Buletini i FSFE-së - Gusht 2016

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Thu Aug 11 11:11:57 CEST 2016


 = Buletini i FSFE-së - Gusht 2016 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201608.sq.html ]

 == "Free and Open Source Security Audit" në BE i duhen përshtypjet nga bashkësitë e Software-it të Lirë ==

Synimi i projektit pilot "Free and Open Source Security Audit" (FOSSA)
është të shtojë sigurinë e Software-it të Lirë të përdorur nga
institucionet europiane. FSFE-ja e ka ndjekur projektin që në fillimin e
2014-s. Tani së fundi, Komisioni Europian botoi materialet e para të
bazuara në intervista të bëra prej tyre me palët e interesuara[1]. Edhe
pse FSFE-ja e përkrah plotësisht këtë nismë europiane, sendërtimi i
projektit na bën të shqetësohemi. Analizës së parë të FOSSA-s i mungon
të kuptuarit e Software-i të Lirë; ajo përmban disa gabime; dhe është
bazuar në intervista të përgjithshme të bëra keq. Presidenti i FSFE-së,
Matthias Kirschner[2] dhe përfaqësuesi i Anërarësisë Shok të FSFE-së,
Mirko Böehm[3], që qenë intervistuar që të dy për projektin, kanë
përmbledhur mangësitë më të dukshme të materialeve të botuara nga FOSSA.
Megjithatë, duke e parë punën nga një tjetër perspektivë: FOSSA është
ende në hapat e para dhe me ndihmën e më tepër ekspertëve të Software-it
të Lirë, mund ta kthejmë FOSSA-n në drejtimin e duhur. FSFE-ja do të
vazhdojë t’i ndjekë nga afër sendërtimet e pritura të FOSSA-s. Nëse keni
ndonjë koment apo mendime lidhur me nismën, ju lutemi, mos ngurroni t’i
ndani mendimet tuaja me ne te lista jonë e diskutimeve[4] ose dërgojini
drejtpërsëdrejti për Matthias Kirschner-in. Në këtë mënyrë, do të bëjmë
të mundur që krejt shqetësimet me vend t’i komunikohen BE-së.

 == Italia ka në plan të reshtë përkrahjen eksplicite për Software-in e Lirë në e-qeveri ==

Qeveria e Italisë ka në plan të rishikojë në Ligjin për Administratën
Dixhitale kushtin që kërkon që administratat publike t’u japin përparësi
zgjidhjeve software të ripërdorshme, me bazë Software-in e Lirë[5].
Ndryshimet prekin edhe botimin dhe mirëmbajtjen e një liste standardesh
të hapura TIK, të cilat përdoren nga administratat publike. Zbatimi i
këtij propozimi do të thoshte që qeveria të mos ketë më nevojë që
agjencia kombëtare për Dixhitalizimin e Sektorit Publik (AGID) të ofrojë
për zbatim mundësi lidhur me ndërveprueshmërinë, ose t’i japë përparësi
Software-it të Lirë. Deputetë të parlamentit italian kanë shprehur
shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara. Këshilltari i Përgjithshëm
i FSFE-së, Carlo Piana pat këshilluar dikur autoritetet italiane lidhur
me udhëzimet për sendërtimin e Ligjit për Administratën Dixhitale[6],
dhe në letrën e tij për Tech Economy[7] (në italiasht) kundërshtoi
planet e qeverisë.

 == Nga bashkësia ==

- Daniel Pocock shpjegon problemet e sigurisë në verifikimet me SMS dhe
  telefon, dhe shtron pyetjen sa llogari celularësh do të komprometohen
  këtë verë[8].

- Hannes Hauswedell shpjegon se si mund të zëvendësoni një nënpemë git
  me një nënmodul git, në mënyrë retroaktive[9].

- Polina Malaja jep një përmbledhje mbi krijimin e Organizatës Europiane
  të Sigurisë Kibernetike (OESK) dhe shpjegon pse shumë probleme sigurie
  mund të shmangen duke përdorur sa më shumë që të jetë e mundur
  Software të Lirë[10].

- Daniel Pocock shpjegon se si mund të ndihmoni me mbikëqyrjen e
  paketave në Debian dhe Ubuntu.[11]

- Wolfgang Romey shkruan mbi jetëgjatësinë e pajisjeve teknike dhe
  nevojës që ato kanë për Software-in e Lirë[12] (Gjermanisht).

 == Ç’kemi bërë tjetër? ==

- Në fillim të kësaj vere, FSFE-ja tok me 72 organizma të tjerë
  nënshkroi një letër në përkrahje të një asnjanësie të fortë në rrjet.
  Komisioni Europian megjithatë duket se është në krah të kërkesave për
  asnjanësi të dobët në rrjet të parashtruara nga koalicioni i 17 ISP-ve
  më të mëdha në të ashtuquajturin '5G manifesto'. Analistja jonë e
  politikave, Polina Malaja, shkroi në blog rreth hapave shqetësues për
  dobësimin e asnjanësisë së fortë në rrjet në emër të
  'novacioneve'[13].

- Presidenti Kirschner mbajti një fjalë në Universitetin Teknik të
  Berlinit rreth rëndësisë së Software-it të Lirë dhe paraqiti disa nga
  sukseset e punës së FSFE-së.

- Ekipi italian i FSFE-së qe i pranishëm me një stendë në Wikimania
  2016, në Esino Larino, Itali.

 == Hidhuni në veprim! ==

Nga 1 Gushti, një ligj i i gjerman do t’u lejojë përdoruesve të zgjedhin
lirisht pajisjen e tyre rrugëzuese. FSFE-ja dëshiron të sigurohet që
gjithkush të njohë të drejtat e tyre të reja dhe u kërkon përdoruesve të
raportojnë lidhur me raste kur mundësuesit e shërbimeve internet (ISP)
përpiqen t’u shmangen rregullave të reja[14]. Rregullat e reja janë
konceptuar për të eliminuar turbullinë e mëparshme të praktikës së
"rrugëzuesve të detyruar" të zbatuar me detyrim mbi përdoruesit nga ISP-
të. Megjithatë, është e nevojshme të sigurohemi se ligji i ri do të
vihet në jetë.

Nëse jeni klient i një mundësuesi gjerman shërbimesh internet, ju
kërkojmë të ushtroni të drejtën tuaj të re dhe filloni të përdorni një
pajisje alternative, më e mira mundësisht do të ishte një që funksionon
me Software të Lirë. Ju lutemi, na e bëni të ditur në patët apo jo
probleme me xhirimin e një rrugëzuesi të ri dhe na ndihoni të
grumbullojmë përshtypjet te faqja jonë wiki[15]. Nëse nuk keni ndonjë
pajisje alternative, FSFE-ja mund të ofrojë disa të tilla për testim. Ju
lutemi, për më tepër të dhëna rreth kësaj shihni te faqja jonë wiki.

 == Good Free Software news ==

Komisioni Europian do të shpërblejë zgjidhje TI ekzistuese që janë
zhvilluar dhe hedhur në qarkullim nga administrata publike, dhe që mund
të ripërdoren edhe më tej nëpër Europë, falë përdorimit të licencave për
Software të Lirë[16]. Adullact, shoqata frënge e administratave publike
që përdorin software të lirë, ka krijuar Comptoir-du-Libre.org, një sajt
që synon të ndihmojë vendim-marrësit e sektorit TI në administratat
publike të kalojnë nën Software të Lirë[17]. Këshilli bashkiak i qytetit
spanjoll Ciudad Real votoi në favor të një vendimi për kalimin e 400
kompjuterave të administratës së qytetit nën Software të Lirë[18]
(Spanjisht). Fondacioni i Dijes së Hapët në Gjermani, në bashkëpunim me
Ministrinë Federale Gjermane të Arsimit dhe Kërkimit, nisi fondin
Prototype[19], që mbulon projekte Software të Lirë me një grant deri në
30 mijë euro, i hapur për këdo me banim parësor në Gjermani.

Faleminderit krejt vullnetarëve[20], anëtarëve shok[21] dhe korporatave
dhuruese[22] që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers, FSFE[23]

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://joinup.ec.europa.eu/community/eu-fossa/og_page/project-deliveries
  2. https://k7r.eu/fossa-now-we-need-feedback-by-the-real-experts/
  3. https://creative-destruction.me/2016/07/11/eu-fossa-needs-your-help-a-free-software-community-call-to-action/
  4. https://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/discussion
  5. http://www.funzionepubblica.gov.it/articolo/riforma-della-pa/10-02-2016/codice-dellamministrazione-digitale
  6. https://fsfe.org/news/2014/news-20140116-01.en.html
  7. http://www.techeconomy.it/2016/07/07/bulgaria-open-italia-qualche-passo-dietro/
  8. https://danielpocock.com/how-many-mobile-phone-accounts-will-be-hijacked-this-summer
  9. http://blogs.fsfe.org/h2/2016/07/27/retroactively-replacing-git-subtree-with-git-submodule/
 10. https://blogs.fsfe.org/polina/2016/07/11/ec-free-software-to-enhance-cybersecurity/
 11. https://danielpocock.com/help-monitoring-packages-in-debian-and-ubuntu
 12. https://blogs.fsfe.org/wromey/2016/07/16/anschlussfrage-warum-sind-nachhaltige-gerate-zudem-noch-technisch-ruckstandig/
 13. https://blogs.fsfe.org/polina/2016/07/15/on-carrots-and-sticks-5g-manifesto/
 14. https://fsfe.org/news/2016/news-20160725-01.en.html
 15. https://wiki.fsfe.org/Activities/CompulsoryRouters/Implementation/Germany
 16. https://joinup.ec.europa.eu/news/new-european-contest-promote-it-reuse
 17. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/new-site-promote-proven-open-source-ict-tools
 18. http://www.miciudadreal.es/2016/05/25/el-pleno-acuerda-caminar-hacia-el-software-libre/
 19. https://prototypefund.de/en/
 20. https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html
 21. http://fellowship.fsfe.org/join
 22. https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html
 23. https://fsfe.org


More information about the Newsletter-sq mailing list