Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2015

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Mon Dec 7 12:49:37 CET 2015


 = Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2015 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201512.sq.html ]

 == Nga FSFE-ja ==

 == Eurodeputetë në përkrahje të amendamenteve tona ==

Komisionet e Parlamentit Europian për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e
Konsumatorit (IMCO) dhe ai për Industrinë, Kërkimin dhe Energjinë (ITRE)
botuan një raport të përbashkët, nismë e tyre, bazuar në Strategjinë e
Komisionit për një Treg Dixhital Unik. Ekipi i FSFE-së për politikat e
shqyrtoi raportin dhe ka propozuar ndryshime për të përfshirë standarde
që janë të hapët, me natyrë minimale, dhe të sendërtueshëm me Software
të Lirë, për të integruar kështu kontroll të përdoruesit mbi të dhënat e
veta dhe për siguruar që reja e përbashkët unike mbi shkencën të
sendërtohet me Software të Lirë si bazë të vetën.

Për raportin janë kërkuar më tepër se 1000 amendamente nga eurodeputetë,
disa prej të cilëve i përkrahën vërejtjet dhe propozimet tona. Kjo flet
për një rritje të ndjeshmërisë në parlament kundrejt rëndësisë së
Software-it të Lirë në "punimin në re të kompjuterave", industrisë /big
data/ dhe standardizimit, si edhe në sektorin publik. Madje raportuesja
fiktive Cornelia Ernst, gjatë fjalës së saj në takimin e përbashkët mes
IMCO-s dhe ITRE-s, më 10 Nëntor, theksoi nevojën për t’u marrë me
Software-in e Lirë . Këtë muaj, më 14 Dhjetor, parlamenti do të votojë
për versionin përfundimtar të raportit.

Edhe pse raporti s’ka fuqi detyruese dhe Komisioni s’është i detyruar të
ndjekë rekomandimet e parlamentit, fakti që amendamentet tona u
përkrahën nga disa eurodeputetë është një hap i rëndësishëm. Veçanërisht
në parlament, i cili është më pak mikpritës kur vjen fjala për çështje
që lidhen me të drejtat dixhitale dhe Software-in e Lirë.

 == Gjermania miratoi ligj kundër rrugëzuesve të detyruar ==

Pas tre vjetësh lobimi intensiv nga FSFE-ja[1] dhe organizma të tjerë,
parlamenti gjerman, si dhe dhoma e dytë përfaqësuese, Këshilli Federal,
miratuan një ligj kundër rrugëzuesve të detyrueshëm, dhe pro zgjedhjes
së lirë të tyre nga përdoruesi. Ky është një hap i rëndësishëm drejt
mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës së drejtë mes prodhuesve.
Zgjedhja e lirë u jep përdoruesve edhe mundësinë të kujdesen për aspekte
kritike, të tilla si siguria apo privatësia në pajisjen e tyre të
parapëlqyer. Ligji do të hyjë në fuqi në mesin e 2016-s dhe do të
shërbente si shembull për krejt Europën. Ne do të përkrahim ligjshmëri
kudo që të jetë nevoja.

 == Sony Rootkit rishfaqet në titujt e shtypit 10 vjet më vonë ==

Në fund të Tetorit, FSFE-ja rikujtoi rreziqet që kufizimet teknike mbi
teknologjinë sjellin për lirinë e gjithkujt të merret me pajisjet e
veta. Prej kësaj, tema u rimor nga shtypi dhe të paktën një duzinë
artikujsh nga disa emra të mëdhenj burimi përmbanin lidhje për te faqja
e sajtit tonë me të dhëna të përgjithshme mbi FSFE-në. Ish-praktikanti
ynë, Asa Ritz përmblodhi[2] në blogun e tij mbulimin që patëm nga media.

 == Ç’kemi bërë tjetër? ==

- Presidenti i FSFE-së Matthias Kirschner, mbajti një bisedë rreth
  kompjuterit si një makinë universale[3], në Codemotion Berlin, dhe
  zhvilloi edhe një praktikë rreth kufizimeve mbi kufizime teknike, në
  "Open IT Summit"[4] në Berlin. Në një podkast, Matiasi kundërshtoi një
  "klauzolë joushtarake" në licencat e Software-it të Lirë[5].

- Bashkërenduesi i bashkësisë në FSFE, Erik Albers dhe bashkërenduesi i
  ekipit ligjor të FSFE-së, Matija Šuklje, morën pjesë në Copycamp
  Warsaw[6] ku u kujdesën për një stendë të FSFE-së dhe Matija për të
  mbajtur një bisedë rreth "Implikacioneve mbi Software-in e Lirë të
  Reformës së të Drejtave të Kopjimit në BE".

- FSFE-ja qe e pranishme në FSCONS[7], në Goteborg, Suedi. Në një postim
  blogu, Christian Kalkhoff shkroi rreth përshtypjeve të tij nga
  FSCONSe[8].

- "FSFE had its booths also at Open Source Summit in Paris, at Linuxday
  in Dornbirn, Austria, at T-Dose in Eindhoven, Netherlands and at
  OpenRheinRuhr Oberhausen, Germany." FSFE-ja qe e pranishme me stenda
  edhe në Open Source Summit në Paris[9], në Linuxday në Dornbirn[10],
  Austri, në T-Dose në Eindhoven[11], Hollandë, dhe në OpenRheinRuhr
  Oberhausen[12], Gjermani.

 == Hidhuni Në Veprim ==

- Nëse dëshironi të na takoni, do të gjeni anëtarë, anëtarë stafi dhe
  bashkësie nga FSFE-ja në stendën tonë në FOSDEM[13]. Dhe nëse shkoni
  në Chaos Communication Conference, #32C3, të këtij viti[14], mos
  harroni të vini te asambleja e FSFE-së[15], për të marrë pjesë në një
  nga sesionet tona ose thjesht për një pushim të shkurtër te "salloni
  ynë i Software-it të Lirë".

- Ekipi i FSFE-së për arsimin po rikoncepton fletëpalosjen mbi arsimin.
  Nëse dëshironi të merrni pjesë apo të jepni ide, mos ngurroni të
  merrni pjesë te faqja wiki[16].

- Grupi vendor i FSFE-së i Zurihut filloi një album fotografik që shfaq
  persona që përdorin Software të Lirë. Nëse doni, mund të bëheni pjesë
  e tij.[17]

- Në fushatën tonë Çlironi Androidin Tuaj theksojmë rëndësinë e
  Replicant-it si një sistem operativ me bazë Android 100% i lirë.
  Gëzohemi teksa shohim që ky biznes rritet, që zë e shet telefona me
  Replicant të instaluar[18] dhe shpresojmë se këtë shembull do ta
  ndjekin më shumë kompani.

- Nëse ju pëlqen sa kemi bërë në 2015-n dhe doni që të ta vazhdojmë
  punën e mirë gjatë 2016-s apo të bëhemi edhe më të fuqishëm, shihni
  mundësinë të na përkrahni përmes një dhurimi[19] ose të bëheni një
  anëtar mbështetës[20]. Financimi është kyç për ekzistencën tonë.

 == Nga bashkësia ==

- U themelua një ekip i ri: Rin-Vestfalia e Veriut është shteti më i
  madh në Gjermani, me tre grupe vendore FSFE deri sot. Këtë muaj
  mbajtën një takim inaugurimi për një grup veprimi që shtrihet në
  gjithë shtetin, Ekipi NRW[21]. Përveç bashkërendimit, the aktet
  parësore do të lidhen me edukimin e mësuesve[22].

- Në një takim vendor të FSFE-së në Dyseldorf, Andreas Schreiber foli
  për strategjinë e burimit të hapur të Aerospace Centre DLR të
  Gjermanisë[23] dhe kjo veprimtari u pasqyrua nga Observatori Europian
  i Burimit të Hapur[24]

- Pasi ofroi laptopë me Libreboot të instaluar për freie.computer[25]
  grupin vendor ekipi i FSFE-së për Zyrihun vendosi të organizojë ditë
  veprimtarish të tilla[26]

- Daniel Pocock raporton mbi krijim ekipesh rreth metodave SIP dhe XMPP
  për ndërlidhje në Debian dhe Fedora[27], si dhe shkroi një udhëzues
  për fillim të shpejtë të përdorimit të Blender-it për përpunim
  videosh[28]

- Marcus Möller përshtati Fedora 23 si një version Freed[29], që
  përfshin kernelin linux-libre dhe shfletuesin Icecat. Është hequr
  krejt firmware-i pronësor.

 == Lajme të Mira Software-i të Lirë ==

- Në shkallë *BE-je* : parlamenti europian i bën thirrje komisionit për
  zëvendësim sistematik në krejt institucionet e BE-së të software-it
  pronësor me Software të Lirë të verifikueshëm[30]. Në *Itali*, the
  Ministria e Mbrojtjes po zëvendëson Microsoft Office-in me
  LibreOffice-in[31] në 150 mijë kompjutera, çka përbën instalimin e
  dytë më të madh në Europë të LibreOffice-it. Ndërkohë, qyteti i dytë
  industrial për nga rëndësia në Italinë Jugore, Bari, është duke
  përfunduar shpërnguljen në LibreOffice[32] dhe ODF. Në të njëjtën
  kohë, në *Zvicër*, këshilli bashkiak i Bernës e ka urdhëruar degën TI
  t’i japë fund varësisë nga software-i pronësor[33], dhe të zëvendësojë
  software pronësor me zgjidhje Software i Lirë. Po ky shembull u ndoq
  nga *Danimarka* ku qyteti i Aarhusit po kërkon përdorimin e
  standardeve të hapura TI për krejt projektet e veta të ardhshme
  TI[34], që të mund të çlirojë veten nga kyçjet e tregtuesve. Së fundi
  një studim i kohëve të fundit në *Francë* ripohoi se administrata e
  vendit është ende një adoptuese e madhe e Software-it të Lirë në
  Francë[35]. Sipas studimit, tregu për Software të Lirë po rritet sipas
  një tendence lineare dhe do të rritet me 9% në vit deri më 2020-n.

Ky është buletini i fundit për 2015-n. Shumë faleminderit për vëmendjen.
Buletini i ardhshëm do t’ju vijë në fillim të Shkurtit 2016.

Me që ra fjala, ende po eksperimentojmë me rrugë dhe formate të rinj për
buletinin tonë. Ju lutemi, mos ngurroni të na jepni përshtypjet te
fellowship at fsfeurope.org.

Gëzuar Krishtlindjet dhe GNU-zuar Vitin e Ri!

Redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers FSFE[36]

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://fsfe.org/activities/routers/timeline.html
  2. http://blogs.fsfe.org/asawritz/2015/11/04/sony-rootkit-still-making-headlines-10-years-later-2/
  3. http://berlin2015.codemotionworld.com/talk-detail/?detail=1958
  4. http://www.gruene-fraktion-berlin.de/offener-it-gipfel
  5. http://blogs.fsfe.org/mk/podcast-on-non-military-use-clause-in-gnu-gpl/
  6. http://copycamp.pl/en/
  7. https://fscons.org/2015/
  8. https://blogs.fsfe.org/softmetz/?p=63
  9. http://www.opensourcesummit.paris/
 10. http://www.linuxday.at/
 11. http://www.t-dose.org/
 12. http://openrheinruhr.de/
 13. https://fosdem.org/2016/
 14. https://events.ccc.de/congress/2015/wiki/Main_Page
 15. https://events.ccc.de/congress/2015/wiki/Assembly:Free_Software_Foundation_Europe
 16. https://wiki.fsfe.org/Reasons_for_schools_to_use_Free_Software
 17. http://freie.software
 18. https://tehnoetic.com/tehnoetic-s2-phone-replicant
 19. https://fsfe.org/donate/donate
 20. https://fsfe.org/join
 21. https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1629
 22. http://blogs.fsfe.org/wromey/2015/11/22/grundungssitzung-des-nrw-teams-der-free-software-foundation-europe/
 23. http://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=1592
 24. https://joinup.ec.europa.eu/node/147875
 25. https://freie.computer/
 26. https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2015/11/27/flashdays-are-coming/
 27. http://danielpocock.com/building-teams-around-sip-and-xmpp-in-debian-and-fedora
 28. http://danielpocock.com/quick-start-blender-video-editing
 29. https://blogs.fsfe.org/mmoeller/2015/11/04/freed-ora-23-workstation-available/
 30. https://fsfe.org/news/2015/news-20151110-01.en.html
 31. http://www.computerweekly.com/news/4500256578/Free-software-gains-ground-in-the-Italian-public-administration
 32. https://joinup.ec.europa.eu/node/146281
 33. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/bern-council-demands-transition-open-source
 34. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/denmark%E2%80%99s-aarhus-insists-open-it-standards
 35. https://joinup.ec.europa.eu/node/147785
 36. https://fsfe.org/index.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list