Buletini i FSFE-së – Qershor 2014

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Wed Jun 4 18:14:32 CEST 2014


 = Buletini i FSFE-së – Qershor 2014 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201406.sq.html ]

 == Siguria është e ndërvarur: Tani jemi të tërë përdorues të Gmail-it ==

Shqetësoheni dhe kujdeseni për privatësinë dhe, ose paguani për një
mundësues email-i, ose mundet edhe që xhironi shërbyesin tuaj për email,
për të ruajtur autonominë, kontrollin dhe privatësinë e email-eve tuaj.
Këtë e bëni ngase dëshironi të siguroheni që asnjë nga kompanitë e mëdha
të mos ketë kopje të krejt email-it tuaj personal. Por, prapëseprapë,
kjo nuk i pengon kompanitë e tjera të fusin duart në të dhënat tuaja.
Nuk mjafton thjesht të shqetësoheni dhe kujdeseni për sigurinë tuaj,
nëse po përpiqeni ta rrisni atë. Lypset të bindni të tjerët, ata me të
cilët shkëmbeni mesazhe, ta rritin sigurinë e tyre gjithashtu: siç
shprehet Jacob Appelbaum, siguria është e ndërvarur[1].

Anëtari i bordit të FSF-së, Benjamin Mako Hill, pyeti veten se sa nga
email-et e tij kanë përfunduar në duart e kompanive të tilla si Google.
Ndaj shkroi një program për të kontrolluar dhe analizuar krejt email-et
e tij që nga Prilli i 2004-s (koha kur u shfaq Gmail-i së pari).
Lexojeni vetë se ç'zbuloi Beniamini[2], ç'gjetën Karsten Gerloff-i i
FSFE-së[3] dhe Hugo Roy[4], kur kryen të njëjtën provë, dhe pse të mos i
provoni dhe ju vetë, për email-in tuaj, këto programthe?

 == Ç'është ajo që keni në xhep, dritë dore apo spiun? ==

Shumë programe që njerëzit instalojnë në pajisjet e tyre Android
dhunojnë sigurinë e tyre. Është bërë e rëndomtë që këto programe t'u
kërkojnë përdoruesve të pranojnë terma dhe kushte të cilat as nuk
lexohen dot, që pasi instalohen, munden të tregojnë se ku gjendet
pajisja (dhe kështu edhe përdoruesi) në atë çast, dhe që munden të hyjnë
dhe të përdorin të dhëna personale, të tilla si libër adresash të
përdoruesit ose mesazhe të tij. Dhe kështu, një gjë në dukje e
pafajshme, fjala vjen një dritë dore në telefon, mundet të dhunojë
privatësinë e përdoruesit.

Për zotëruesit e pajisjeve celulare është e rëndësishme të kenë një
shitore programesh që ofron përjashtimisht Software të Lirë. Ngaqë kjo
nënkupton se kodi burim të mund të kontrollohet nga palë të pavarura nga
tregtuesi, këto mund të kontrollojnë se ç'bën vërtet një program, dhe të
zbulojnë ose edhe heqin drejtpërdrejt mekanizma të dëmshëm. Përfundimi
do të ishte një vend që ofron software me licenca të cilat i respektojnë
të drejtat e përdoruesit, në vend se t'i dhunojnë ato.

Muajt e fundit kemi parë se gjithnjë e më shumë njerëz shqetësohen
lidhur me software-in në pajisjet e tyre celulare. Redaktori i buletinit
ka përmbledhur atë që po ndodh në kuadrin e fushatës Çlironi Android-in
Tuaj[5], përfshi promovimin në Greqi, gjendjen e përditësimeve dhe
përkthimeve të fletëpalosjeve për F-Droid, një intervistë me
programuesin e F-Droid-it, dhe mbi pjesëmarrjen e tij në një veprimtari
të parlamentit gjerman mbi mbrojtjen e konsumatorit në sferën e
telefonisë celulare.

 == Një tjetër makth sigurie: DRM ==

Pas një zbatice të mundshme DRM-je në Europë[6], është e rëndësishme të
rritet ndërgjegjësimi rreth kësaj çështjeje. Nuk mund të rrimë të
heshtur kur disa kompani e përdorin Administrimin Dixhital të Kufizimeve
për të hartuar ligjet e tyre të të drejtave të kopjimit, për të na
kufizuar, dhe për të na dobësuar sigurinë tonë në TI. Mjaft organizma,
përfshi EFF-në[7], April-in, dhe ne, morën pjesë në Ditën Kundër DRM-
së[8], të organizuar nga FSF-ja për të nxjerrë në pah rreziqet e DRM-së.
FSFE-ja e shfrytëzoi rastin për t'u lidhur me Komisionin Europian përmes
një Letre të Hapur mbi DRM-në në HTML5[9]. Shpjeguam se DRM-ja bie ndesh
drejtpërsëdrejti me interesat e shumicës së gjerë të përdoruesve të
Internetit kudo.

Vetëm pak ditë më pas bashkësia e Software-it të Lirë mori një lajm të
hidhur nga Mozilla: DRM-ja do të sendërtohet në Firefox (pjesa përkatëse
quhet EME). Reagimet shkojnë nga dënimi që i bën FSF-ja partneritetit
mes Mozilla-s dhe Adobe-s[10], te përligjja e vendimit të saj nga vetë
Mozilla[11] , te të tjerë që e përkrahin[12], dhe deri te Glyn Moody që
kritikon përmes krahasimit të misionit të Mozilla-s me veprimin e saj të
fundit[13]. Si përherë, na intereson të dimë mendimin tuaj. Ç'mendoni
rreth vendimit të Mozilla-s dhe arsyetimit të saj? Ç'mund të bëjë
bashkësia e Software-it të Lirë si kundërpeshë të kësaj lëvizjeje? Na e
bëni të ditur te lista e diskutimeve publike[14].

 == Diçka krejt tjetër ==

- Ekipi holandez i FSFE-së shkroi një tekst të shkurtër "Rëndësia e
  Software-it të Lirë"[15] (mund të lexohet edhe në Hollandisht[16] )
  mbi rëndësinë e Software-it të Lirë dhe përfundimet e tyre për entet
  rregullatore. Teksti nxjerr në pah pyetjen kyçe për shoqërinë tonë se
  "kush e kontrollon software-in?". "Kur nuk e kontrollojmë ne software-
  in që përdorim, na kontrollon ai ne. Dhe cilido që kontrollon
  software-in, na kontrollon ne atëherë." Teksti mandej u përdor për të
  ndikuar kandidatë të nënshkruajnë Paktin për Software të Lirë[17] -
  një projekt i shoqatës April[18] dhe i përkrahur nga mjaft organizma,
  përfshi FSFE-në.

- Grupe Anëtarësie Shok: Pas dy vjetësh pranie në Asamblenë e
  Përgjithshme të FSFE-së, Nikos Roussos filloi tani takime vendore
  FSFE-je në Athinë[19]. Më tej, pamë takimin e parë të Anëtarësisë Shok
  në Wiesbaden[20]. Veç kësaj, grupe të reja po takohen rregullisht tani
  e tutje në Zyrih dhe Këln.

- Organizmi ynë vëlla, FSF-ja, akordoi dëftesën Respekton Lirinë Tuaj
  (RYF) për kartën USB rrjeti pa fill, Tehnoetic TET-N150[21]. Dëftesa
  RYF jepet për produkte që plotësojnë standardet e FSFE-së mbi lirinë,
  kontrollin e tyre mbi produktin dhe privatësinë e përdoruesve.
  Vizitorët e stendës së FSFE-së në FOSDEM mundet t'i kenë parë tashmë
  këto karta, të shitura në stendën tonë nga Tiberiu C. Turbureanu.

    - Nga grumbullimet planet[22]:  Carsten Agger-i shpjegon se ç'duan
      të thonë lidhur me patentat e software-it përfundimet e
      referendumit danez mbi gjykatën europiane të patentave dhe
      patentën e njësuar[23].

    - Leena Simon botoi një sprovë mbi rëndësinë e autorësisë së ideve
      dhe rrjedhat e informacionit, me titull "Mbështetje në Supet e
      Kulturës së Lirë"[24].

    - Redaktori i këtij buletini shkroi mbi platformën hardware Novena
      për hacker-a dhe përudhësit Software të Lirë[25] dhe dokumentoi
      hapat për krijimin e një fjalëkalimi të ri wifi sipas një mënyre
      të përshtatshme për pajisjet celulare[26].

    - Henri Bergius kaloi tri ditë në veprimtarinë GNOME Developer
      Experience duke u marrë me programim NoFlo runtime-i për
      GNOME-n[27].

    - Mario Fux shkroi se bashkësia KDE e Debianit ka nevojë për
      ndihmë[28].

    - Praktikanti ynë i ri Bela Seeger[29] dhe anëtari i vjetër shok
      Paul Adams[30] raportojnë nga Linuxtag-u në Berlin.

    - Ndërsa Konstantinos Boukouvalas shkroi mbi degë të LPI-së,
      openLabs-in dhe OSCAL-in, si edhe për bashkësinë shqiptare të
      Software-it të Lirë[31].

-

 == Aktivizohuni: Përvoja juaj me burime programimi për fëmijë ==

Veç botimit të lajmeve mbi Software-in e Lirë në arsim[32] ekipi ynë për
arsimin u jep përgjigje mjaft pyetjeve nga njerëz që dëshirojnë të
përdorin më tepër Software të Lirë në arsim.

Meqë ekipit të arsimit i kanë ardhur kërkesa për burime të mira për t'u
mësuar programim fëmijëve, Guido Arnold-i mendoi se përgjigja (ose më
mirë një përmbledhje e përgjigjeve) mund të ishte me interes edhe për të
tjerët. Ndaj e botoi përmbledhjen[33]. Për të përmirësuar pjesën e
sajtin tonë web për arsimin, ju lutemi të na jepni përshtypjet dhe
sugjerimet tuaja mbi këto burime. Sa ju pëlqejnë, a keni përvojë me
ndonjë prej tyre, ç'qe e mirë, ku patët probleme, dhe cilat burime kemi
harruar?

Faleminderit krejt vullnetarëve[34], Anëtarëve Shok[35] dhe korporatave
dhuruese[36] që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. http://www.roussos.cc/2014/05/14/our-privacy-is-interdependent/
  2. http://mako.cc/copyrighteous/google-has-most-of-my-email-because-it-has-all-of-yours
  3. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/05/27/were-all-gmail-users-now-pt-2
  4. http://hroy.eu/posts/gmail-most-email/
  5. https://blogs.fsfe.org/mk/consumer-protection-for-mobiles-is-it-a-torch-light-or-a-spy-in-your-pocket/
  6. http://lwn.net/Articles/584167/
  7. https://www.eff.org/deeplinks/2014/05/how-drm-harms-our-computer-security
  8. http://www.defectivebydesign.org/thanks-for-a-great-international-day-against-drm
  9. https://fsfe.org/news/2014/news-20140506-01.sq.html
 10. https://www.fsf.org/news/fsf-condemns-partnership-between-mozilla-and-adobe-to-support-digital-restrictions-management
 11. https://hacks.mozilla.org/2014/05/reconciling-mozillas-mission-and-w3c-eme/
 12. https://leomca.github.io/2014/05/15/Mozilla-and-DRM.html
 13. http://blogs.computerworlduk.com/open-enterprise/2014/05/whither-mozilla/index.htm
 14. https://mail.fsfeurope.org/mailman/listinfo/discussion
 15. https://blogs.fsfe.org/flx/2014/05/07/the-importance-of-free-software/
 16. https://blogs.fsfe.org/flx/2014/05/07/het-belang-van-vrije-software/
 17. http://freesoftwarepact.eu
 18. http://www.april.org/
 19. http://www.roussos.cc/2014/04/30/athens-free-software-monthly-meetups/
 20. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/05/report-from-the-first-fellowship-meeting-in-wiesbaden/
 21. https://www.fsf.org/news/tehnoetic-wireless-usb-adapter-now-fsf-certified-to-respect-your-freedom
 22. http://planet.fsfe.org
 23. https://blogs.fsfe.org/agger/2014/05/26/elections-14-not-much-to-celebrate/
 24. http://leena.de/standing-on-the-shoulders-of-free-culture/
 25. https://blogs.fsfe.org/mk/support-hardware-computing-platform-for-hackers-and-free-software-drivers-now/
 26. https://blogs.fsfe.org/mk/how-to-generate-a-new-wifi-password-the-mobile-friendly-way/
 27. http://bergie.iki.fi/blog/flowhub-gnome-dx/
 28. https://blogs.fsfe.org/mario/?p=231
 29. https://blogs.fsfe.org/seeger/2014/05/23/linuxtag-2014/
 30. https://blogs.fsfe.org/padams/?p=303
 31. http://blogs.fsfe.org/boukouvalas/?p=556
 32. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/05/free-software-in-education-news-april/
 33. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/05/teach-programming-with-free-software/
 34. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 35. http://fellowship.fsfe.org/join
 36. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list