Buletini i FSFE-së – Mars 2014

press at fsfeurope.org press at fsfeurope.org
Thu Mar 6 13:41:45 CET 2014


 = Buletini i FSFE-së – Mars 2014 =

[Lexojeni online: http://fsfe.org/news/nl/nl-201403.sq.html]

 == Përpjekjet e Britanisë së Madhe për t'u çliruar nga kyçjet e tregtuesve ==

Qeveria e Britanisë së Madhe po ecën përpara drejt një të ardhme me më
pak kyçje nga tregtuesit. Në Janar botuan disa parime[1] mbi kontratat e
ardhshme qeveritare në fushën e TI-ve. Ata duan të çajnë mbizotërimin e
kompanive të mëdha të software-it, të cilat ofrojnë shumicën e madhe të
software-it dhe të shërbimeve për qeverinë e Britanisë së Madhe.

Tani po kërkojnë komente mbi standardet që do të duheshin përdorur gjatë
"shkëmbimit të dokumenteve qeveritare ose bashkëpunimit për krijimin e
tyre". Mes të tjerash, qeveria propozon të bëhet ODF-ja standardi i
vetëm për dokumente zyrash. FSFE-ja ka parashtruar komente lidhur me një
propozim[2] të qeverisë së Britanisë së Madhe për të përdorur në të
ardhmen vetëm formate dokumentesh të bazuar në Standardet e Hapura.
Microsoft-i parashtroi gjithashtu një koment të gjatë[3], ku i kërkohet
qeverisë të përfshijë OOXML-në në listën e vet të standardeve, koment të
cilit iu përgjigjëm dhe ne[4].

 == Pse nuk mjaftojnë Standardet e Hapura: parimi minimum ==

Edhe pse një format i përshtatshëm të dhënash mund të jetë vetëm sipas
një Standard të Hapur, Bernhard Reiter[5] nga FSFE-ja thotë se vetëm kjo
domosdoshmëri nuk mjafton. Artikulli "Parimi minimum: ngaqë të qenët
standard i hapur nuk mjafton"[6], shkruar fillimisht në Gjermanisht për
Ditën e Lirisë së Dokumenteve[7] të vitit të kaluar, tani është gati
edhe në Anglisht. Përmbledhtas, Bernardi mbron tezën se formati i të
dhënave lypset ta zgjidhë problemin në mënyrë adekuate: Duhet të jetë i
përshtatshëm nga pikëpamja funksionale, por edhe në nivel teknik. Për të
gjykuar rreth kësaj, ka një numër gjërash që duhen marrë në shqyrtim:
formati duhet të jetë i efektshëm, i mirëmbajtshëm, i përdorshëm, i
zgjerueshëm, të mund të mësohet, të jenë i thjeshtë, të ketë jetëgjatësi
dhe ndoca të tjera. Dy pyetjet qendrore që dalin, janë: Sa e zgjidh
problemin një format specifik të dhënash dhe --edhe më interesante-- a
ka një format më të thjeshtë i cili edhe ai ta zgjidhë problemin?

Lexojeni artikullin[8], diskutojeni te listat tona publike të
postimeve[9], dhe nëse jeni një zhvillues, pyeteni përherë veten nëse
diçka mund të bëhet më thjeshtë.

 == Plot motivim për kontribuesit te Software-i i Lirë ==

Më 14 Shkurt, njerëz nga e gjithë bota ndoqën këshillat tona[10] për t'i
shfaqur mirënjohjen dhe vlerësimin Software-it të Lirë dhe kontribuesve
në të, me rastin e ditës " E dua Software-in e Lirë" për 2014-n!
Software-it të Lirë iu kushtuan artikuj në blogje, email-e për
zhvilluesit, një karikaturë, një foto nga udhëheqja e partisë së të
Gjelbërve Gjermanë, një festival #ilovefs, blogje kushtuar Software-it
të Lirë në përgjithësi dhe zhvilluesve të tij në veçanti, dhe plot
mesazhe mikroblogimesh. Rezonanca i tejkaloi hamendjet tona.

Kontribuesit te projektet e Software-it të Lirë punojnë fort që të
sigurojnë lirinë tonë dhe në këtë ditë shumë prej tyre gjetën motivim të
ri. Faleminderit gjithkujt që mori pjesë në fushatën #ilovefs të këtij
viti dhe, nëse nuk jeni përfshirë ende në të, zbavituni me disa nga
deklaratat e shumta të dashurisë që grumbulluam[11].

 == Diçka krejt tjetër ==

- Ditën e Lirisë së Dokumenteve (26 Mars), FSFE-ja dhe grupi Greens/EFA
  në Parlamentin Europian organizojnë një veprimtari në Parlamentin
  Europian[12] për të diskutuar se si kriptografia mund të na ndihmojë
  për dalë nga zgjedha e shtetit të survejimeve. Projekt-programi
  përfshin Werner Koch-in (i famshmi i GnuPG-së, dhe një nga themeluesit
  e FSFE-së), Karen O’Donoghue-n (Internet Society), gazetaren frënge
  Amaelle Guitton, edhe ekspertin suedez të sigurisë në TI, Joachim
  Strömbergson.

- Software-i i Lirë në administratën publike: Pas një vendimi të
  Parlamentit në kantonin zviceran të Bernës[13], qeverisë i duhet të
  sendërtojë një ligj i cili paraqet gjashtë masa për përkrahjen e
  Software-it të Lirë në administratat publike të kantonit. Ishujt
  Kanarie po e shtojnë përdorimin nga ana e tyre të Software-it të
  Lirë[14] dhe në Riga po përdorin më tepër Software të Lirë në spitalet
  e fëmijëve[15].

- Më tej, Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë[16] që, mes
  gjërash të tjera, thekson nevojën për shërbime të decentralizuara me
  mbrojtje të fortë të privatësisë.

- Përmes fushatës tonë Çlironi Android-in Tuaj[17], u kërkojmë
  programuesve t'i botojnë zbatimet e tyre për celularë edhe në F-Droid,
  një depo Software-i të Lirë për Android[18]. Pas bisedash me zhvillues
  të LibreOffice-it, pak para FOSDEM-it ata hodhën në qarkullim "Impress
  Remote" version 2[19], një program për të kontrolluar prezantimet
  tuaja. Falënderojmë Daniel Martí-n, Christian Lohmaier-in, dhe Norbert
  Thiebaud-in për punën e tyre.

- Beteja kundër rrugëzuesve me parametra të detyrueshëm, shtimi i
  ndërgjegjësimit mbi "Nisjen e Sigurt", një mocion i përbashkët kundër
  patentave të software-it në Parlamentin Gjerman, përkrahja e një grupi
  pune të Parlamentit Gjerman mbi Software-in e Lirë, pyetje mbi
  Software-in e Lirë në disa zgjedhje, organizimi i praktikave mbi
  përputhshmërinë, dhe mjaft biseda dhe veprimtari. Lexoni përmbledhjen
  për 2013-n nga ekipi gjerman i FSFE-së[20].

- Mbarimi i asistencës për Microsoft Windows XP-në, dhe shkalla e ulët e
  kalimit te Windows 8, përbëjnë një çast të përshtatshëm për të bindur
  njerëzit të kalojnë në GNU/Linux. Organizmi ynë sivëlla, FSF dëshiron
  të përmirësojë burimet në linjë për të ndihmuar njerëzit t'ia arrijnë
  kësaj, dhe ta paraqesin GNU/Linux-in për publik të ri[21].

- Ata kanë botuar gjithashtu një intervistë me Joerg Henrichs-un e
  SuperTuxKart-it[22].

- Si edhe çdo vit, FSFE-ja qe e pranishme në FOSDEM me një stendë. Këtë
  vit, me plot afishe, fletëpalosje, ngjitëse dhe bluza të reja, dhe me
  Anëtarët tanë Shok që mbajtën mjaft biseda[23].

- Si ka ecur Software-i Lirë në shkolla dhe universitete? Lexoni mbi
  Software-in e ri të Lirë te lajmet mbi arsimin[24].

- Nga grumbullime nga planeti[25] :

    - Carsten Agger dha një intervistë[26] për një gazetë daneze lidhur
      me patentat mbi software-in dhe zgjedhjet për Parlamentin
      Europian.

    - Grupi i Anëtarësisë Shok në Aarhus/Danimarkë, me bashkërendues
      Karstenin, po i kalon mbledhjet e veta në një mjedis të ri[27].

    - Henrik Sandklef-i dëshiron të kuptojë më mirë nxënësit e tij,
      lexoni pse mësoi Haskell që t'ia arrinte kësaj, në pjesën 1[28],
      2[29], dhe 3[30] të serisë së tij të postimeve.

    - Anëtari Shok Iain Learmonth raportoi nga takimi Debian Med Sprint
      2014[31] në Stonehaven, Aberdin.

    - Karl Beecher-i po shkruan një libër informatike[32] për këdo.

    - Karsteni bëri një propozim për më tepër tejdukshmëri gjatë
      hartimit të rregullave në BE[33].

    - I frymëzuar nga perspektiva e integrimit të fjalosjeve IRC me
      Roundcube-in, Paul Boddie iu fut instalimit të një shërbyesi XMPP
      të përshtatshëm[34].

    - Daniel Pocock shkruan mbi JitMeet, një zbatim web prej ekipit të
      Jitsi-t[35].

    - Erik Albersi botoi së fundi artikullin e vet E drejta për të
      kontrolluar pajisjet tuaja si domosdoshmëri për privatësinë (në
      Gjermanisht)[36] tek blogu i tij, pasi qe botuar më parë te libri
      mbi survejimin dhe Snowden-in, nga netzpolitik[37].

    - Isabel Drost-Fromm thotë se nëse diçka nuk ndodhi te lista e
      postimeve, atëherë nuk ka ndodhur fare[38].

    - Praktikanti ynë Max Mehl shkroi mbi alternativa të sigurta për
      WhatsApp-in (në Gjermanisht)[39], duke mbuluar surespot, Telegram,
      ChatSecure, TextSecure, and Kontalk.


 == Aktivizohuni: Merrni pjesë në Ditën e Lirisë së Dokumenteve! ==

Këtë radhë patëm kaq shumë lajme mbi Standardet e Hapura. Dëshironi të
na ndihmoni t'i promovojmë ato? Nëse po, Dita e Lirisë së Dokumenteve më
26 Mars, është një rast i mirë për këtë. Vitin e shkuar u zhvilluan 59
veprimtari në 30 vende nga e gjithë bota[40]. Këtë vit, Sam Tuke dhe
ekipi i fushatës DLD pret rreth 75 veprimtari, por u duhet ndihma juaj.

Ose organizoni një veprimtari të vogël mbi Standardet e Hapura, apo
njihini miqtë dhe kolegët tuaj me to, përmes rrugësh të tjera. Tani mund
të regjistroni veprimtarinë tuaj[41] ose të porositni pako promocionale
me materiale të reja[42], përfshi afishe dhe fletëpalosje në shumë
gjuhë, ngjitëse, si dhe bluzat e reja[43].

  Faleminderit krejt vullnetarëve[44], Anëtarëve Shok[45] dhe
korporatave dhuruese[46] që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

  1. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/01/30/uk-to-pick-odf-as-default-document-format/
  2. http://fsfe.org/activities/os/2014-02-uk-consultation-os.sq.html
  3. http://standards.data.gov.uk/comment/929#comment-929
  4. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/02/26/comments-on-uk-governments-consultation-on-document-standards/
  5. http://www.intevation.de/~bernhard/
  6. http://fsfe.org/activities/os/minimalisticstandards.sq.html
  7. http://documentfreedom.org
  8. http://fsfe.org/activities/os/minimalisticstandards.sq.html
  9. http://fsfe.org/contact/community.sq.html
 10. http://fsfe.org/news/2014/news-20140211-01.sq.html
 11. http://fsfe.org/news/2014/news-20140221-01.sq.html
 12. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/02/14/free-speech-crypto-and-free-software/
 13. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/canton-bern-parliament-votes-open-source
 14. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/canaries-continue-save-open-source
 15. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/more-and-more-linux-riga-children-hospital
 16. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/02/05/european-parliament-calls-for-distributed-systems/
 17. http://fsfe.org/campaigns/android/android.sq.html
 18. https://f-droid.org/
 19. https://f-droid.org/wiki/page/org.libreoffice.impressremote
 20. https://blogs.fsfe.org/mk/german-fsfe-activities-in-2013/
 21. https://www.fsf.org/blogs/community/help-the-fsf-bury-windows-8
 22. https://www.fsf.org/blogs/licensing/interview-with-joerg-henrichs-of-supertuxkart
 23. http://blogs.fsfe.org/eal/2014/01/29/fosdem-2014-fsfe-fellowship-and-speaking-schedule/
 24. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/02/free-software-in-education-news-%E2%80%93-january/
 25. http://planet.fsfe.org
 26. https://blogs.fsfe.org/agger/2014/02/05/fsfe-in-the-news/
 27. https://blogs.fsfe.org/agger/2014/02/22/opening-reception-at-open-space-aarhus/
 28. http://sandklef.wordpress.com/2014/02/19/understanding-my-students-or-why-i-started-learning-haskell-part-i/
 29. http://sandklef.wordpress.com/2014/02/20/understanding-my-students-or-why-i-started-learning-haskell-part-ii/
 30. http://sandklef.wordpress.com/2014/02/21/understanding-my-students-or-why-i-started-learning-haskell-part-iii/
 31. https://blogs.fsfe.org/irl/2014/02/06/debian-med-sprint-2014/
 32. http://computerfloss.com/2014/02/brown-dogs-barbers-crowdfunding-book-computer-science/
 33. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/01/30/transparency-in-eu-policy-making-a-modest-proposal/
 34. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=741
 35. http://danielpocock.com/jitmeet-webrtc-free-communications-takes-another-big-jump
 36. https://blogs.fsfe.org/eal/2014/02/20/eigene-geraetehoheit-als-bedingung-der-privatsphaere/
 37. https://netzpolitik.org/2014/wir-verschenken-unser-buch-ueberwachtes-netz-der-sammelband-zum-nsa-skandal/
 38. http://blog.drost-fromm.de/posts/on-being-aggressively-public.html
 39. http://blog.max-mehl.com/2014/wirklich-sichere-whatsapp-alternativen/
 40. http://documentfreedom.org/news/2013/news-20130419-01.html
 41. https://documentfreedom.org/how-add-event
 42. https://documentfreedom.org/en/promotion.en.html
 43. https://documentfreedom.org/en/products
 44. http://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 45. http://fellowship.fsfe.org/join
 46. http://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list