Buletini i FSFE-së - Maj 2015

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Mon May 4 15:23:10 CEST 2015


 = Buletini i FSFE-së - Maj 2015 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201505.sq.html ]

 == Një plan i fshehtë veprimi për Software të Lirë nga Komisioni Europian ==

Komisioni Europian ka botuar një version të ri të strategjisë së vet mbi
përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. FSFE-ja e ndihmoi
Komisionin me të dhëna gjatë fazës së përditësimit dhe, teksa strategjia
është në përgjithësi e ngjashme me versionin e mëparshëm, ka disa
përmirësime[1].

Ndryshe nga versionet e mëparshëm, këtë herë strategjia shoqërohet nga
një plan veprimi që synon vënien e tij në zbatim. Megjithatë, plani i
veprimit nuk është publik, ndaj s’është e mundur të ndiqen përparimet e
Komisionit në synimet e veta. Do ta mirëprisnim botimin e planit të vet
të veprimeve nga ana e Komisionit.

 == Interpretime ligjesh që kufizojnë Software-in e Lirë në Zvicër ==

Synimi i FSFE-së është që software-i i zhvilluar me para taksash duhet
të hidhet në qarkullim si Software i Lirë. Duke u bërë kjo, administrata
publike do të forconte dhe stimulonte një treg të paanshëm TI-je.

Por në Zvicër hëpërhë ka paqartësi lidhur me zhvillimin dhe hedhjen në
qarkullim të Software-it të Lirë nga kontraktorë publikë. Paqartësitë
ridolën në pah pas zhvillimit dhe hedhjes në qarkullim të software-it
“OpenJusticia” nga Gjykata e Lartë Federale Zvicerane. Këshilli federal
tani dëshiron të shqyrtohet nëse botimi i Software-it të Lirë nga
administrata federale mund të lejohet shprehimisht. FSFE-ja kërkon të
sqarohet çështja[2], në mënyrë që software-i i financuar nga publiku të
mund të hidhet në qarkullim ligjërisht dhe pa dykuptimësi si Software i
Lirë.

 == 63 veprimtari anembanë botës për Standardet e Hapura ==

Edhe këtë vit, vullnetarë nga e gjithë bota, të përkrahur nga organizma
ndërkombëtare, si dhe nga politikanë dhe shërbime publike iu përgjigjën
kërkesës sonë për liri të dokumenteve. Për Ditën mbarëbotërore të Lirisë
së Dokumenteve u zhvilluar 63 veprimtari vendore në 31 vende në 4
kontinente. Lexoni raportin tonë për 2015-n[3] që të njiheni me
veprimtaritë politike, karikaturat dhe ilustrimet e reja, dhe hidhuni
një sy fotove nga veprimtaritë, përfshi ato të tortave të shijshme DFD.

 == Diçka krejtësisht tjetër ==

- Patëm botuar një deklaratë mbi ndryshimin e marrëdhënieve mes FSFE-së
  dhe Kern Sibbald-it[4]. Nëse jeni një programues që ka dhënë ndihmesë
  te Bacula, këshillojmë që t’i hidhni një sy marrëveshjeve Fiduciary
  Licence Agreements ose atyre për dhënie të drejtash kopjimi, të cilat
  keni pranuar, dhe të siguroheni se e kuptoni plotësisht se si ndikon
  mbi ju ky ndryshim. Nëse s’jeni i sigurt, mirëpresim email-in tuaj dhe
  do të bëjmë ç’është e mundur për t’ju ndihmuar. Ju lutemi, hidhuni një
  sy FAQ-eve tona mbi këtë çështje[5].

- Më 6 Maj 2015 FSF-ja do të organizojë Ditën Ndërkombëtare Kundër DRM-
  së. Mundeni të shtypni fletëpalosje DRM-je[6], t’i shpërndani ato
  gjatë asaj dite, dhe të bisedoni me shokë dhe kolegë tuajt mbi dëmin e
  DRM-së. Pak më parë, FSF-ja theksoi problemet me produktet e reja nga
  Apple[7], që përfshijnë software pronësor dhe teknologji DRM, të
  shpërndara përmes produkteve dhe shërbimeve të veta.

- Të Gjelbrit gjermanë duan[8] që qeveria të shtojë përkrahjen për
  Software-in e Lirë. FSFE-ja i ka ndihmuar gjatë disa kërkimeve në
  parlament lidhur me kalimin e Ministrisë së Jashtme gjermane në
  software jo të lirë. Mund të na ndihmoni të peshojmë përgjigjet e
  qeverisë[9] (në gjermanisht).

- Guido Arnold mbajti në Chemnitzer Linuxtage një fjalë rreth ekipit të
  FSFE-së për arsimin. Videoja “Përparësi dhe pengesa të Software-it të
  Lirë në arsim” tani gjendet në Internet[10] (mund të përdorni youtube-
  dl, për shembull, për ta shkarkuar).

- Nga grumbullimet Planet[11]:

    - Paul Boddie shkroi një postim të hollësishëm blogu pse Hardware-i
      i Hapur dhe Software-i i Lirë nuk janë thjesht vetëm për ata që
      marrin vesh[12].

    - Franz Gratzer botoi një letër të hapur për everymothercounts.org
      lidhur me reklamën e tyre për produkte Apple[13].

    - Mirko Böhm përmblodhi ndjesitë e tija mbi trajtimin e kartelave
      Emacs OrgMode, debatin mbi patentat në BE, dhe pushimet e
      veta[14].

    - Riccardo (ruphy) Iaconelli njofton se i është kthyer blogimit[15],
      pasi ka kryer kërkime në CERN dhe pasi ka krijuar WikiFM-në.

    - Ndërsa redaktori juaj shpjegoi se si të ndahen me të tjetër shumë
      lidhje njëherësh nën Android[16].


 == Aktivizohuni: Kontrolloni reklamat e mbetura për software jo të lirë ==

Po bëjmë gati fushatën PDFreaders, dhe na duhet ndihma juaj që të matim
suksesin e saj.

E nisur më 2009, qëllimi i FSFE-së qe të çliroheshim nga reklamat për
lexues pronësorë PDF-sh. U përqendruam në sajte administratash publike,
dhe mjaft vetë na ndihmuar të grumbullojmë të dhëna kontaktesh për më
shumë se 2000 sajte publikë që i bënin reklamë software-it jo të lirë.
Mjaft vetë na ndihmuan të lidhemi me administrata publike, qeveri të
ndryshme u vunë në dijeni të problemit dhe botuan udhëzime. Deri sot
dimë që 772 raste nga 2110 u ndreqën, që përbën një shkallë suksesi 36%.

Por për shumicën e vendeve nuk e kemi kontrolluar gjendjen këtu e disa
muaj. Ndaj na duhet ndihma juaj për një raund përfundimtar. Kërkojmë
vullnetarë që mund të na ndihmojnë të kontrollojmë sajte në gjuhë
origjinale, duke ndjekur hap pas hapi udhërrëfyesin e dhënë në fund të
postimit përkatës[17].

Faleminderit krejt vullnetarëve[18], anëtarëve shok[19] dhe korporatave
dhuruese[20] që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE[21]

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. https://fsfe.org/news/2015/news-20150401-01.sq.html
  2. https://fsfe.org/news/2015/news-20150306-01.sq.html
  3. http://documentfreedom.org/news/2015/news-20150408-01.html
  4. https://fsfe.org/news/2015/news-20150414-01.sq.html
  5. https://fsfe.org/activities/ftf/faq-bacula.sq.html
  6. https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.sq.html#drm-leaflet
  7. https://www.fsf.org/blogs/community/watch-your-freedom-because-apples-not
  8. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/german-greens-want-increased-support-open-source
  9. https://fsfe.org/news/2015/news-20150401-02.sq.html
 10. https://www.youtube.com/watch?v=uyDi6pkc6l8
 11. http://planet.fsfe.org
 12. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=908
 13. http://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2015/03/28/open-letter-to-everymothercounts-org-apple-advertisement/
 14. http://creative-destruction.me/2015/04/04/parsing-emacs-orgmode-files-eu-patent-debate-and-vacation/
 15. http://blogs.fsfe.org/ruphy/2015/04/back-on-the-web/
 16. http://blogs.fsfe.org/mk/sharing-multiple-links-on-android/
 17. http://blogs.fsfe.org/mk/final-pdfreaders-advertisement-squashing/
 18. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 19. http://fellowship.fsfe.org/join
 20. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html
 21. https://fsfe.org/index.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list