekipit, në kuadrin e përgatitjeve të zgjedhjeve të ardhshme në mars.

- Më 16-17 Nëntor, analistja e politikave dhe bashkërenduesja ligjore e
  FSFE-së, Polina Malaja mori pjesë me një fjalë në Open Source Summit
  2016, që u mbajt në Paris[14].

Ndihmonani të shtohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s:
https://fsfe.org/join[15]

- Më 23 Nëntor, Matthias Kirschner mbajti një fjalë gjatë .Net User
  Group Berlin-Brandenburg, duke paraqitur një përmbledhje të
  përgjithshme të projektit dhe misionit të FSFE-së[16].

- Jonas Öberg, drejtori ekzekutiv i FSFE-së, mori pjesë në një diskutim
  mbi Lirinë e Panoramës, të drejtat e kopjimit, të qenët të hapur dhe
  demokracinë, në Linköping, Suedi[17].

- FSFE-ja qe gjithashtu e pranishme me një stendë në FIfFKon16 –
  in.visible systems[18] gjatë 25-27 Nëntorit.

- Më 28-29 Nëntor, Georg Greve, presidenti i parë i FSFE-së mori pjesë
  në një diskutim me eurodeputeten Julia Reda[19] lidhur me të ardhmen e
  Software-it të Lirë në institucionet europiane, gjatë DIGITEC 2016 në
  Bruksel.

 == Nga bashkësia ==

- Erik Albers, bashkërenduesi i bashkësisë së FSFE-së, u përpoq të
  lidhej me bashkësinë, rreth përkthimit të sloganit tonë noCloud[20] në
  gjuhë nga e gjithë bota. Me ndihmën e çmuar të Olga Gkotsopoulou-t,
  përkthimi eci mirë dhe te faqja jonë wiki tani kemi më shumë se 40
  përkthime në disa gjuhë dhe dialekte, nga japonishtja, bretonçja dhe
  arabishtja, e deri te luksemburgishtja dhe svabishtja[21]. Eriku
  shkroi një përmbledhje të kësaj veprimtarie dhe rrugëve se si mund të
  kontribuohen përkthime për noCloud[22]. Do të donim që t’i përdornim
  së shpejti këto përkthime, për ta ofruar ngjitësen tonë të
  parapëlqyere në gjuhën apo dialektin tuaj.

- Për këdo që punon me sajtin e FSFE-së, fjala vjen, ekipi web, ose
  mjaft nga përkthyesit, Max Mehl shkroi një shpjegim të hollësishëm se
  si ta ndërtoni krejt sajtin e FSFE-së lokalisht dhe pas kësaj të
  krijoni shpejt edhe kartela vendore XHTML[23].

- Paul Boddie, në postimin te blogu i tij Rreth Mosdashjes Më të
  Kompjuterave[24] diskuton ndikimet e ndryshme të kompjuterave në
  punën, karrierën, zhvillimin, kohën e lirë dhe realizimit potencial të
  jetës së secilit.

- Tarin Gamberini ofron një përmbledhje të monitorimit për herë të tretë
  të adoptimit të lexuesve PDF të sendërtuar si Software i Lirë nga
  administratat publike rajonale italiane[25]: dhjetë rajone
  administrative italiane e kanë reduktuar reklamimin në sajtet e tyre
  të lexuesve PDF pronësorë.

- Iain R. Learmonth shkruan rreth shtojcave PATHspider[26].

- Danieli na sjell një Si-Të mbi kopjeruajtjen dhe rikthimin e të
  dhënave në pajisje Android drejt e nga USB-ja[27] dhe ndan me ne
  përvojën e tij mbi testimin dhe klasifikimin e kartave microSD[28].

- Me shtimin gjithnjë e më shumë të botnet-eve të trajtës IoT- Internet
  of Things, Daniel Pocock sapo nisi një diskutim mbi sigurinë e
  pajisjeve shtëpiake që xhirojnë firmware me bazë GNU/Linux[29].

 == Hidhuni në veprim! ==

Ndihmonani të shtohemi dhe të sjellim një ndryshim gjatë 2017-s[30].

 == Lajme të mira nga Software-i i Lirë ==

Lajme të mira nga administratat publike në Europë dhe gjetkë: Hungaria
synon të krijojë një formësim standard desktopi PC-je të bazuar në
Software të Lirë për krejt ministritë dhe departamentet qendrore
qeveritare[31]. Një rezolutë parlamenti[32] që e fton me forcë qeverinë
të hartojë një plan migrimi drejt zgjidhjesh Software i Lirë u miratua
nga parlamenti i Navarrës në Spanjë. Franca shton kodin burim te lista e
dokumenteve shtetërore të mbuluara nga ligjet për të drejtën e
informimit[33], por shton një përjashtim të ri, për rastet kur dhënia e
kodit do të cenonte sigurinë e qeverisë[34].

Lajme të reja në shkallë europiane: Një platformë e re Software-i të
Lirë, FIWARE[35], e financuar nga Komisioni Europian krijon mundësi të
reja IoT për bizneset, teksa Joint Research Centre (JRC), si pjesë e
politikës së vet aktive të shpërndarjes së Software-it të Lirë, hodhi në
qarkullim Software të Lirë që lidhet me dinamikat pyjore dhe shtimin e
ndërgjegjësimit mbi rreziqet në Internet[36].

Në frymën e Transatlantic Open Data Partnership mes BE-së dhe ShBA-ve, u
krijua dhe u publikua në GitHub një librari e re R për të dhëna
ekonomike[37].

Dhe së fundi, më 2016-n, Linux ka xhiruar në 99,6% ose në 498 nga 500
superkompjuterat më të shpejtë në botë[38].

 == Ndihmonani të përmirësojmë buletinit tonë ==

Mendoni se na kanë shpëtuar ca lajme, ose do të donit që në buletinin e
ardhshëm të shfaqeshin lajme të caktuara? Ju lutemi, idetë tuaja për
këtë dhe çfarëdo tjetër na i dërgoni duke na shkruar te
newsletter at fsfe.org

Faleminderojmë krejt vullnetarët[39] , anëtarët shok[40] dhe korporatat
dhuruese[41] që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Olga Gkotsopoulou dhe Erik Albers, FSFE[42]

PS: Për shkak të festave të fundvitit, nuk do të ketë buletin në Janar.

 === Pajtohuni te buletini mujor i FSFE-së ===

- Buletine[43]

- Lajmet e Reja[44]

- Veprimtari Së Afërmi[45]

- Blogje Planet[46]

- Diskutime Mbi Software-in e Lirë[47]

Dhuroni[48]

 === Rreth FSFE-së ===

Free Software Foundation Europe është një organizëm jofitimprurës që
fuqizon përdoruesit të kontrollojnë teknologjinë.

Software-i prek thellësisht krejt aspektet e jetës sonë. Është e
rëndësishme që kjo teknologji të na fuqizojë, jo të na kufizojë.
Software-i i Lirë i jep kujtdo të drejtën të përdorë, kuptojë, përshtatë
dhe ndajë software-in me të tjerët. Këto të drejta janë përkrahje për të
tjera liri themelore, të tilla si ajo e fjalës, shtypit dhe privatësisë.

 == Mësoni Më Tepër[49] Dhuroni ==

Free Software Foundation Europe është një organizëm joqeveritar dhe
jofitimprurës. Puna jonë[50] bëhet e mundur nga një bashkësi
vullnetarësh[51], Anëtarësh Shok[52] dhe dhuruesish[53]. Dhurimet tuaja
janë kyçe për fuqinë dhe autonominë tonë. Ato na lejojnë të vazhdojmë
punën për Software-in e Lirë, kurdo që të jetë e nevojshme, dhe të jemi
një zë i pavarur.

    - Dhuroni[54]   Free Software Foundation Europe[55]  Rreth Nesh[56]

    - Puna Jonë[57]

    - Fushata[58]

    - Kontribuoni[59]

    - Lidhuni Me Ne[60]

-

    - Dhuroni[61]  Përkrahje[62]

    - Blini[63]

    - Dhurues[64]

        - Anëtarësi Shok[65]  Bëhuni Pjesë[66]

        - Kartë[67]

        - F.A.Q.[68]

    -

-

    - Fushata[69]  Dita e Lirisë së Dokumenteve[70]

    - Çlironi Android-in Tuaj[71]

    - Lexues PDF-sh[72]

    - Pyetni Kandidatët Tuaj[73]

    - DRM.info[74]

-

    - Lajmet e Reja[75]  Zyra e Shtypit[76]

    - Buletine[77]

    - Blogje Planet[78]

    - Veprimtari Së Afërmi[79]

-

    - Asistencë Ligjore[80]  Shërbime dhe Garant Ligjor[81]

    - Dokumentim[82]

    - Rrjet Ligjor[83]

    - Konferenca[84]

-

    - Software-i i Lirë[85]  Përkufizim[86]

    - Shoqëri e Lirë[87]

    - Edukim[88]

    - Biznes[89]

-

Ndryshuar së fundi më: 2016-12-08 16:29:56 (automatic)

- Kod burim[90]

- Kontribuoni te ekipi Web[91]

Doni të përktheni këtë faqe?[92]
Ky është një përkthim jozyrtar. Ju lutemi, shihni edhe tekstin
origjinal[93] të kësaj faqeje.

Copyright © 2001-2015 Free Software Foundation Europe[94].

- Lidhuni me ne[95]

- Informacion ligjor[96] / Rregulla Privatësie[97] / Përkushtimi Ndaj
  Transparencës[98]

Lejohet kopjimi fjalë për fjalë dhe shpërndarja e tërë këtij artikulli,
në çfarëdo media, me kusht që të ruhet ky shënim.

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://fsfe.org/join/nltr16
  2. https://fsfe.org/news/2016/news-20161110-01
  3. https://fsfe.org/about/team#general-assembly
  4. https://k7r.eu/there-is-no-free-software-company-but/
  5. http://blog.3rik.cc/2016/09/what-do-political-parties-in-berlin-think-about-internet-policy-issues/
  6. https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/201610-germany-berlin-handlungsempfehlungen
  7. http://blog.3rik.cc/2016/11/die-neue-berliner-koalition-und-freie-software-zwei-schritte-vor-einer-fehlt-noch/
  8. https://blog.mehl.mx/2016/openrheinruhr-2016-a-report-of-iron-and-freedom/
  9. http://programm.openrheinruhr.de/2016/events/496.de.html
 10. http://programm.openrheinruhr.de/2016/events/445.de.html
 11. http://programm.openrheinruhr.de/2016/events/494.de.html
 12. https://fsfe.org/about/localteams#netherlands
 13. http://t-dose.org/
 14. http://opensourcesummit.paris/preinscription-conferences.html?orderby=time
 15. https://fsfe.org/join/nltr16
 16. https://dnugbb.azurewebsites.net/events/die-freie-software-foundation-europe-fsfe-stellt-sich-vor/
 17. https://www.koikonfait.com/event/5827d03e0cdaab447d1ccf28/paneldebatt-vem-ager-vad-pa-internet
 18. https://2016.fiffkon.de/
 19. https://europa.eu/digitec/event/open-source/
 20. https://fsfe.org/contribute/spreadtheword#nocloud
 21. https://wiki.fsfe.org/Migrated/KnowledgeBase/PromotionMaterial/noCloud
 22. http://blog.3rik.cc/2016/11/localizing-our-nocloud-slogan/
 23. https://blog.mehl.mx/2016/build-fsfe-websites-locally/
 24. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=1497
 25. http://www.taringamberini.com/en/blog/fsfe/adoption-of-free-software-pdf-readers-in-italian-regional-public-administrations-third-monitoring/
 26. https://iain.learmonth.me/post/2016/pathspider-plugins/
 27. https://blogs.fsfe.org/kuleszdl/2016/11/02/android-data-backup/
 28. https://blogs.fsfe.org/kuleszdl/2016/11/05/benchmarking-microsd-cards/
 29. https://danielpocock.com/using-a-fully-free-os-for-devices-in-the-home
 30. https://fsfe.org/news/2016/news-20161202-01
 31. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/hungary-aims-get-rid-it-vendor-lock
 32. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/parliament-navarre-should-move-use-open-source
 33. http://www.pcworld.com/article/3129360/france-adds-source-code-to-list-of-documents-covered-by-freedom-of-information-laws.html
 34. https://www.april.org/en/progress-report-aprils-campaign-around-french-digital-republic-bill
 35. https://opensource.com/business/16/11/fiware-platform
 36. https://joinup.ec.europa.eu/community/eupl/news/commission-and-jrc-distribute-new-software
 37. https://www.bea.gov/developers/r-index.htm
 38. https://itsfoss.com/linux-99-percent-top-500-supercomputers/
 39. https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html
 40. http://fellowship.fsfe.org/join/nltr16
 41. https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html
 42. https://fsfe.org
 43. https://fsfe.org/news/newsletter.sq.html
 44. https://fsfe.org/news/news.sq.html
 45. https://fsfe.org/events/events.sq.html
 46. http://planet.fsfe.org
 47. https://fsfe.org/contact/community.sq.html
 48. https://fsfe.org/donate/index.sq.html
 49. https://fsfe.org/about/about.sq.html
 50. https://fsfe.org/work.en.html
 51. https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html
 52. https://fsfe.org/fellowship
 53. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html
 54. https://fsfe.org/donate/donate.html?ref-followupbox
 55. https://fsfe.org/index.sq.html
 56. https://fsfe.org/about/about.sq.html
 57. https://fsfe.org/work.sq.html
 58. https://fsfe.org/campaigns/campaigns.sq.html
 59. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 60. https://fsfe.org/contact/contact.sq.html
 61. https://fsfe.org/donate/donate.sq.html#ref-fullmenu
 62. https://fsfe.org/support/support.sq.html
 63. https://fsfe.org/order/order.sq.html
 64. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html
 65. https://fsfe.org/fellowship/index.sq.html
 66. https://fsfe.org/fellowship/join.sq.html
 67. https://fsfe.org/fellowship/card.sq.html
 68. https://fsfe.org/fellowship/faq.sq.html
 69. https://fsfe.org/campaigns/campaigns.sq.html
 70. http://www.documentfreedom.org
 71. https://fsfe.org/campaigns/android/android.sq.html
 72. https://fsfe.org/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.sq.html
 73. https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/askyourcandidates.sq.html
 74. http://drm.info
 75. https://fsfe.org/news/index.sq.html
 76. https://fsfe.org/press/press.sq.html
 77. https://fsfe.org/news/newsletter.sq.html
 78. http://planet.fsfe.org/
 79. https://fsfe.org/events/events.sq.html
 80. https://fsfe.org/legal/index.sq.html
 81. https://fsfe.org/activities/ftf/services.sq.html
 82. https://fsfe.org/activities/ftf/documentation.sq.html
 83. https://fsfe.org/activities/ftf/network.sq.html
 84. https://fsfe.org/activities/ftf/legal-conference.sq.html
 85. https://fsfe.org/freesoftware/index.sq.html
 86. https://fsfe.org/freesoftware/basics/summary.sq.html
 87. https://fsfe.org/freesoftware/society/society.sq.html
 88. https://fsfe.org/freesoftware/education/education.sq.html
 89. https://fsfe.org/freesoftware/enterprise/enterprise.sq.html
 90. https://fsfe.org//fsfe.org/source/news/nl/nl-201612.sq.xhtml
 91. https://fsfe.org//fsfe.org/contribute/web/index.sq.html
 92. https://fsfe.org//fsfe.org/contribute/translators/index.sq.html
 93. https://fsfe.org/news/nl/nl-201612.en.html
 94. https://fsfe.org//fsfe.org/index.sq.html
 95. https://fsfe.org//fsfe.org/contact/contact.sq.html
 96. https://fsfe.org//fsfe.org/about/legal/imprint.sq.html
 97. https://fsfe.org//fsfe.org/about/legal/imprint.sq.html#id-privacy-policy
 98. https://fsfe.org//fsfe.org/about/transparency-commitment.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list