Buletini i FSFE-së - Shkurt 2014

Free Software Foundation Europe press at fsfeurope.org
Wed Feb 5 19:30:19 CET 2014


= Buletini i FSFE-së - Shkurt 2014 =

[Lexojeni online: http://fsfe.org/news/nl/nl-201402.sq.html]

== Një hap i madh përpara për Software-in e Lirë në Itali ==

Më shumë administratë publike që përdor Software të Lirë do të thotë më
shumë para për zhvillimin e Software-it të Lirë dhe më pak probleme për
qytetarët që përdorin Software-in e Lirë për të komunikuar me
autoritetet. Në Janar, qeveria italiane e ka bërë Software-in e Lirë
zgjidhjen parazgjedhje për administratën publike[1]. Agjencia për
Italinë Dixhitale ka botuar rregulla të reja, ku thuhet se krejt
organizmat qeveritare të vendit duhet të marrin në shqyrtim përdorimin e
Software-it të Lirë, përpara se të paguajnë licenca për programe
pronësore. Rregulli, i cili është diskutuar për më shumë se një vit,
tani është ripohuar. Carlo Piana, që mori pjesë te grupi i punës në emër
të FSFE-s, shkroi[2] : "Tani administratat publike nuk kanë më
justifikime për të mos vepruar në pajtim me udhëzimet. Nuk ka më
justifikime, nuk ka më vend për interpretime të dykuptimta."

== Ç'kemi tjetër nga zona e administratave publike ==

Së pari, lajmet e hidhura: Komisioni Europian ende mohon kyçjen nga
tregtuesi në rastin e tyre dhe Karsten Gerloff ofron arsye të mira[3]
për të besuar se nuk janë seriozë rreth përdorimit dhe përkrahjes së
Formatit të Hapur për Dokumentet. Por pati gjithashtu edhe një dorë
hapash pozitive: Komisioni i Parlamentit Europian për Liritë Civile,
Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (LIBE), dëshiron të përdorë më tepër
Software të Lirë për sistemin e vet të ri TI[4]. Grupi i Të
gjelbërve/ETA në parlament filloi një program të vogël pilot[5] për të
shtuar sigurinë e e-mail-it, duke filluar me 10 laptopë me Debian
GNU/Linux. Hapi tjetër do të ishte të sigurohej buxhet për rastet kur
nevojitet asistencë Software-i të Lirë, ashtu siç bën Parlamenti me
software jo të lirë.

Qyteti i Mynihut e plotësoi me sukses migrimin e vet në GNU/Linux për
14800 PC[6]. Prej tyre është njoftuar se do të vazhdojnë punën e tyre
për përkrahjen e Software-it të lirë[7]. Sajti Joinup i Komisionit
Europian njofton se ente të administratës publike në Holandë, që
përdorin Software të Lirë, shpenzojnë 24% më pak se sa ato që nuk
përdorin[8]. Në Danimarkë bibliotekat publike po kalojnë në GNU/Linux,
dhe po kërkojnë sistem administrimi krejtësisht të lirë. Carsten Agger,
bashkërenduesi ynë vendor për Århus/Danimarkë, është përfshirë në
realizimin e këtij sistemi[9].

== Rrugëzues me detyrim: Rrjetet private duhet të jenë private! ==

Në shtëpinë tuaj do të duhej të ishit në gjendje të përdornit një
rrugëzues të zgjedhur prej jush, që të keni më tepër kontroll në këtë
pikëkalimi të rrjetit tuaj privat në internet. Por në Gjermani ISP-të
filluan t'i detyrojnë përdoruesit të përdorin rrugëzues të caktuar, pa u
dhënë kredencialet e hyrjes në internet, për t'i përdorur me rrugëzues
që kanë zgjedhur vetë. Tok me vullnetarë të përkushtuar nga OpenWRT[10],
IPFire[11] dhe të tjerë, FSFE-ja u mor me këtë çështje gjatë 2013-s[12],
duke u dërguar një letër autoriteteve, dhe duke iu përgjigjur 18
pyetjeve të hollësishme prej tyre. Mandej argumentet tona u mbuluan edhe
nga gazeta, revista dhe sajte lajmesh televizive gjermane.

Ç'arritëm? Marrëveshja e koalicionit të ri të qeverisë gjermane thotë se
janë kundër rrugëzuesve me detyrim, dhe që ISP-të duhet të dërgojnë
fjalëkalime dhe emra përdoruesish pa u kërkuar këto nga klientët. Këto
janë lajme të mira nga marrëveshja e koalicionit të ri. Praktikanti ynë
Max Mehl e përmblodhi punën tonë mbi rrugëzuesit me detyrim te një
artikull në blogun e tij "Pse zgjedhja e lirë e rrugëzuesit është e
domosdoshme"[13].

Por edhe pse marrëveshja e koalicionit mes CDU/CSU-së dhe SPD-së është
një përmirësim për Software-in e Lirë, kur krahasohet me atë të qeverisë
së mëparshme gjermane, ende ka disa pika kritike, të cilat ne i vumë në
dukje në njoftimin tonë për shtyp[14] (në Gjermanisht, por Joinup botoi
një artikull të mirë në Anglisht për të[15] ).

== Diçka krejt tjetër ==

- Mund ta keni vënë re tashmë: Ekipi ynë web ka zbatuar një grafikë të
  re për sajtin web të FSFE-së. Hugo Roy i bëri të ditura planet e veta
  në fillim të muajit[16]. Dizajni i ri do ta bëjë përdorimin e sajtit
  web më të mirë në çdo ekran (celularësh të vegjël, celularë, celularë
  të mëdhenj/tablete, laptopë, desktopë, çfarëdo që mund të vijë më
  vonë) dhe do ta ripërdorim për www.,wiki.,planet.,fellowship., search.
  dhe, së fundi, për blogs.fsfe.org. Autori ka dokumentuar si të
  përdoret dizajni i ri si gjedhe artikujsh[17], dhe se si të përpunojmë
  CSS-në tonë me LESS[18].

- Matthew Garrett kritikon marrëveshjen për kontribues të Canonical-
  it[19]. Instrumente të tjerë akordimi të drejtash kopjimi, të tillë si
  Fiduciary License Agreement e FSFE-së[20] dhe akordimi i të drejtave
  të kopjimit për një projekt GNU, u lejojnë zhvilluesve parandalimin e
  përdorimit të kodit të tyre në software jo të lirë. Përkundrazi,
  marrëveshja me Canonical-in pohon shprehimisht që kompania mund t'i
  japë kontributet e njerëzve sipas licencash jo të lira. Nëse e
  vlerësoni lirinë e software-it, FSFE-ja ju këshillon të *mos
  nënshkruani* marrëveshje që bëjnë të mundur shpërndarjen e kodit tuaj
  sipas licencash jo të lira.

- Merrni mbrapsht 46.03€ për një licencë Microsoft Windows të
  papërdorur. Rui Miguel Silva Seabra shpjegon në një seri postimesh
  blogu se si ia doli të marrë një rimbursim takse Windows-u në
  Portugali[21]. Mund të na ndihmoni ta mbajmë të përditësuar wiki-in
  mbi Rimbursime të Taksës Windows[22].

- Përfaqësuesi i Anëtarëve Shok, Heiki "Repentinus" Ojasild dhe të tjerë
  përkrahës të Software-it të Lirë arritën të bindin Institutin e Gjuhës
  Estoneze të bëjë dallimin mes Software-it të Lirë dhe software-it
  falas[23].

- Grupe vendore: Carsten Agger, bashkërenduesi ynë i grupit vendor të
  Ahrusit në Danimarkë, filloi të shkruajë në blog rreth Software-it të
  Lirë dhe FSFE-së, në Danisht[24]. Grupi vendor i FSFE-së në Mançester
  organizoi një Cryptoparty[25] dhe shpjegoi kodimin me kyçe
  publikë/privatë përmes kyçjesh të njëmendta, kyçash dhe një ditari.
  Patëm takimin tonë të parë të Anëtarësisë Shok për Ashafenburgun[26],
  dhe në takimin e Frankfurtit[27] veprimtarët vendorë të Software-it të
  Lirë diskutuan rreth E dua Software-in e Lirë[28], Ditës së Lirisë së
  Dokumenteve[29], PDFreaders[30], TheyDontWantYou.to[31], veprimtarisë
  vendore Fuxcon, dhe CryptoPartie-ve.

- Lajme me interes rreth Software-it të Lirë në edukim mbulohen nga
  përditësimi i fundit i Guido Arnoldit[32],

- dhe një version i përditësuar i bisedës së Benjamin Mako Hill-it "Kur
  Software-i i Lirë nuk është më i miri" ështa gati më në fund[33].

- Nga grumbullimet prej planetit[34] :

    - Debian.org aktivizoi bashkëpunimin përmes SIP-it për krejt
      projektet e veta[35]. Për më tepër Daniel Pocock përshkruan se sa
      e lehtë është të bësh një thirrje telefonike prej një telefoni
      celular drejt një sistemi desktop duke përdorur WebRTC-në[36].

    - Anëtari Shok Nr 1, Mario Fux, shkruan mbi takimet e 2014-s rreth
      Software-it të Lirë në Randa/Zvicër, rreth disa temave KDE, Open
      Street Map, dhe përdorshmërisë[37].

    - Cili është krijuesi i një figure, cilat janë kushtet e përdorimit
      të saj, ku dhe kur u krijua? Këto të dhëna shpesh humbasin. Ish-
      zëvendëspresidenti i FSFE-së Jonas Öberg dëshiron ta ndreqë këtë
      gjendje, dhe siguroi financime edhe për një vit tjetër nga
      Shuttleworth Foundation për të vazhduar punën mbi Commons
      Machinery[38].

    - Mos po kërkoni për mënyra se si t'i lidhni fëmijët me
      teknologjinë? Isabel Drost-Fromm-in e pyetën se si të arrihej kjo
      dhe shkroi rreth temës te "Children tinkering"[39]. Por bëni
      kujdes, siç edhe thotë citimi prej lajmeve të Dhjetorit mbi
      arsimin[40] : Nëse fëmijët tuaj zënë e merren me /hacking/,
      kompanitë mund të duan t'i punësojnë.

    - Lucile Falgueyrac organizoi një takim rreth konsultave të
      Komisionit Europian mbi të drejtat e kopjimit[41] për të shkëmbyer
      njohuri rreth konsultës, dhe shkroi edhe për intervistën e saj të
      parë televizive në Russia Today[42].

    - Bashkësia KDE ka hedhur në qarkullim një version paraprak teknik
      të KDE 5 Frameworks të ardhshëm, Mirko Böhm përmbledh këtu
      ndryshimet[43].

    - Tobias Platen shkroi rreth GNU/Linux në pajisjet celulare dhe
      kompjuterat me një bord të vetëm[44].

    - Paul Boddie shkruan një artikull mbi "Python 3: Ju Pata
      Thënë?"[45] ku shpjegohet pse për përdoruesit mund të jetë më e
      lehtë të zgjedhin një tjetër teknologji, sesa të merren me
      versionin 3,

    - dhe redaktori i këtij buletini gjeti disketat dhe CD-të e vjetra
      me Software të Lirë[46], dhe risolli në mend fillimet e tij me
      Software-in e Lirë.

== Hidhuni në veprim: E doni Software-in e Lirë? Tregojeni! ==

Software-i i Lirë na e lehtëson jetën e përditshme dhe bën të mundur që
ne të punojmë dhe të krijojmë në liri. Në shumë raste, nuk paguajmë për
këto mjete, dhe megjithatë i dërgojmë zhvilluesit njoftime të metash për
ta përmirësuar më tej software-in e tij. Më 14 Shkurt ju kërkojmë që
t'ua shprehni vlerësimin tuaj njerëzve që punojnë për Software-in e Lirë
që përdorni. Për shembull, mund të shkruani një "letër dashurie" që i
tregon zhvilluesit të një programi të dhënë pse e doni veprën e tij, të
përfshini stema ose banderola[47] në sajtin tuaj web, të shkruani një
postim blogu rreth software-it tuaj të parapëlqyer, ose të na ndihmoni
të mbledhim thënie[48] nga njerëz të njohur dhe nga ju vetë. Në " ditën
E dua Software-in e Lirë[49] "... është koha të japim mbrapsht diçka nga
sa na është dhënë.

Në Mançester, grupi ynë vendor po e kremton Software-in e Lirë me një
veprimtari njëjavore. Festivali " E dua Software-in e Lirë[50] "
zhvillohet nga 3 deri më 8 Shkurt 2014 dhe përqendrohet veçanërisht mbi
Bitcoin, Wordpress, kodimin, dhe Çlironi Android-in Tuaj[51]. Është një
mundësi e bukur për t'u njohur me njerëz me të njëjtat mendime, në
atmosferën e shkëlqyer të MadLab-it.

Një faleminderit për krejt vullnetarët[52], Anëtarët Shok[53] dhe
dhuruesit në shkallë korporate[54] që bëjnë të mundur veprën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

  1. https://fsfe.org/news/2014/news-20140116-01.en.html
  2. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/italy-posts-benchmark-open-vs-closed-software
  3. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2014/01/15/european-commission-still-in-denial-on-vendor-lock-in/
  4. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/improve-it-security-ep-demands-open-source
  5. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/ep-green/efa-use-open-source-secure-email
  6. https://joinup.ec.europa.eu/news/munich-open-source-switch-completed-successfully
  7. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/munich-continue-open-source-advocacy-work
  8. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/oss-use-dutch-town-lowers-it-cost-24-vs-peers
  9. https://blogs.fsfe.org/agger/2014/01/07/bibos-admin-admin-system-for-gnulinux-to-be-presented-at-fosdem/
 10. https://openwrt.org/
 11. http://www.ipfire.org/
 12. https://blogs.fsfe.org/mk/?p=1163
 13. http://blog.max-mehl.com/2014/why-free-choice-of-routers-is-an-unnegotiable-must/
 14. https://fsfe.org/news/2013/news-20131211-01.en.html
 15. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/fsfe-german-coalition-should-prioritise-open-source
 16. https://blogs.fsfe.org/hugo/2014/01/a-new-website-for-fsfe-org/
 17. http://fsfe.org/contribute/template.sq.html
 18. http://fsfe.org/contribute/web/css.sq.html
 19. http://mjg59.dreamwidth.org/29160.html
 20. https://fsfe.org/activities/ftf/fiduciary.en.html
 21. https://blog.1407.org/2014/01/10/got-my-windows-refund-and-so-can-you/
 22. https://www.wiki.fsfe.org/WindowsTaxRefund
 23. https://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2014/01/27/a-short-excursion-into-the-estonian-language-and-its-corpus-planning-as-it-relates-to-free-software/
 24. http://www.modspil.dk/itpolitik/
 25. https://blogs.fsfe.org/repentinus/english/2014/01/25/manchester-cryptoparty-on-dec-7-2013/
 26. https://blogs.fsfe.org/guido/2013/12/first-fellowship-meeting-in-aschaffenburg/
 27. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/01/fellowship-meeting-rheinmain-in-frankfurt-jan-2014/
 28. http://ilovefs.org
 29. http://documentfreedom.org
 30. http://fsfe.org/campaigns/pdfreaders/pdfreaders.sq.html
 31. http://theydontwantyou.to
 32. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/01/free-software-in-education-news-december
 33. http://mako.cc/copyrighteous/when-free-software-isnt-better-talk
 34. http://planet.fsfe.org
 35. http://danielpocock.com/debian-sip-federation
 36. http://danielpocock.com/webrtc-calling-firefox-android-chromium-linux
 37. https://blogs.fsfe.org/mario/?p=189
 38. http://commonsmachinery.se/2014/01/another-year-of-fellowship/
 39. http://blog.drost-fromm.de/posts/children-tinkering.html
 40. https://blogs.fsfe.org/guido/2014/01/free-software-in-education-news-december/
 41. https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2014/01/21/ec-copyright-consulation/
 42. https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2014/01/28/interview-rt-russia-today/
 43. http://creative-destruction.me/2014/01/07/kde-frameworks-5-tech-preview-released-with-updated-threadweaver/
 44. https://blogs.fsfe.org/tobias_platen/2014/01/05/gnulinux-on-mobile-devices-and-single-board-computers/
 45. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=635
 46. http://blogs.fsfe.org/mk/memories-about-some-old-free-software-floppies-and-cds
 47. http://fsfe.org/campaigns/ilovefs/2014/banners.sq.html
 48. https://mail.fsfeurope.org/pipermail/discussion/2014-January/009966.html
 49. http://ilovefs.org
 50. http://freeasinfreedom.org.uk/?page_id=88
 51. http://fsfe.org/campaigns/android/android.sq.html
 52. http://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 53. http://fellowship.fsfe.org/join
 54. http://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list