= Buletini i FSFE-së - Mars 2017 =
[ Lexojeni online: https://fsfe.org/news/nl/nl-201703.sq.html ]
== Kronika e LiMux-it ==
Në Shkurt, lajmet mbi LiMux-in tronditën botën. LiMux, një projekt i
zhvilluar nga bashkia e Mynihut dhe i përfunduar më 2013-n, përbën një
nga shembujt më të shkëlqyer për administratë të pavarur nga tregtuesit,
të bazuar në Software të Lirë; gjatë fazës së ekzekutimit, u migruan nën
Software të Lirë 15 mijë kompjutera dhe kompjutera portativë të përdorur
nga administrata publike.
Me një lëvizje të papandehur, një koalicion partish depozituan në
këshillin bashkiak një mocion me një kohë minimale përgjigjeje, për të
kërkuar rrëzimin e projektit dhe rikthimin në zgjidhje pronësore.
Përgjigja nga bashkësia qe e menjëhershme dhe e jashtëzakonshme.
Zv.bashkërenduesi i FSFE-së për Gjermaninë, Björn Schießle, përshkruan
se ç’ndodhi në vijim [1]. U formua një koalicion /ad-hoc/, i përbërë nga
FSFE-ja, The Document Foundation, KDE dhe OSBA, që grumbulloi pyetje
rreth mocionit dhe proceseve të lidhura me të. Përpara seancës publike u
kontaktuan anëtarë të këshillit bashkiak, dhe përkrahësit e FSFE-së në
Gjermani dhe Austri u ftuan të angazhohen duke kontaktuar politikanët
lidhur me problemin. Veç tërë kësaj, u bë e mundur një mbulim nga media
në shumë gjuhë [2].
Gjatë seancës publike, palët pjesëmarrëse cituan disa nga pyetjet tona,
dhe pranuan se kurrë më parë nuk kishin parë kaq interes nga publiku.
Ajo që u arrit nga seanca qe një mocion i modifikuar i miratuar më 15
Shkurt, me të cilin i kërkohet administratës të propozojë një strategji
për unifikimin e pjesës klient të arkitekturës TI të bashkisë deri më
2020-n, të ngritur mbi një platformë pronësore që duhet krijuar dhe që
garanton përputhshmëri maksimale me zgjidhjet ekzistuese.
FSFE-ja nuk pretendon se LiMux-i kish zgjidhur krejt problemet.
Megjithatë, ne i qëndrojmë idesë se shumica e këtyre problemeve janë të
natyrës organizative, dhe si të tillë duhet trajtuar ndaras nga ana
teknike. Infrastruktura publike duhet të mbetet e pavarur nga tregtues
software-i, dhe të investohet në pasuri të përbashkët, gjë që e ofron
Software-i i Lirë.
--------------------------------------------------------------------
Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s
https://fsfe.org/join [3]
--------------------------------------------------------------------
== Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së ==
- Me rastin e #IloveFS, Andrea përktheu [4] këngën e Software-it të
Lirë.
- Pas takimit para-FOSDEM të suksesshëm të vitit të kaluar, FSFE-ja dhe
OpenForum Europe e vazhduan traditën e mbledhjes tok të aktivistëve të
Software-it të Lirë, para një veprimtarie FOSDEM të lidhur me politika
publike. Mbledhja e këtij viti [5] u ofroi shtetasve dhe vendim-
marrësve të shkëmbejnë idetë e tyre, bazuar në informacione praktike
vetjake lidhur me Software-in e Lirë në politikat publike.
- Për 16 vjet, FSFE-ja ka qenë e pranishme në FOSDEM me një stendë,
vullnetarë të shumtë dhe staf. Reinhard Müller, bashkërenduesi i
stendës në FOSDEM, përshkruan në raportin e tij [6] atmosferën e
këndshme mes vullnetarëve që kujdeseshin për stendën dhe se si gjatë 2
ditëve të veprimtarisë u ble dhe shpërnda një sasi e konsiderueshme
artikujsh tregtarë dhe materialesh promocionale.
- Më 2016-n, Europa u uroi mirëseardhjen tre enteve ombrellë [7] për
projekte të Software-it (dhe hardware-it) të Lirë: Public Software
CIC, The Commons Conservancy, dhe Center for the Cultivation of
Technology. Duke u kujdesur për nevojat e bashkësisë, entet e reja
ofrojnë një njësi ligjore pjesë e të cilës mund të bëhen projektet,
lidhur me anë të tilla si dhurimet, kontabiliteti, grantet, përputhja
me anën ligjore, apo edhe administrim të sofistikuar. Këto shërbime
administrative u lejojnë projekteve të përqendrohen në anët teknike
dhe çështje të bashkësisë.
== Aktivizohuni ==
Kemi ende mundësi të pranojmë studentë për praktikantë për 2017-n. Nëse
jeni duke studiuar dhe ju duhet të bëni një praktikë si pjesë e
studimeve tuaja, ose nëse s’jeni diplomuar ende dhe dëshironi të kryeni
një praktikë vullnetare, mund të aplikoni tani [8].
== Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë ==
Nëse shihni lajme që mendoni se do të duhej t’i paraqitnim, na i
dërgoni. Nëse doni të na jepni mendimet tuaja, na i dërgoni. Adresa
është gjithmonë newsletter(a)fsfe.org. Presim t’ju dëgjojmë!
Falënderojmë krejt vullnetarët [9], përkrahësit [10] dhe dhuruesit [11]
që bëjnë të mundur punën tonë.
redaktorët tuaj Olga Gkotsopoulou dhe Jonas Öberg FSFE
--------------------------------------------------------------------
Ndihmonani të fuqizohemi dhe të arrijmë diçka gjatë 2017-s
https://fsfe.org/join [12]
--------------------------------------------------------------------
--
Free Software Foundation Europe <https://fsfe.org>
FSFE News <https://fsfe.org/news/news.en.rss>
Upcoming FSFE Events <https://fsfe.org/events/events.en.rss>
Fellowship Blog Aggregation <https://planet.fsfe.org/en/rss20.xml>
Free Software Discussions <https://fsfe.org/contact/community.en.html>
1: https://fsfe.org/news/2017/news-20170301-01
2: https://wiki.fsfe.org/Activities/LiMux
3: https://fsfe.org/join/nl2017-03
4: https://blogs.fsfe.org/ao/2017/02/14/ilovefs-2017-vrije-software-lied/
5: https://fsfe.org/news/2017/news-20170214-02
6: https://blogs.fsfe.org/reinhard/2017/02/fosdem-2017/
7: https://lwn.net/Articles/713073/
8: https://fsfe.org/news/2017/news-20170116-01
9: https://fsfe.org/contribute/contribute.en.html
10: http://fellowship.fsfe.org/join/nltr17
11: https://fsfe.org/donate/thankgnus.en.html
12: https://fsfe.org/join/nl2017-03