Buletini i FSFE-së - Nëntor 2016

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Wed Nov 9 13:52:29 CET 2016


 = Buletini i FSFE-së - Nëntor 2016 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201611.sq.html ]

 == Konsultim publik mbi Anëtarësinë tonë Shok ==

Që prej 2005-s, FSFE-ka ka mirëmbajtur dy marka të dallueshme: FSFE-në
dhe Anëtarësinë tonë Shok. Ndërkohë që kjo kish kuptim fillimisht, është
bërë gjithnjë e më e parehatshme mënyra se si kjo krijoi një ndarje mes
Anëtarëve Shok dhe FSFE-së si dy entitete të ndarë, pavarësisht faktit
që punojmë të tërë tok! Për këtë arsye, e kemi ulur numrin e
veprimtarive tona që promovojnë "Anëtarësinë Shok" si diçka ndaras nga
FSFE-ja, dhe tani flasim më tepër rreth "Grupesh FSFE", në vend se
"Grupe Anëtarësie Shok", kur vjen puna për grupet tanë vendorë.

Tani na duhet të dalim me një vendim se si të zhvillohen këto marka në
të ardhmen. Bazuar një një diskutim fillestar mes bashkërenduesve tanë
dhe ekipit tonë bazë, kemi hartuar një propozim që e gjeni më poshtë:
ai, në thelb, nënkupton se do ta nxjerrim nga përdorimi Anëtarësinë
Shok, dhe do të bëjmë gjithçka tok nën ombrellën e FSFE-së. Si një pjesë
e rëndësishme e bashkësisë tonë, idetë tuaja janë të vlefshme për ne.
Për këtë konsultim publik, do të ishim të lumtur të dëgjonim mendimet
tuaj mbi këtë temë deri më 30 Nëntor 2016, pas së cilës do të sjellim
një përmbledhje të ideve të marra, mbi të cilat do të bazojmë vendimin
tonë.

Çfarëdo ndryshimesh që do të rrjedhin nga ky propozim, në formën e tij
të tanishme apo si do ta formojmë bazuar në mendimet e marra, do të
vihen në jetë gjatë 2017-s. Mendimet tuaja mund t’i jepni te
contact at fsfe.org.

Ju lutemi, mbani parasysh se në propozimin e mëposhtëm përdorim termin
"Përkrahës" si një alternativë e re për "Anëtar Shok". Do të donim shumë
të dëgjonim mendimin tuaj edhe mbi këtë pikë. Te mundësitë e tjera të
propozuara përfshihen "Patron", "Përkrahës", "Kontribues", "Dhurues",
dhe, me gjasa, emra të tjerë që mund t’ju vijnë në mend. Mbetet edhe
mundësia për të ruajtur emrin "Anëtar Shok" si term, dhe të nxirret nga
përdorimi vetëm "Anëtarësia Shok".

 === PROPOZIM ===

Emrat "Anëtarësi Shok" dhe "Anëtar shok" nxirren nga përdorimi.
Veprimtaritë e kryera nga grupe vendore, ose që ndryshe janë emërtuar
duke i lidhur me markën "Anëtarësi Shok", duhet të kalojnë nën emrin
"FSFE": veprimtari FSFE, grup vendor FSFE, e me radhë.

"Bashkësia" jonë është cilido që identifikohet si pjesëtar i FSFE-së,
qoftë kjo përmes përkrahjes dhe nxitjes së veprimtarive tona, përmes
kontributit financiar, ose duke marrë pjesë në punën tonë. Duam që
cilido të jetë pjesë e bashkësisë sonë, pavarësisht nga shkalla e tyre e
angazhimit.

Cilido që kontribuon financiarisht, duke patur në mendje të kontribuojë
periodikisht, është një "Përkrahës" i FSFE-së. Këshilli mund të vendosë
një dysheme minimum për kontribute periodike, për të kompensuar kostot e
transaksioneve. Nga pikëpamja financiare, Përkrahësit tanë furnizojnë
themelet e qëndrueshme mbi të cilat ekziston FSFE-ja: kontributet e tyre
periodike i japin organizmit qëndrueshmëri. Kontribuesit që dhurojnë
vetëm një herë i quajmë "Dhurues".

Këdo që dëshiron të jetë pjesë e veprimtarive tona, e nxitim të bëhet
pjesë e një prej ekipeve tona: qoftë një ekip rreth një subjekti të
dhënë (përkthim, webmaster, ose të ngjashme), qoftë ekip gjeografik
(ekipi i Berlinit, ekipi skandinav, e me radhë). Duke u bërë pjesë e një
prej ekipeve tona, ata bëhen "Anëtar Ekipi" i atij ekipi (anëtar i
ekipit system-hackers, anëtar i ekipit të përkthimeve).

 == EIF v.3 – shtetasit kërkojnë më tepër Software të Lirë, ndërsa bizneset kërkojnë të promovojnë Standarde të Hapura të vërteta ==

Komisioni Europian (EC) ka botuar më së fundi përmbledhjen e
kontributeve të marra për konsultimin e tij publik rreth rishikimit të
Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë[1] (EIF), një grup udhëzimesh për
administrata publike mbi ofrimin prej tyre të shërbimeve e-qeveri. FSFE-
ja ka parashtruar më herët komentet e veta dhe rekomandimet për skicën e
propozuar[2]. Sipas përfundimeve të konsultimit publik, shumica e
përgjigjeve nga shtetasit kërkuan më tepër Software të Lirë dhe
Standarde të Hapura, gjatë rishikimit të EIF-së, ndërkohë që përgjigjet
nga bizneset dhe organizmat private kërkuan që Komisioni Europian "të
promovojë përdorimin e standardeve të hapura (të vërteta) dhe përkrahje
të standardeve në teknologjitë e reja". Shpresojmë që Komisioni Europian
të ndjekë dëshirat e shtetasve të BE-së dhe t’i sendërtojë këto
rekomandime në EIF-në e rishikuar.

 == Nga bashkësia ==

André Ockers shkroi rreth pjesëmarrjes së tij në Kuvendin e parë të
FSFE-së dhe kremtimit të 15-vjetorit të saj[3], siç bëri edhe Guido
Arnold, që shkroi në blog rreth përvojës së tij në kuvendin e FSFE-
së.[4]

-
Björn Schießle shkruan në blog mbi Historinë dhe të Ardhmen e Federimit
në Re[5] ku shpjegon konceptin e ndarjes së të dhënave me të tjerët
sipas modelit shërbyes-me-shërbyes në Owncloud/Nextcloud dhe zhvillimet
e tij drejt një "ID-je të federuar në re", që duket i ngjashëm me një
adresë email. Ashtu si edhe email-i, "reja e federuar" i referohet një
përdoruesi në një shërbyes të dhënë.

-
Ju interesojnë komunikimet e atypëratyshme? Daniel Pocock ju nxit të
bëheni një folës dhe të merrni pjesë në FOSDEM 2017[6], një nga
konferencat më të mëdha në botë të programuesve të Software-it të Lirë
në veçanti.

-
Iain R. Learmonth paraqet PATHspider 1.0.0 dhe nxjerr në pah ndryshimet
që janë bërë pjesë e versionit më të ri[7] të kësaj platforme për
analiza rrjeti.

-
David Boddie ju jep një shpjegim hap pas hapi se si të krijohen pamje
disku për sistemin operativ Inferno[8].

-

 == Ç’kemi bërë tjetër? ==

Zv.presidenti i tanishëm i FSFE-së, Alessandro Rubini, e la postin e tij
për ta përqendruar punën e vet me bashkësinë e Software-it të Lirë në
Itali. Në vendin e tij vjen Heiki Lõhmus, një student i inxhinierisë
aeronautike, nga Estonia[9]. Alessandro Rubini është mbrojtës për një
kohë të gjatë i Software-it të Lirë: si zv.president i FSFE-së, ai ka
dhënë ndihmesë përmes përpjekjesh të paçmueshme për shpënien përpara të
Software-it të Lirë, jo vetëm në Itali, por kudo në Europë. Heiki Lõhmus
ka lobuar aktivisht në qeverinë estoneze për botimin e software-it të
përdorur për zgjedhjet në Estoni si Software i Lirë dhe tani merr
skeptrin e zv.presidentit të FSFE-së për të vazhduar punën e shkëlqyer
të Rubini-t.

-
FSFE-ja i dërgoi qeverisë se re që po krijohet në shtetin e Berlinit tre
rekomandime për veprim lidhur me nxitjen e përdorimit dhe sendërtimeve
të Software-it të Lirë[10] (në gjermanisht).

-
Grupi vendor i FSFE-së për Rinin/Mainin qe i pranishëm në festivalin e
rrugës (Rotlintstraßenfest) në Frankfurt[11] për të promovuar FSFE-në
dhe për të shpjeguar dhe informuar njerëzit mbi Software-in e Lirë.

-
Hacker-at tanë të sistemit kanë vendosur të nxjerrin nga puna shërbimin
tonë (shumë) të vjetër për blloqe shënimesh[12]. Ftojnë këdo të
interesuar që FSFE-ja të ofrojë një shërbim blloqesh shënimesh të lidhet
me ta për të krijuar një ekip të ri që të mund të krijojnë një shërbim
të ri blloqesh shënimesh.

-
Nga 24 deri më 27, presidenti i FSFE-së, Matthias Kirschner dhe
analistja e politikave në FSFE, Polina Malaja, morën pjesë në disa
veprimtari bashkësish në Greqi. Mbajtën biseda në Universitetin Kombëtar
Teknik të Athinës[13], në Athens Hackerspace[14] (në greqisht) dhe në
Fondacionin Kombëtar Grek të Kërkimeve[15] (në Greqisht).

-
Më 4-6 Tetor, FSFE-ja qe e pranishme me një stendë në LinuxCon +
ContainerCon Europe 2016[16], që u zhvillua në Berlin.

-
"FreieSoftwareOG" përfaqësoi FSFE-në me një stendë në Ofenburg[17] (në
gjermanisht).

-

 == Hidhuni në veprim! ==

Ju lutemi, lexoni propozimin lidhur me markën e Anëtarësisë Shok më
sipër dhe na dërgoni komentet ose mendimet tuaja te contact at fsfe.org.

 == Lajme të Mira nga Software-i i Lirë ==

Autoriteti i prokurimeve publike të shtetit frëng rinovoi dy kontratat e
veta për shërbime asistence të software-it të lirë që u furnizohet
ministrive dhe agjencive të tjera qeveritare[18]. Të dyja kontratat i
janë akorduar Linagora-s, një furnizues frëng shërbimesh software-i të
lirë dhe qenë filluar së pari më 2012-n. Të tjera lajme të mira nga
Franca dhe qyteti i Nantës, ku kalimi në LibreOffice Prillin e shkuar i
ka ulur kostot TI me 1.6 milionë euro[19] dhe do të vazhdojë t’i kursejë
administratës publike 260 000 euro në vit.

 == FSFE-ja në shtyp ==

- netzpolitik.org [DE] Berliner Koalitionsverhandlungen als Chance für
  Freie Software[20].

- netzpolitik.org [DE] Urheberrecht: USA erlaubt Tüfteln an eigenen
  Geräten[21].

- PCMAG [EL], The President of the FSFE in Athens[22].

- Business news [EL], GFOSS: Talks about Free Software[23].

- Greek Union of Computer Engineers [EL], Free Software Day with the
  FSFE President Matthias Kirschner[24].

- epixeiro.gr [EL], Free Software, Open Access and Enterpreuneship
  Day[25].

 == Na ndihmoni të përmirësojmë buletinin tonë ==

Mendoni se humbëm ndonjë lajm, ose do të donit të shfaqen në buletinin
tonë të ardhshëm lajme të caktuara? Keni lexuar diçka në shtyp rreth
FSFE-së dhe do të donit ta ndanit me ne? Për të tilla, dhe çfarëdo
mendimesh të tjera, na shkruani te newsletter at fsfeurope.org

Falënderojmë krejt vullnetarët[26], anëtarët shok[27] dhe korporatat
dhuruese[28] që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj, Erik Albers, Olga Gkotsopoulou, Jonas Öberg dhe Polina
Malaja, FSFE[29]

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. http://blogs.fsfe.org/polina/2016/10/31/eif-v-3-citizens-demand-for-more-free-software-while-businesses-seek-to-promote-true-open-standards/
  2. https://fsfe.org/activities/os/eif-v3.en.html
  3. https://blogs.fsfe.org/ao/2016/10/18/my-participation-in-the-first-fsfe-summit-and-15th-anniversary-celebration/
  4. https://blogs.fsfe.org/guido/2016/10/my-fsfe-summitqtcon/
  5. http://blog.schiessle.org/2016/07/04/history-and-future-of-cloud-federation/
  6. https://danielpocock.com/fosdem-2017-rtc-cfp
  7. https://iain.learmonth.me/post/2016/pathspider-stable/
  8. http://www.boddie.org.uk/david/www-repo/Personal/Updates/2016/2016-10-16.html
  9. https://fsfe.org/news/2016/news-20161031-01.en.html
 10. https://fsfe.org/campaigns/askyourcandidates/201610-germany-berlin-handlungsempfehlungen
 11. http://blogs.fsfe.org/guido/2016/10/fsfe-booth-at-street-festival-in-frankfurt/
 12. https://wiki.fsfe.org/Teams/System-Hackers/Decommissioning-Pad
 13. https://foss.ntua.gr/wiki/index.php/%CE%91%CF%81%CF%87%CE%B9%CE%BA%CE%AE_%CF%83%CE%B5%CE%BB%CE%AF%CE%B4%CE%B1
 14. https://www.hackerspace.gr/#/updates/967244
 15. https://opensource.ellak.gr/2016/10/27/apologismos-imeridas-elefthero-anikto-logismiko-anikti-prosvasi-me-ton-ton-proedro-tou-fsfe-matthias-kirschner/
 16. http://events.linuxfoundation.org/events/linuxcon-europe
 17. http://blogs.fsfe.org/fast_edi/?p=502
 18. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/france-renews-its-two-free-software-support-contracts
 19. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/nantes-open-source-cuts-recurring-charges
 20. https://netzpolitik.org/2016/berliner-koalitionsverhandlungen-als-chance-fuer-freie-software/
 21. https://netzpolitik.org/2016/urheberrecht-usa-erlaubt-tuefteln-an-eigenen-geraeten/
 22. https://gr.pcmag.com/eleuthero-logismiko/23652/news/o-proedros-tou-free-software-foundation-europe-sten-athena
 23. http://www.businessnews.gr/article/53076/eellak-imerida-gia-eleythero-logismiko
 24. http://bit.ly/2ep13c1
 25. http://bit.ly/2eoYmqW
 26. https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html
 27. http://fellowship.fsfe.org/join
 28. https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html
 29. https://fsfe.org


More information about the Newsletter-sq mailing list