Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2013

Free Software Foundation Europe press at fsfeurope.org
Thu Dec 5 14:31:21 CET 2013


= Buletini i FSFE-së - Dhjetor 2013 =

[Read online: http://fsfe.org/news/nl/nl-201312.sq.html ]

== Kriptokartat tona dhe flakë kashte ==

Më 2005-n ne filluam t'u jepnim karta kriptimi[1] individëve që dhuronin
për ne dhe që qenë bërë Anëtarë Shok të FSFE-së. Besojmë se është e
rëndësishme t'u kujtojmë njerëzve mjetet Software i Lirë për kriptim të
komunikimive të tyre. Përveç kësaj, qëkur u themelua FSFE-ja më 2001-n,
ne u kemi shpjeguar njerëzve që ato 40 shifrat te karta jonë e biznesit
ishin për kriptim dhe se pse ky ishte i dobishëm. 8 vjet më vonë, tema e
kriptimeve plasi në media, dhe tani po përmendet në çdo gazetë të
Europës. Kjo ka të mirat dhe të këqijat e veta në të njëjtën kohë:
Ndeshemi me problemin që vëmendja e medias është shumë e madhe, por kjo
nuk do të thotë që kemi më tepër burime për ta trajtuar. Do të donim të
merreshim më tepër me këtë çështje, por nga ana tjetër nuk mund të
ndalim punën mbi tema të tjera afatgjata.

== Rëndësia e punës afatgjatë ==

Po t'i hidhni një sy rrjedhës sonë të re kohore[2] do të shihni që
shpesh na është dashur të merremi me tema të cilat janë të vështira t'i
shpjegohen një publiku më të gjerë, punë intensive, dhe nganjëherë
jopopullore. Kundër Software-it të lirë punuan kompani, ngaqë e panë si
kërcënim për fitimet e tyre, por i ndihmuam të kuptojnë se si të
nxjerrin përfitime me Software-in e Lirë. Na u desh të shpenzojmë 8 vjet
me Komisionin Europian dhe Gjykatën Europiane për të bërë të mundur që
kompanive të Software-it të Lirë t'u lejohej të konkurronin me Microsoft
Workgroup Server dhe që prej asaj kohe po e përhapim këtë dije edhe në
shkallë kombëtare[3] dhe lokale. Pajtueshmëria e licencave qe temë
jopopullore për një kohë të gjatë, por programuesit duhet të sigurohen
që software-i ynë mund të programohet dhe të përdoret pa rreziqe
ligjore. Kur filluam të merreshim me Standardet e Hapura, qenë temë e
specializuar, tani janë temë e publikut të gjerë. Pati kompani që e
kundërshtuan pozicionin tonë lidhur me patentat e software-it, tani një
shumicë biznesesh dhe politikanësh e kuptuan që ato janë një risk i
rrezikshëm për bizneset. Sot ata përdorin argumentet tona dhe na
kërkojnë input për t'i hequr qafe.

== Çfarë na duhet për t'i bërë ballë sfidës ==

Ne besojmë në një shoqëri te e cila software-i është në duart e të
gjithëve: si individë, kompani dhe organizma, ose qeveri, në vend se të
pak njësive të fuqishme. Askujt nuk i duhet lejuar t'ju pengojë të
ndryshoni software, ose t'i kërkojë dikujt ta ndryshojë pa miratimin
tuaj, te celulari juaj, rrugëzuesi, automjet, ose te të tjera gjëra
tuajat. Muajt e fundit nga kanë treguar se për shoqërinë tonë është e
rëndësishme të ketë kompjuterë të cilëve t'u besojmë. Kompjuterë të
cilët i kontrollojmë ne. Programe që janë transparente lidhur me atë që
bëjnë me të dhënat tona dhe që mund të ndryshohen për të plotësuar
nevojat tona. E vetmja rrugë për t'ia arritur kësaj është me Software-in
e Lirë.

Një sfidë e tillë nuk mbaron brenda pak muajsh, zë një kohë të gjatë.
Lyp organizma që vazhdojnë të punojnë edhe kur nuk ka vëmendje të lartë
nga mediat e mëdha. Një organizëm që lufton për lirinë tuaj në epokën
dixhitale. FSFE-ja është marrë me këto çështje këtu e 12 vjet.

Për ta përballuar këtë sfidë FSFE-ja ka nevojë të punojë vazhdimisht
drejt këtij qëllimi, dhe për këtë kemi nevojë për ju, të investoni për
lirinë tuaj! Tani është kohë e përshtatshme të intensifikoni punën tonë,
ngaqë ka plot njerëz që i dëgjojnë ndryshe të njëjtat mesazhe që kemi
patur edhe më parë. Do të donim t'i zgjeronim veprimtaritë tona, ndaj
kemi nevojë për dhurimet tuaja. Bëni atë që bënë të tjerët për të cilët
liria e software-it ka vlerë: Bëhuni një përkrahës i anëtarësuar, duke u
bërë pjesë e Anëtarësisë Shok të FSFE-së!

== Diçka krejt ndryshe ==

- FSFE-ja botoi një njoftim shtypi lidhur me çështjen Rockstar vs.
  Google-it[4] : Rockstar, një konsorcium shoqërish i krijuar për të
  grumbulluar disa patenta të nxjerra në shitje pas procedurës së
  shkrirjes së Nortel-it, ka paditur Google-in dhe kompani të tjera për
  shtatë prej këtyre patentave. FSFE-ja tashmë ka ngritur zërin lidhur
  me shqetësime serioze dhe ka sinjalizuar rregullatorët e konkurrencës
  saktësisht kundër një skenari të tillë më Dhjetor të 2011-s[5]. Sërish
  një shembull se si patentat mbi software-in përbëjnë një risk të
  rrezikshëm për bizneset.

- I urojmë mirëseardhjen anëtarit të ri të ekipit bazë, Maurice
  Verheesen nga Holanda[6]. Është ai që u përkujdes për stendën tonë në
  T-Dose që po bëhet gjithashtu një vend takimi për Anëtarë Shok nga
  Holanda dhe rajoni i Renanisë[7].

- Të blej një kompjuter pa sistem operativ dhe të instaloj shpërndarjen
  GNU/Linux që më pëlqen, apo të blej një laptop me GNU/Linux të
  parainstaluar që përfshin edhe software jo të lirë? Merrni pjesë në
  diskutim te lista jonë publike në Anglisht duke lexuar këtë mesazh[8],
  vazhdoni me artikujt e blogut të përmendur aty, komentoni te lista
  dhe, siç shkroi Paul Boddie, bashkojuni vullnetarëve të tjerë në
  mirëmbajtjen e faqes së tregtuesve të hardware-it[9].

- Falë Nermin Canik-ut, FSFE-ja arriti të ketë stendën e vet të parë në
  Turqi[10], ndërsa Michael Stehmann u kujdes për stendën e FSFE-së dhe
  dy biseda rreth saj gjatë veprimtarisë OpenRheinRuhr[11].

- FSFE-ja mori pjesë në Festivalin e Dijes së Hapur[12], me Lucile
  Falguyerac-un që zhvilloi të njëjtën bisedë të shkurtër pesëminutëshe
  shtatë herë, sipas formulës "speed geeking", përmes të cilave
  prezantoi FSFE-në, Standardet e Hapura dhe Ditën e Lirisë së
  Dokumenteve[13].

- Parlamenti i Andaluzisë në Spanjë po i kërkon unanimisht qeverisë së
  rajonit të hidhet te Software-i i Lirë[14].

- Guido Arnold botoi përditësimin e FSFE-së mbi arsimin për Tetorin[15].

- Jérémie Zimmermann, një nga miqtë tanë prej /La Quadrature Du Net/
  mbron te "Snowden dhe e Ardhmja e Arkitekturës së Komunikimeve
  tona"[16] se "Zbulimet e Snowden-it na japin një ilustrim të
  gjallërishëm se Richard Stallman-i dhe të tjerët kanë pasur të drejtë
  gjithë këto vjet." Ai shkruan se na duhen shërbime të shpërqendruara,
  Software i Lirë, dhe kriptim skaj-më-skaj.

- Projekti The Guardian shkroi rreth si të ndërtoni shitoren tuaj
  aplikacioneve me F-Droid[17]. Nëse strehoni depon tuaj F-Droid,
  njerëzit mund të përdorin F-Droid që të instalojnë aplikacionet tuaja,
  të nënshkruara me kyçet tuaj për nënshkrim.

- Renault-ja me sa duket është në gjendje të parandalojë së largëti
  ngarkimin e baterisë. Karsten Gerloff shkroi rreth veturës elektrike
  Zoe[18].

- Ai bëri gjithashtu një përmbledhje të një raporti të site-it frëng
  Mediapart. Në Parlamentin Europian në Strasburg, një person me aftësi
  teknike ia doli të interceptojë 14 Anëtarë të Parlamentit Europian dhe
  bashkëpunëtorë të tyre[19] duke përdorur mjete të rëndomta.

- Nga grumbullimet planet[20] :

    - Pas një diskutimi me një deputet të parlamentit danez, Thomas
      Locke shkroi mbi çka bëri për të të përkrahur TOR-in[21] dhe tani
      xhiron një nyje daljeje TOR.

    - Torsten Grote bëri një përmbledhje të prezantimit[22] mbi Dark
      Mail si Email-i Brezit Pasues për të Ndalur Spiunimin.

    - Anëtari Shok Nikos Roussos shkroi rreth se si filloi të përdorë
      GNU/Linux-in[23].

    - Projekti për telefonin Neo900 kaloi nga faza e diskutimit në atë
      të mbledhjes së fondeve. Paul Boddie ofron ca kuadër[24].

    - Veç kësaj, ai i hedh një vështrim Desktopit Software të Lirë[25].
      Ai shprehet se "zhvilluesit e desktopit Software të Lirë kanë vënë
      në rrezik misionin e tyre, e si përfundim tani t'u duhet të
      zëvendësojnë terrenin e humbur në betejën për t'i bërë përdoruesit
      të përdorin software-in e tyre."

    - Në Paris u organizua një tjetër takim MutterWare[26]. Nicolas Jean
      shkroi një përmbledhje të shkurtër[27], rreth takimit mbi programe
      klient email-esh. Hugo Roy dokumenton si të kryhet një kërkim për
      carddav në mutt[28] dhe Karsten Gerloff se si të kërkohet për
      adresa email përmes mu-së[29]. Nëse ju vjen keq që nuk banoni në
      Paris, Hygoja dhe Nikolasi këshillojnë të nisni takime MutterWare
      në qytetin tuaj.

    - Një gjykatë në Kaen të Francës vendosi që një NVM franceze nuk ka
      shkelur të drejta kopjimi të Skype-it teksa ka retroinxhinieruar
      algoritmin e përdorur nga kompania[30] për shërbimet e saj VoIP,
      dhe teksa është përpjekur ta përdorë atë komercialisht.

    - Daniel Pocock njofton për aplikime për Outreach Program for
      Women[31] dhe mundësinë për femrat australiane të marrin $75 mijë
      dollarë, nëse krijojnë software të lirë gjatë lejes së
      lindjes[32].

    - Kriptografi: Sergey Matveev shkroi rreth një kriptofeste të madhe
      në Moskë[33], Lucile Falgueyrac dha ndihmesë për gazetarët në një
      kriptofestë[34], dhe shkroi mbi problemet e pranimit të një
      nënshkrimi sigurie në GNU/Linux[35].

    - Ana shpenzoi një javë me fëmijë të moshës 5-11 vjeç mbi një
      projekt animacioni në plastelinë, duke përdorur Phatch, Linux Stop
      Motion dhe Kdenlive[36].

    - Dhe redaktori juaj tërhoqi vëmendjen mbi pjesën e lidhur me
      Software-in e Lirë[37] te artikulli i David Wheelers-it
      "Vulnerability bidding wars and vulnerability economics".

== Aktivizohuni: Pse Software-i i Lirë ka rëndësi për ju? ==

Këtë muaj Jacob Appelbaum, zëdhënës për projektin TOR, dhe dy zhvillues
të tjerë TOR u bënë anëtarë përkrahës të FSFE-së dhe Jakobi shpjegon
psetë e tija:

    Besoj se veprimet në përkrahje të FSFE-së janë të rëndësishme për të
    nxitur zhvillimin dhe adoptimin e Software-it të lirë në Europë, si
    dhe kudo në botë. Jam Anëtar Shok i FSFE-së sepse përkrahja
    financiare e kauzës së Software-it të Lirë sjell përmirësime
    pozitive në krejt shoqëritë kudo në botë.

Fjalë të tilla i ndihmojnë të tjerët të kuptojnë rëndësinë e punës sonë.
Te faqja e Anëtarësisë Shok[38] (në Anglisht) disa nga Anëtarët tanë
Shok e shpjegojnë tashmë pse puna për Software-in e Lirë dhe FSFE-në
është e rëndësishme për ta. Do të donim që edhe *ju* të na shkruani pse
Software-i i Lirë dhe puna jonë ka rëndësi për ju[39]. Në marrëveshje me
ju, do të donim mandej të botonim disa nga shkrimet në site-in tonë web.
Veç kësaj, përshtypjet tuaja thjesht ndihmojnë në motivimin e ekipeve të
punës në FSFE.

Falënderojmë krejt vullnetarët[40], Anëtarët Shok[41] dhe korporatat
dhuruese[42] që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE

-- 
Free Software Foundation Europe <http://fsfe.org>
Lajme FSFE <http://fsfe.org/news/news.sq.rss>
Veprimtari FSFE Së Afërmi <http://fsfe.org/events/events.sq.rss>
Lidhje Artikujsh Nga Blogu Fellowship
<http://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Diskutime mbi Software-in e Lirë
<http://fsfe.org/contact/community.sq.html>

  1. http://fsfe.org/fellowship/card.sq.html
  2. http://fsfe.org/timeline/timeline.sq.html
  3. http://fsfe.org/news/2012/news-20120619-01.sq.html
  4. http://fsfe.org/news/2013/news-20131107-01.sq.html
  5. https://fsfe.org/campaigns/swpat/nortel.en.html
  6. https://blogs.fsfe.org/hugo/2013/11/welcoming-maurice-to-the-core-team/
  7. https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=984
  8. http://mail.fsfeurope.org/pipermail/discussion/2013-November/009871.html
  9. https://wiki.fsfe.org/Hardware%20for%20Free%20Software
 10. https://twitter.com/MsLipsum/status/404352087326072832
 11. https://blogs.fsfe.org/stehmann/?p=990
 12. https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2013/11/22/open-knowledge-festival-meetup/
 13. http://documentfreedom.org
 14. https://joinup.ec.europa.eu/community/osor/news/parliament-spains-andalusia-unanimously-open-source
 15. https://blogs.fsfe.org/guido/2013/11/free-software-in-education-news-october/
 16. https://www.laquadrature.net/en/snowden-and-the-future-of-our-communication-architecture
 17. https://guardianproject.info/2013/11/05/setting-up-your-own-app-store-with-f-droid/
 18. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2013/10/31/renault-will-remotely-lock-down-electric-cars/
 19. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2013/11/21/european-parliament-meps-staffers-have-their-emails-hacked-should-demand-change/
 20. http://planet.fsfe.org
 21. https://blogs.fsfe.org/thomaslocke/2013/11/20/a-little-more-privacy-with-tor/
 22. http://freedom-blog.net/2013/11/dark-mail-as-next-generation-email-to-stop-spying/
 23. http://www.roussos.cc/2013/11/05/my-linux-history/
 24. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=501
 25. https://blogs.fsfe.org/pboddie/?p=505
 26. https://wiki.fsfe.org/groups/Paris/Mutterware
 27. https://blogs.fsfe.org/nicoulas/?p=151
 28. http://hroy.eu/tips/mutt-carddav-lookup/
 29. https://blogs.fsfe.org/gerloff/2013/11/07/address-lookup-in-mutt-with-mu/
 30. https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2013/10/31/skype-reverse-engineering-court-case/
 31. http://danielpocock.com/debian-opw-applications-2013
 32. http://danielpocock.com/making-free-software-during-paid-maternity-leave
 33. https://blogs.fsfe.org/stargrave/archives/100
 34. https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2013/11/19/cryptoparty-for-journalists/
 35. https://blogs.fsfe.org/lucile.falg/2013/10/31/accepting-a-security-signature-fedora-19/
 36. https://blogs.fsfe.org/anna.morris/2013/11/05/free-software-animation-with-st-oswalds-holiday-club/
 37. https://blogs.fsfe.org/mk/vulnerability-economics-and-free-software/
 38. http://fsfe.org/fellowship/index.en.html
 39. http://fsfe.org/mailto:fellowship@fsfeurope.org
 40. http://fsfe.org/contribute/contribute.sq.html
 41. http://fsfe.org/fellowship/join.sq.html
 42. http://fsfe.org/donate/thankgnus.sq.html


More information about the Newsletter-sq mailing list