Buletini i FSFE-së - Prill 2014

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Fri Apr 4 10:17:49 CEST 2014


 = Buletini i FSFE-së - Prill 2014 =

[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201404.sq.html ]

 == Dita e Lirisë së Dokumenteve: Standardet e Hapura të shpjeguara si për gjyshen ==

Edhe pse më tepër sipërmarrës dhe politikanë po e kuptojnë rëndësinë e
Standardeve të Hapura, njerëzit nuk e shohin lidhjen me jetën e tyre të
përditshme. Kjo është arsyeja pse më 26 Mars organizuam sërish Ditën e
Lirisë së Dokumenteve[1] (DLD). Këtë vit patëm plot material të ri:
fletëpalosje të reja, në gjuhë të ndryshme, me shpjegime mbi Standardet
e Hapura[2], dhe një seri vizatimore[3] ju tregojnë pse do të duheshin
përdorur Standardet e Hapura, që të mos keni probleme me kartelat tuaja
kur të jeni të moshuar.

Pati të paktën 51 veprimtari në 22 vende[4], të organizuara nga një
shumicë grupesh të pavarura. Vullnetarët e FSFE-së në Mbretërinë e
Bashkuar dhanë një çmim për The OpenStreetMap Foundation ne
Birmingam[5], ndërsa Werner Koch nga FSFE-ja mori pjesë në një
veprimtari mbi Standardet e Hapura në Kriptografi, në Parlament[6].
Grupi ynë vendor në Linc organizoi një stendë informacioni në qendër të
qytetit[7], dhe në mbrëmje mbajtën në universitet një bisedë rreth
Standardeve të Hapura. Në stendën e Vjenës vullnetarët tanë patën një
problem me skulptoren e një monumenti[8], por prapëseprapë shpërndanë
një sasi të madhe fletëpalosjes dhe dhanë informacione rreth Software-it
të Lirë dhe Standardeve të Hapura edhe për katër oficerë miqësorë
policie. Ekipi ynë i DLD-së[9] është ende në grumbullim e sipër të
informacioneve se çfarë u bë gjatë javës së DLD-së, dhe do të botojë një
raport të plotë gjatë Prillit.

 == Institucion i BE-së pranon robërimin nga Microsoft-i ==

Në një letër të kohëve të fundit për eurodeputeten Amelia
Andersdotter[10] (PDF), Komisioni Europian pranon se është në një
gjendje "robërie efektive" nga Microsoft-i. Ashtu si e ka treguar FSFE-
ja në mënyrë të përsëritur, se ky është një problem i pazgjidhur për
Komisionin, Këshillin dhe Parlamentin. Ditën e Lirisë së Dokumenteve
FSFE-ja dhe Open Forum Europe i dërguan një letër të hapur Parlamentit
Europian dhe Komisionit Europian, në të cilën viheshin në dukje bllokimi
prej tregtuesi në rastin e Microsoft-it[11].

 == Përdorimi i Software-it të Lirë në sektorin arsimor të Holandës ==

Lajmet mbi Software-in e Lirë në arsim për Shkurtin[12] janë gati,
përfshi një përditësim rreth fushatës NLEdu[13]: Kevini raporton se
drejtori komercial i SchoolMaster-it, furnizuesi më i madh holandez për
software administrim ELO-sh/nxënësish, ripohoi se në Prill do të hedhin
në qarkullim një version HTML5, të pavarur nga platformat, duke
zëvendësuar kështu versionin për Silverlight. Kjo do të përbënte një
sukses për fushatën NLEdu, ngaqë u lejon përdoruesve të Software-it të
Lirë të përdorin materiale kursesh me çfarëdo shfletuesi. Kevin
Keijzer-i ka botuar të dhëna të hollësishme rreth kësaj çështjeje[14].

 == Diçka krejt tjetër ==

- Për zgjedhjet e Parlamentit Europian, 22-25 Maj, FSFE-ja përkrah
  Paktin për Software të Lirë, dhe WePromise.Eu nga EDRi[15].
  Vullnetarët tanë u morën me përkthimet, dhe po ndihmojnë në promovimin
  e fushatës[16].

- Karsten Gerloff mori pjesë në takimin e parë të Rrjetit Ligjor Aziatik
  (Asian Legal Network) në Hong Kong[17]. Shumica e pjesëmarrësve vinin
  nga kompani teknologjike në Tajvan, Kinë, Hong Kong, dhe Kore. Bëhet
  fjalë për një varg takimesh të përbashkëta për FSFE-në, Open Invention
  Network-un dhe Linux Foundation-in. I frymëzuar nga Rrjeti Ligjor, të
  cilin FSFE-ja e ka vënë në jetë që prej 2006-s[18], ka të njëjtin
  synim me të: t'u mundësojë ekspertëve ligjorë të ndajnë me njëri-
  tjetrin dije mbi Software-in e Lirë.

- FSFE-ja i uron mirëseardhjen në Përfaqësinë e Përgjithshme[19]
  përfaqësuesit të ri të Anëtarësisë Shok, Stefan "Penny" Harmuth[20].

- PDFreaders: Heiki njofton pse na u desh të hiqnim SumatraPDF nga
  pdfreaders.org[21], ngaqë përmban kod jo të lirë.

- Takime vendore të Anëtarësisë Shok të FSFE-së: Guido Arnold njofton
  prej takimit në Frankfurt[22] dhe bën të ditur edhe planin për
  veprimtaritë e ardhshme në Wiesbaden, Bad Homburg, dhe, sigurisht, në
  Frankfurt. Falë Simon Wächter-it, grupi ynë në Zyrih iu rikthyen
  takimeve të tyre të përmuajshme të Anëtarësisë, pas disa kohësh
  shkëputjeje të veprimtarisë[23].

- Pas disa vitesh, bashkërenduesi ynë i ekipit të arsimit, Guido Arnold,
  vizitoi më në fund Chemnitzer Linuxtage[24]. Si edhe në vitet e
  shkuara, FSFE-ja qe e pranishme me një stendë, dhe shpërndau
  fletëpalosjet tona të reja për fillestarë rreth Software-it të
  Lirë[25], shkruar nga grupi ynë i Anëtarësisë në Vjenë për një
  festival vegan dhe që tani është i shtypur në Anglisht, Gjermanisht,
  Frëngjisht, dhe i shtypshëm në Finlandisht. Veç kësaj, redaktori juaj
  mbajti një fjalë rreth kërcënimeve ndaj kompjuterit për përdorim të
  përgjithshëm.

- Mirëpresim botimin nga ana e Aleancës për Biznes me Burim të Hapur
  (OSB Alliance) të një udhërrëfyesi se si të prokurohet Software i Lirë
  për administratën publike, për administratën publike gjermane[26].

- Gjatë LibrePlanet 2014 çmimet e Software-it të Lirë iu dhanë Programit
  të Fondacionit GNOME për Mbërritjen te Femrat, dhe Matthew Garrett-
  it[27], për punën e tij në mbajtjen e "Nisjes së Sigurt"[28] të
  përputhshme me Software-in e Lirë. Dan Fritzmartin dokumentoi hapat se
  si krijoi një video për LibrePlanet-in duke përdorur vetëm Software të
  Lirë[29].

- Çlironi Android-in Tuaj[30]: Paul Kocialkowski nga Replicant zbuloi
  një deriçkë të pasme te Samsung Galaxy[31]. Me pak fjalë, këto pajisje
  kanë një program pronësor userspace i cili pranon kërkesa prej
  firmware-i pronësor për modifikim të sistemit të kartelave. Duke
  zëvendësuar atë program userspace me një të lirë, kjo deriçkë e pasme
  mund të mbyllet nga Replicant -- sigurisht që firmware-i pronësor i
  modemit prapë do të ketë kontroll të mjaftueshëm mbi pajisje, sa të
  kryente mjaft gjëra të dëmshme.

- Provinca Autonome e Bolcanos do të rrisë përdorimin nga ana e saj të
  Software-it të Lirë, njoftoi guvernatori i saj, Arno Kompatscher[32].
  Parlamenti Europian dëshiron që departamenti i vet TI të rehabilitojë
  programin e tij pilot për desktopin GNU/Linux. Të martën, komiteti i
  PE-së mbi kontrollin buxhetor pranoi një kërkesë nga eurodeputetët
  Bart Staes dhe Amelia Andersdotter për të rifilluar programin pilot
  për desktopin GNU/Linux[33], arkivuar më 2012-n.

- Nga grumbullimet planet[34]:

    - Sajoni një ftesë për artikuj, përzgjidhni një dorë fjalimesh,
      botoni një plan, merrni me qira një mjedis, shisni ca sende -
      zbavituni: kaq është, në thelb, çka duhet për të organizuar një
      konferencë, apo jo? Në teori ndoshta - në praktikë - jo dhe aq.
      Anëtarja shoqe, Isabel Drost-Fromm po u tregon të tjerëve përvojën
      e saj në organizim veprimtarish, që kështu të munden të mësojnë
      prej saj[35], p.sh. se si rritja e çmimit të biletave lidhet me
      orët tuaja të gjumit.

    - Hugo Roy e konsideron vetveten një përdorues të plotë Turing[36].
      Për të kuptuar këtë na drejton te një sprovë e këshillueshme e
      Olia Lialina-s[37]. Lidhur po me këtë, nëse nuk e keni parë sajtin
      për zbulim gabimesh, të Benjamin Mako Hill-it[38], ia vlen ta
      shihni.

    - Henrik Sandklef shkruan se ç'është arsimi[39], dhe mbi kërkimet e
      tij për një strategji mbi dhënie mësim programimi
      fillestarëve[40].

    - Nikos Roussos shkruan se pse është e vështirë që të funksionojë
      shpërndarja[41], dhe pse ndodh centralizimi. Ai është i mendimit
      se të tërë ne tok mund të ngremë një Internet që është i
      shpërndarë, edhe pse kjo lyp përpjekje dhe vendosmëri.

    - Ai dokumenton gjithashtu si të montohet Popcorn Time prej burimi
      dhe se si të xhirohet[42].

    - Jens Lechtenbörger përshkruan fiksim dëshmish në GNU Emacs[43].

    - Timo Jyrinki prej ekipit tonë finlandez shkruan rreth problemeve
      gjatë kalimit në Qt 5.2.1, për Ubuntu, çka përfshin afërsisht 130
      paketa burim[44].

    - Franz Grazer shkroi një artikull lidhur me pyetjen: A na duhet
      DRM-ja?[45], ku mbron tezën se Software-i i Lirë nuk do të duhej
      të merrej fare me DRM-në, për sa kohë që bëhet fjalë për kyçje dhe
      bllokime.

    - Matija dokumentoi Si të krijoni blogun tuaj të bazuar në Pelican,
      duke përdorur ownCloud dhe WebDAV[46] dhe raporton lidhur
      përfundimet e veta të para me provën e brisqeve DE për rruajtje me
      vaj[47].


 == Hidhuni në veprim: E drejta për të mos paguar për software jo të lirë ==

Sekretet e zbuluara nga Edward Snowden lidhur me survejimin masiv të
komunikimeve dëshmon për nevojën që çdo person të jetë në gjendje të
kontrollojë kompjuterin dhe telefonin e tij. Por prodhuesit e
kompjuterave dhe telefonave, dhe shitësit e tyre, zakonisht e detyrojnë
përdoruesin të përdorë programe që rrezikojnë privatësinë e tyre.

Çdo person, atëherë, duhet të ketë mundësinë të mos pranojë të paguajë
për software jo të lirë, dhe t'i lejohet të zgjedhë programet që xhiron
në kompjuterin dhe telefonin e tij, në rastin tonë një sistem operativ
Software të Lirë dhe tjetër Software të Lirë.

Ne iu bashkuam organizmave të tjerë anembanë botës[48] në kërkesën e
tyre për zgjedhje pa vargonj të sistemit operativ në telefona, laptopë
dhe të tjera pajisje kompjuterike.

Këtë muaj ju kërkojmë të nënshkruani peticionin ndërkombëtar[49], dhe të
na ndihmoni ta përhapim[50]!

Falënderime për krejt vullnetarët[51], Anëtarët Shok[52] dhe korporatat
dhuruese[53] që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

-- 
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>

  1. http://documentfreedom.org
  2. http://documentfreedom.org/promotion.html
  3. https://blogs.fsfe.org/mk/comic-and-quotes-why-you-should-use-open-standards/
  4. http://documentfreedom.org/events/events.html
  5. http://documentfreedom.org/news/2014/news-20140324-01.html
  6. http://www.greenmediabox.eu/archive/2014/03/26/greensefa-4th-document-freedom-day/
  7. https://blogs.fsfe.org/jzarl/2014/03/29/celebrating-document-freedom-day-in-linz/
  8. https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2014/03/28/document-freedom-day-in-vienna-2014/
  9. http://documentfreedom.org/contact.html
 10. https://ameliaandersdotter.eu/sites/default/files/andersdotter_annex.pdf
 11. https://fsfe.org/news/2014/news-20140326-02.sq.html
 12. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/03/free-software-in-education-news-collection-february/
 13. http://fsfe.org/campaigns/nledu/
 14. http://blogs.fsfe.org/the_unconventional/2014/03/04/nledu-progressions-and-some-regressions/
 15. https://fsfe.org/news/2014/news-20140304-01.sq.html
 16. https://blogs.fsfe.org/hugo/2014/03/the-free-software-pact-for-the-european-elections/
 17. https://fsfe.org/news/2014/news-20140314-01.sq.html
 18. https://fsfe.org/activities/ftf/network.sq.html
 19. https://fsfe.org/about/team.sq.html#id-general-assembly
 20. https://fsfe.org/news/2014/news-20140303-01.sq.html
 21. https://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2014/03/05/pdfreaders-org-removal-of-sumatrapdf-due-to-use-of-non-free-code/
 22. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/03/report-of-latest-fellowship-meeting-in-frankfurt/
 23. http://wiki.fsfe.org/FellowshipEvents/Zurich%202014-03-06
 24. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/03/dieses-jahr-geht-es-endlich-nach-chemnitz/
 25. https://fsfe.org/contribute/spreadtheword.sq.html#free-software
 26. http://www.osb-alliance.de/themen-aktuelles/detailansicht/artikel/cebit-kostenloser-praxisratgeber-der-open-source-business-alliance-fuer-beschaffer-der-oeffentliche/
 27. https://www.fsf.org/news/free-software-award-winners-announced
 28. http://fsfe.org/campaigns/generalpurposecomputing/secure-boot-analysis.html
 29. https://www.fsf.org/blogs/community/how-i-made-a-video-for-libreplanet-using-all-free-software
 30. https://fsfe.org/campaigns/android/android.sq.html
 31. https://www.fsf.org/blogs/community/replicant-developers-find-and-close-samsung-galaxy-backdoor
 32. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/south-tyrol-increase-use-free-software
 33. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/european-parliament-covets-restart-linux-pilot
 34. http://planet.fsfe.org
 35. http://blog.drost-fromm.de/posts/how-hard-can-it-be-organising-a-conference.html
 36. http://hroy.eu/posts/im-a-turing-complete-user/
 37. http://contemporary-home-computing.org/turing-complete-user/
 38. http://revealingerrors.com/
 39. http://sandklef.wordpress.com/2014/03/19/education-nevermid-what-was-it-anyway-pt-i/
 40. http://sandklef.wordpress.com/2014/03/04/wanted-a-strategy-for-teaching-programming-to-newbies/
 41. http://www.roussos.cc/2014/03/12/making-things-distributed-is-hard/
 42. http://www.roussos.cc/2014/03/21/building-running-popcorn-time/
 43. https://blogs.fsfe.org/jens.lechtenboerger/2014/03/23/certificate-pinning-for-gnu-emacs/
 44. http://losca.blogspot.de/2014/03/qt-521-in-ubuntu.html
 45. https://blogs.fsfe.org/franz.gratzer/2014/03/08/do-we-need-drm/
 46. http://matija.suklje.name/how-to-write-your-pelican-powered-blog-using-owncloud-and-webdav
 47. http://matija.suklje.name/the-first-results-of-testing-de-razor-blades-for-shaving-with-oil
 48. http://no.more.racketware.info/petition/support
 49. http://no.more.racketware.info/petition/click/en
 50. http://no.more.racketware.info/petition/index
 51. https://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 52. http://fellowship.fsfe.org/join
 53. https://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list