Buletini i FSFE-së - Korrik 2016

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Tue Jul 12 18:03:53 CEST 2016


 = Buletini i FSFE-së - Korrik 2016 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201607.sq.html ]

 == EIF v. 3: Me kushte të dëmshme licencimi, BE-ja pengon synimet e veta për të promovuar ndërveprueshmëri më të mirë ==

FSFE-ja i ofroi Komisionit Europian mendimet e veta lidhur me rishikimin
që po i bëhet Kuadrit Europian të Ndërveprueshmërisë[1] (EIF). EIF synon
të promovojë ndërveprueshmëri të zgjeruar në sektorit publik të BE-së,
dhe gjendet përgjatë rishikimit të tretë që nga 2004. Edhe pse në
versionin projekt[2] i jepet përparësi Standardeve të Hapura në ofrimin
e shërbimeve publike, në të promovohen kushte të dëmshme licencimi FRAND
(të ahtuquajturat "fair, reasonable and non-discriminatory") për
standardet. Në praktikë, këto janë tejet anti-konkurrencë dhe të
papërshtatshme[3] jo vetëm për Software-in e Lirë por për krejt sektorin
software në përgjithësi. Veç kësaj, projekti shpërfill gjithashtu edhe
marrëdhënien e provuar mes ndërveprueshmërinë dhe Software-it të Lirë:
mjaft kuadro ligjore kombëtare kërkojnë shprehimisht që shërbimet e tyre
kombëtare të jenë të bazuara në Software të Lirë[4]. Ne i kërkuam
Komisioni Europian që t’i shohë këto dhe të tjera mangësi dhe të
sigurojë ndërveprueshmëri në një rrugë të efektshme[5]

 == Kuvendi i FSFE-së - Hapen regjistrime dhe si të merret pjesë ==

Më 2 deri më 4 Shtator do të mbahet kuvendi i parë i FSFE-së. Kjo është
veprimtaria kryesore për të mbledhur tok anëtarë dhe përkrahës të FSFE-
së nga krejt Europa[6]. Këto javët e fundit ekipi ynë i mrekullueshëm
për kuvendin e FSFE-së harxhoi kohë, ndalesa kafeje dhe kohë për ëndrrat
për t;ju ofruar një veprimtari e cila ia vlen të ndiqet dhe të jetë
kremtimi zyrtar i pesëmbëdhjetë vjetorit të FSFE-së. Veprimtaria do të
jetë mbarë-europiane, e organizuar për bashkësinë, do të përfshijë të
vjetër dhe të sapoardhur, dhe do të mbahet në zemër të Berlinit. Çdo
ditë do të ketë një temë të re, të cilat ngrihen përreth bisedash mbi
teknologjinë, lirnë dhe shoqërinë. Edhe së fundi, por jo për nga
rëndësia, veprimtari shoqërore në mbrëmje, që ju japin rastin të
takoheni me të tjerë, të ndani me ta ide dhe të planifikoni veprimtari
të reja.

Tashmë, regjistrimi për kuvendin e parë të FSFE-së është zyrtarisht i
hapur[7]. Për më tepër, në po atë faqe do të gjeni krejt të dhënat e
dobishme rreth pyetjesh që mund të keni lidhur me pjesëmarrjen. Më mirë
të shpejtoheni, se biletat dikur do të mbarohen!

Ju lutemi, kini parasysh që ekipi ynë për kuvendin është ende duke
punuar fort për t’i dhënë formë një programi frymëzues dhe të
baraspeshuar i cili përfundimisht do të njoftohet në javët e ardhshme.

 == Nga bashkësia ==

Pas lajmeve më të reja lidhur me sendërtim fshehtëzimi në aplikacione
popullore fjalosjesh, Hannes Hauswedell trajton aspektet e rëndësishme
të privatësisë në komunikime[8], dhe jep disa shembuj aplikacionesh të
tanishme dhe nga projekte në zhvillim e sipër që respektojnë privatësinë
në nivele të ndryshme. Tej fshehtëzimit, thotë Hannes, privatësia jonë
ka nevojë për Software-in e Lirë, pacenueshmërinë e pajisjeve dhe rrjete
të federuar. Framasoft e përktheu në frëngjisht këtë postim blogu[9].

-
Björn Schießle shkruan rreth Historisë dhe të Ardhmes së Federimit Në
Re[10], ku shpjegon konceptin e shkëmbimeve shërbyes-me-shërbyes në
rastin e Owncloud-it/Nextcloud-it dhe zhvillimin e tij si "ID e federuar
reje", që duket e ngjashme me një adresë email. Ashtu si edhe
email-i,"reja e federuar" i referohet një përdoruesi në një shërbyes të
dhënë.

-
Torsten Grote, anëtar i Asamblesë së Përgjithshme shkruan mbi procesin e
kalimit të Android-it në një produkt pronësor[11] dhe se si kjo
efektivisht gjymton versione të tjerë të Android-it dhe i bën ata
gjithnjë e më të padobishëm. Torsten gjithashtu mbron idenë se edhe
versione të gjymtuar të Android-it përfaqësojnë për bashkësitë një
themel të rëndësishëm për shtimin e lirisë së njerëzve.

-
Daniel Pocock shkruan mbi WebRTC-në dhe projekte komunikimi si pjesë e
Google Summer of Code, nën ombrellën e Projektit Debian[12]. Përmbledhja
e tij përfshin shtojca WebRTC për platforma CMS dhe web popullore,
alternativa vërtet peer-to-peer, si dhe platformën Linux Desktop
Telepathy.

-
Erik Albers shkruan se si tani së fundi ministrat e BE-së e humbën
rastin për ta bërë Software-in e Lirë pjesë integrale të strategjisë
Open Access dhe se pse nuk mund të ketë Shkencë të Hapur pa përdorimin e
standardeve të hapur dhe Software-it të Lirë[13].

-
Björn Schießle shkruan rreth Liri, po për kë[14], ku ndan me ne mendimet
e veta rreth dëmit të Contributor License Agreement (CLA) për bashkësitë
e Software-it të Lirë dhe se si mund të përfitojë biznesi dhe bashkësia
nga zhvillimi i zgjidhjeve plotësisht Software i Lirë.

-

 == Ç’kemi bërë tjetër? ==

Erik Albers, drejtuesi i ekipit për kuvendin, shkroi disa herë këtë muaj
rreth procesit në zhvillim e sipër të organizimit të kuvendit të parë të
FSFE-së. Në to përfshihet diskutimi rreth PR/Logo-s[15], rreth komitetit
të kuvendit[16] dhe rreth regjistrimit dhe ekipit pas tij[17].

-
FSFE-ja përkrahu krijimin e nismë Software Heritage, arkiv i kodit
Software të Lirë[18]. Ai grumbullon programe, aplikacione dhe copëza
kodi të hedhura në qarkullim nën licencë të lirë, prej një larmie të
gjerë burimesh aktive apo të thara kodi, me synim shpëtimin e kodit, që
ky të mos tretet në harresë.

-
Ca kohë më parë patëm një ide të krijonim degë kombëtare të FSFE-së, por
kjo doli e panevojshme. Matthias Kirschner deklaron tani se FSFE Chapter
Germany e.V. është mbyllur zyrtarisht[19].

-
FSFE-ja i dërgoi shqetësimet e veta zv.presidentit të Tregut të
Përbashkët Dixhital, Andrus Ansip, komisionerëve Elżbieta Bieńkowska,
Günther Oettinger, dhe Margrethe Vestager lidhur me kushtet e dëmshme të
licencimeve FRAND[20], pjesë e planeve të BE-së për standardizimet.

-
U bëmë pjesë e nismës "shoqëri civile transparente" që tani pasqyrohet
në një ndarje të re te faqja jonë Rreth[21]: Përkushtimi Ynë Ndaj
Transparencës[22] radhit krejt të dhënat e nevojshme për të qenë pjesë e
nismës.

-
FSFE Austria qe e pranishme me një stendë të FSFE-së në Veganmania 2016,
në Vjenë[23] (DE), në Fair Planet 2016 ne Linc[24] (DE) dhe nët
Linuxwochen Linz 2016[25].

-
Zv.presidenti i FSFE-së, Alessandro Rubini, ndihmoi në organizimin e
Konferencës Italiane të Software-it të Lirë, Confsl 2016 dhe përfaqësoi
FSFE-në në një sesion të posaçëm[26].

-
Grupi i FSFE-së për Munihun qe i pranishëm me një stendë FSFE në të
parin Corso Leopold 2016[27] (DE).

-
"FreieSoftwareAG" qe i pranishëm me një stendë FSFE në Offenburg[28]
(DE).

-

 == Hidhuni në veprim! ==

Siguroni biletën tuaj për të parin kuvend të FSFE-së, 2-4 Shtator[29]!

Veç kësaj, na ndihmoni të përhapim lajmin[30] te listat tuaja të
postimeve, blogun tuaj, kanalet tuaj të mediave shoqërore ose duke ua
dhënë lajmin fqinjëve tuaj.

 == Lajme të Mira Nga Software-i i Lirë ==

Shoqara April na njofton për përparimet në fushatën e tyre lidhur me
projektligjin mbi Republikën Dixhitale Frënge, ku parlamenti frëng i ka
dhënë përparësi Software-it të Lirë[31]. Edhe pse kuadri i përgjithshëm
ligjor në Francë po ndërmerr vetëm hapa bebeje për promovimin e
Software-it të Lirë, deri në fund të 2018-s, thuajse 70% e krejt
kompjuterave publikë në qytetin frëng të Fontenit do të xhirojnë nën
Linux[32]. Nga ana tjetër, Bullgaria është shndërruar në shembullin
frymëzues për sa u përket politikave të Software-it të Lirë, përmes
votimit të ligjit që kërkon që krejt software-i shkruar për qeverinë të
jetë Software i Lirë dhe të zhvillohet si i tillë në një depo
publike[33]. Andaluzia nuk mbetet pas në këtë prirje dhe ka njoftuar se
do të vazhdojë financimi i dy projekteve kyçe Software i Lirë të
rajonit, GECOS dhe Guadalinux[34]. Universitete në Europë po krijojnë
kurse për studentë që të ndihmojnë kompani në zgjedhje dhe përdorim
shërbimesh re të ndërtuara me Software të Lirë[35].

Faleminderit krejt vullnetarëve[36] , Anëtarëve Shok[37] dhe korporatat
dhuruese[38] që bëjnë të mundur punën tonë,

redaktorët tuaj Cellini, Polina dhe Erik, FSFE[39]

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://fsfe.org/news/2016/news-20160624-01.en.html
  2. https://ec.europa.eu/eusurvey/files/57b2ecd5-effa-4594-9ef2-47e7ecc67047
  3. https://fsfe.org/activities/os/why-frand-is-bad-for-free-software.en.html
  4. https://wiki.fsfe.org/Migrated/EU%20Policies%20overview%3A%20Free%20Software%20and%20Open%20Standards
  5. https://fsfe.org/activities/os/eif-v3.en.html
  6. https://fsfe.org/community/events/2016/summit/frontpage
  7. https://fsfe.org/community/events/2016/summit/attendance
  8. https://blogs.fsfe.org/h2/2016/05/31/why-privacy-is-more-than-crypto/
  9. https://framablog.org/2016/06/27/le-chiffrement-ne-suffira-pas/
 10. http://blog.schiessle.org/2016/07/04/history-and-future-of-cloud-federation/
 11. https://blog.grobox.de/2016/the-proprietarization-of-android-google-play-services-and-apps/
 12. https://danielpocock.com/webrtc-sip-xmpp-projects-gsoc-2016
 13. http://blog.3rik.cc/2016/06/there-is-no-open-science-without-the-use-of-open-standards-and-free-software/
 14. http://blog.schiessle.org/2016/06/15/freedom-for-whom/
 15. http://blog.3rik.cc/2016/05/fsfe-summit-about-logo-and-pr/
 16. http://blog.3rik.cc/2016/06/fsfesummit-some-updates-and-introducing-our-committee/
 17. http://blog.3rik.cc/2016/07/fsfesummit-registration-open/
 18. https://fsfe.org/news/2016/news-20160630-01
 19. https://k7r.eu/fsfe-chapter-germany-ev-officially-dissolved/
 20. https://fsfe.org/activities/os/why-frand-is-bad-for-free-software.en.html
 21. https://fsfe.org/about/about.en.html
 22. https://fsfe.org/about/transparency-commitment.en.html
 23. https://blog.widerstroem.com/weblog/6/veganmania-2016-in-wien
 24. https://blog.widerstroem.com/weblog/7/fair-planet-2016-in-linz
 25. https://blog.widerstroem.com/weblog/8/linuxwochen-linz-2016
 26. http://blogs.fsfe.org/rubini/2016/06/29/confsl-2016-the-italian-free-software-conference/
 27. https://www.softmetz.de/2016/06/13/erster-corso-leopold-2016-die-fsfe-war-dabei/
 28. http://blogs.fsfe.org/fast_edi/?p=502
 29. https://fsfe.org/community/events/2016/summit/attendance
 30. https://fsfe.org/community/events/2016/summit/frontpage#spreadtheword
 31. https://www.april.org/en/progress-report-aprils-campaign-around-french-digital-republic-bill
 32. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/%E2%80%98open-source-values-match-municipal-public-services%E2%80%99
 33. https://thepolicy.us/bulgaria-got-a-law-requiring-open-source-98bf626cf70a#.nfmord3u7
 34. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/andalusia-renews-funds-key-open-source-projects
 35. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/european-colleges-share-smes-open-source-training
 36. https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html
 37. http://fellowship.fsfe.org/join
 38. https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html
 39. https://fsfe.org


More information about the Newsletter-sq mailing list